
Moldavia insiston në anëtarësim të plotë në BE
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse "Oxfam".
Ndërsa elita globale e biznesit është mbledhur në vendpushimin malor zviceran të Davosit për Forumin Ekonomik Botëror, "Oxfam" thotë se ata kanë arsye për të festuar. Një studim i kësaj orgranizate bamirëse tregon se pasuria e 2668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020.
“Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të triliona dollarëve, që vendet e pasura derdhën në ekonomi në përgjigje të COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve në bursa. Tani po shohim një rritje të madhe të pasurisë së miliarderëve, si rezultat i fitimeve të tyre në sektorët e ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga rritja e çmimeve”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën "Oxfam".
Sipas organizatës "Oxfam", 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020. Dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë pasuri se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.
Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.
“Po ndeshemi me një krizë pabarazie, një krizë urie të shkaktuar nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminë e COVID-19 kanë rënduar më tej gjendjen”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën "Oxfam".
Programi Botëror i Ushqimit, një organizatë e OKB-së, paralajmëron se 49 milionë njerëz janë në rrezik të menjëhershëm nga uria në 43 vende.
“Tani kemi nevojë për 68 miliardë dollarë shtesë. Ajo që kërkojmë është e barabartë me rritjen e pasurisë së tyre për një, ose dy ditë. Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme për të pasurit që të ndihmojnë në luftën kundër urisë, destabilizimit dhe migrimeve masive në botë”.
Programi Botëror i Ushqimit thotë se Ukraina zakonisht furnizon botën me drithëra të mjaftueshme për të ushqyer 400 milionë njerëz, por portet e saj janë të bllokuara nga Rusia.
“Nëse nuk rishihen këto porte, do të kemi problem me rritjen e çmimit të ushqimit në 10 deri në 12 muajt e ardhshëm. Por vitin e ardhshëm, problem do të jetë mungesa e artikujve ushqimorë, që do ta rëndonte shumë gjendjen”, thotë drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit.
"Oxfam" thotë se qeveritë kanë fuqinë për të trajtuar pabarazinë në rritje.
“Këto janë paratë tona. Ato kanë rritur pasurinë e këtyre kompanive. Duhet të përgjigjemi, duke vendosur një taksë të njëhershme solidariteti dhe taksa të tjera ndaj të pasurve për të rikthyer ekuilibrin ekonomik në botë”, thotë Max Lawson nga organizata bamirëse "Oxfam".
Disa vende europiane kanë vendosur taksa mbi rritjen e papritur të fitimit ndaj firmave të energjisë. Të tjerë argumentojnë se taksa të tilla do të pengonin investimet në një kohë kritike, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të heqin dorë nga importet ruse të energjisë./voa
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Dokumentet e publikuara sekrete janë pjesë e rrjedhjes më të...
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë humbur j...
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrest...
Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për streh...
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta p...
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë botë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi të martën...
Presidenti amerikan Joe Biden i dha fund udhëtimit të tij 6-...
Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontraban...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rea...
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjer...
Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin usht...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar për rritj...
Greqia tha të hënën se ka parandaluar afër 600 migrantë që t...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për san...
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishim...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Policia vijon kontrollin masiv të territorit, për para...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përsëritësi 2...
Policia ka zhvilluar gjatë natës kontrolle të imtësishme n...
Është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të ...
Pagjumësia nuk është një sëmundje, por krijon lodhje d...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në v...
Mjeku infeksionist Gent Stroni, ka folur për situatën ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nisma teatrore "Trau Dich!" - "Guxo" - inkurajon fëmijët të ...
Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve r...
Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ...
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë mi...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në një anketë të saj ka dal...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmime...
Mund të jetë sfiduese të dalësh me një përshkrim që vlen p...