52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi mbajti vajzën e tij katërvjeçare në një makinë në aeroportin e Hamburgut për plot tetëmbëdhjetë orë. Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është "e padëmtuar", siç kumtuan autoritetet. Më parë, ai u fut me makinë në pistën e aeroportit dhe qëndroi pranë avionit. Ai ishte i armatosur. I gjithë aeroporti u bllokua me orë të tëra, ndërsa mijëra persona mbetën pa fluturimet e planifikuara dhe të paguara.
Kjo dramë nxiti debate të shumta rreth sigurisë në aeroportet gjermane. Ndryshe nga vendet e tjera, ku ka shtylla që mund të ulen ose ngrihen në rrugë dhe të pengojnë hyrjen e makinave, në Hamburg rrëmbyesi me sa duket kishte para vetes vetëm rampa kuq e bardhë si pengesë në rrugën e tij për në zonën e siguruar shumë.
E kjo nuk është hera e parë që persona të paautorizuar depërtojnë në zonën e aeroportit. Verën e kaluar, aktivistët e "Brezit të fundit" prenë gardhin metalik dhe e futën në pistë.
Menaxhmenti i aeroportit nuk sheh asnjë lëshim të mundshëm: "Siguria e zonës së aeroportit është në përputhje me dispozitat ligjore, madje shkon përtej kësaj”, tha një zëdhënëse për DPA.
Ajo shtoi se në një aeroport kaq të madh, i cili ka një sipërfaqe prej afërsisht 800 fushash futbolli, nuk mund të përjashtohet që "ndonjë kriminel i rëndë të futet në zonën e siguruar”.
Kjo zëdhënëse shtoi se ekziston një sistem alarmi për situata të tilla, "i cili aktivizohet pa të meta”.
Siç shtoi ajo, pas protestës së aktivistëve të klimës, është shtuar numri i patrullave pranë rrethojës së aeroportit, ndërsa po testohen edhe kamera dhe sensorë të rinj.
Ajo nuk tha asgjë për rampat që mund të kalohen lehtë: "Ju lutemi kuptoni, ne nuk ofrojmë informacion më të detajuar në lidhje me konceptin tonë të sigurisë."
Andreas Roskopf, kryetar i Sindikatës së Policisë, u pyet nga programi i parë gjerman ARD, nëse koncepti i sigurisë në aeroportin e Hamburgut është në nivelin e duhur?
"Ne kemi nevojë urgjente për të krijuar një koncept sigurie që korrespondon me gjendjen e sotme”, përgjigjet Roskopf. Ai shton se nuk guxon as të mendojë se çfarë mund të kishte ndodhur po të ishte fjala për terrorizëm.

Roskopf nënvizon se standardet e sigurisë së aeroportit sot nënkuptojnë edhe kamerat e vëzhgimit dhe detektorët e lëvizjes në zona të ndjeshme: "Në rrugët e afrimit duhet të punojmë me barriera dhe pengesa që të paktën një makinë e zakonshme nuk mund t'i kalojë."
Ai thotë se rreziku është në rritje në këtë zonë në Gjermani. Por thekson se aeroportet funksionojnë sipas rregulloreve aktuale të sigurisë.
"Legjislativi duhet të miratojë rregullore shumë të qarta në këtë fushë, në mënyrë që aeroportet të detyrohen të vendosin këto masa mbrojtëse dhe që ekspozimi ndaj rrezikut që kemi aktualisht të jetë sa më i ulët.
Profesori në Akademinë e Policisë, Raphfael Beer, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane, Heiko Tagaz, kërkojnë mbrojtje më të mirë të aeroporteve. "Është e vështirë të kuptohet se edhe panairet e Krishtlindjeve janë të siguruara me barrikada betoni, ndërsa ndaj kompanive të aeroporteve ka një raport si njerkë, në zona të mbrojtura rreptësisht," tha Tagaz për agjencinë e lajmeve dpa.

Profesori u shpreh për NDR se koncepti i sigurisë duhet patjetër të rishikohet. "Nuk mund ta kuptoj që kompania e aeroportit tani fshihet pas dispozitave ligjore që nuk parashikojnë masa më të rrepta."
Ai thotë se përmbushja e detyrimeve ligjore është një çështje e rëndësishme. "Por nëse shikojmë botën përreth nesh, shohim se autorëve të sulmeve nuk u intereson se cilat rregullore ndiqen dhe cilat jo. E thënë thjesht, ajo pjesë e trafikut duhet të mbrohet më mirë. Kjo është arsyeja pse e gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme duhet të rishqyrtohet”.
Eksperti i aviacionit Heinrich Grosbongart ka punuar më parë për Lufthansa, Boeing dhe sindikatën e pilotëve Cockpit. Vlerësimi i tij është alarmant. "Aeroporti i Hamburgut nuk është i sigurt – por as aeroportet e tjera gjermane nuk janë”, tha ai për Spiegel.
Sipas tij, kjo është skandaloze sepse aeroportet "janë të njohura prej dekadash si objektivat e preferuar të terroristëve. Avionët me dhjetëra mijëra litra kerozinë dhe qindra pasagjerë presin të ngrihen. Për shkak të gjithë kësaj, Grosbongart i quan administratën dhe institucionet e aeroportit "të pakuptueshme dhe naive”./ DW
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Që në momentin që mësova se në vitin 1947, Uollter Lip...
Është e paqartë arsyeja pse brirët mbeten ende sot një...
2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit ...
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...