LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profecitë mbi luftën e tretë botërore

19 Tetor 2023, 09:45, Blog Miron Çako
Profecitë mbi luftën e tretë botërore
Foto ilustruese

E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshiron apo e nxit Zoti i dashurisë: "Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë", sepse: “Perëndia nuk mund të tundohet për të keqen dhe ai vetë nuk tundon asnjë” (Jakovi 1-13).

Luftërat nxiten nga forcat e errëta të padukshme, si djalli, demonët dhe shërbëtorët e tyre: “mashtrues të mashtruar” të cilët uzurpojnë pushtetin ekonomik dhe politik të botës dhe janë ata shkatarët që i nxisin popujt në luftë ekspasioniste për të shkatërruar njerëzimin dhe për të realizuar agjendën e tyre të fitimit, pushtetit, ose dhe vendosjes së rendit të ri botëror, atë të antikrishtit. (2 Selanikasve 2:3-12)

Si Lufta e Parë Botërore (1914-1918) ku humbën jetën 14 milionë njerëz dhe Luftën e Dytë Botërore (1939-1945) ku humbën jetën gati 60 milionë jetë, ushtarakë dhe civilë analet e historisë konspirative na tregojnë se u nisën nga këto forca të errëta okulte për të realizur planet e tyre antihumane.

Në të parën ishte qëllimi për të rrëzuar mbretëritë shekullore, në të dytën u varfëruan kombet dhe grumbulluan pasuritë në oligarkë dhe bankierë të familjeve më të fuqishme të botës dhe në të tretën, që duket se ka nisur defakto, po kërkohet me armë të shkatërrimit në masë, bakterologjike, kimike, atomike të ulet popullata me një holokaust të pashembullt në historinë e njerëzimit.

Mesa duket kjo Luftë e Tretë fatkeqësisht do të ndodhë, sepse është edhe profetizuar në Bibël, te Zbulesa e Joanit na thuhet:

“Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko”. Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe”. (Zbulesa 6 3-4)

Por edhe shenjtorët kanë folur të ndriçuar nga hiri i Zotit Jisu Krisht. Një ndër shenjtorët që ka qënë i spikatur me hirin profetik është Shën Kozmai ku profetësitë që ai ka thënë janë përmbushur edhe po përmbushen edhe ato për luftën e përgjithëshme (botërore)

Shën Kozmai shekulli XVIII profetizon: “Ajo do të vijë papritmas. (Profetësia 35). “Kur dëgjon se filloi lufta, atëherë është afër". (Profetësia 23).

Shën Kozmai profetizon edhe për një inflacion edhe uri globale, para edhe gjatë luftës.

Shën Kozmai: "Një grusht ar, një grusht miell". (profetësia 40.) "Të pasurit do të bëhen të varfër dhe të varfrit do të vdesin". (39) Shën Kozmai profetizon kohën se kur do të ndodhi lufta e përgjithshme(botërore): "Do të vijë koha kur të krishterët do të ngrihen kundër njëri-tjetrit". (Profetësia 108.)

Ashtu si po shikojmë edhe prej dy vjetësh konfliktin Rusi-Ukrahinë edhe pse janë një besim edhe një popull përsëri nuk po ndalojnë luftën edhe urejtjen mes tyre.

Lufta do të sjellë emigrime masive të njerëzve

Shën Kozmai: "Do të shkoni të banoni diku tjetër dhe të tjerët do të vijnë të banojnë në vendin tuaj".(Profetësia 36). Po ashtu flet edhe për humbje në numër të madh të jetëve njerëzore: “Mbas luftës njerëzit do të rendin gjysmë ore në rrugë, do gjesh një njeri edhe do ta bësh vëlla”(Profetësia 76). Shën Kozmai na profetizon edhe kohën kur do të ndodhi: "Do të jetë shekulli i tetë kur këto do të ndodhin". Po ashtu edhe Shën Nifoni i Kristianopolit profetizon shekulli i 8: “Do të ndodhin në mes të shekullit VIII”.

Shekulli VIII është periudha midis viteve 7000 dhe 8000 pas Adamit njeriu i parë.

Për shkak se Krishti u lind në vitin 5508 që nga Adami, viti 1992 ishte viti 7500 që nga Adami, bazuar në këtë numërim të Etërve të Kishës Orthodhokse ndryshe nga ajo e hebrenjve, viti (2023 ps K) ku jemi sot  është viti 7531 që nga Adami, prandaj jemi në mes edhe e kemi kaluar mesin e shekullit VIII.

Po ashtu Shën Paisi Agjorit shekulli XX profetizon: "Kjo stuhi do të arrijë në Izrael dhe atëherë hebrenjtë do të kuptojnë gabimet e tyre". Shën Paisi : “Në këtë luftë të gjithë do të kthehen të mundur.”

Sipas profetësive kjo luftë botërore që do zgjasë afërsisht një vit, por askush nuk do të dalë i fituar, sepse të gjitha shtetet pjesëmarëse do të jenë të armatosura me armë të shkatërrimit në masë që fatkeqësisht do t’i përdorin duke dëmtuar shumë njëri-tjetrin si në njerëz, por edhe në infrastrukturë.

Profecitë e shenjtorëve janë edhe optimiste, sepse parathonë se pas luftës botërore do të këtë një kohë paqeje dhe begatie për njerëzimin e mbetur dhe kjo kohë do të zgjasë tri-katër dekada (30-40 vjet), para se të vijë antikrishti (2 Selanikasve 2; 1-12)

Njerëzit që do të mbeten gjallë do tronditen shumë edhe do të kërkojnë Zotin edhe kështu do të krijohen kushte të përhapjes të besimit të krishterë orthodhoks dhe në ungjillëzim të gjithë kombeve si përmbushje e profecisë së Krishtit:

“Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi”.(Matheu 24-14)

Shën Kozmai profetizon për atë kohë të lumtur pas lufte ku besimi i krishterë orthodhoks do të lulëzoj: “Ajo një ditë do të bëhet romake ( e krishterë) dhe fatlum kush do të rrojë në atë mbretëri”(Profecia1) Atë Josif i Vatopedit shekulli XXI thotë: “Pas kësaj shkalle të madhe pastrimi, do të ketë një rilindje të tillë të Orthodhoksisë, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën. Një paraqitje e tillë e Orthodhoksisë!!!"

Mirëqenia pas luftës do të jetë si shpirtërore edhe materiale 

Shën Kozmai profetizon: “Fatlum kush do të rrojë pas luftës së përgjithshme. Do të hajë me lugë floriri”(Profecia 59).

Atë Efrem i Arizonës shekulli XXI: “Jeta në këto kohë do të jetë një parajsë në tokë për sa i përket të mirave dhe besimit” Po ashtu njerëzit do të vëllazërohen shumë me njëri-tjetrin.

Shën Kozmai profetizon: “Pas luftës do të rrojnë ujku dhe qengji bashkë” (Profecia 60)

Shën Paisi na thotë:

“Zoti na ka lejuar dhe na lejon që të tronditemi nga fatkeqësia. Kohë të vështira janë përpara. Ne do të testohemi shumë. Duhet ta marrim seriozisht këtë paralajmërim dhe të jetojmë shpirtërisht… Megjithatë, unë ndiej ngushëllim të madh përbrenda. Kjo është vetëm një stuhi, si stuhitë e kaluara, ajo do të kalojë. Zoti i Mirë le ta marrë të keqen dhe ta shndërrojë në të mirë. Amin".

Profecitë na jepen nga Zoti edhe shenjtorët që ne njerëzit të mund të bëhemi gati për ato që janë paraparë të ndodhin që të mos jemi të papërgatitur shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht dhe materialisht, por edhe si një mundësi që ne mund t’i parandalojmë ose t’i minimizojmë ato që janë në dëmin tonë dhe kjo arihet me pendim edhe largimi nga mëkati si individual edhe ai kolektiv.

Zoti Jisu Krisht si Zoti i historisë ( Zbulesa 1-17) ka pushtet ta tjetërsojë rrjedhën e historisë, kuptohet kur njerëzit i besojnë si Shpëtimtar dhe pendohen për mëkatet e tyre dhe i largohen të keqes.

Kemi shumë shembuj  në Bibël por edhe në jetët e shenjtorëve kur me pendimin dhe lutjet e njerëzve të drejtë Zoti e ndalojë ose minimizojë një katastrofë si natyrore, sëmundje dhe luftra si ndëshkim, një nga ato shembuj më unikalë në Bibël është ai i Ninivës.

Niniva ishte kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Asiriane, metropoli më i madh i kohës. Qyteti ka një histori të pasur duke filluar nga shekulli IX pr.K. deri kur u shkatërrua përfundimisht, në vitin 612 pr.K.

Rrënojat e tij gjenden sot në qytetin e Mosulit në Irak. Ninivitët ishin një popull shumë mëkatar dhe mizor, plot hile dhe dhunë, ashtu siç tha profeti Naum: “Mjerë qyteti gjakatar, që është plot me hile dhe me dhunë dhe që nuk po heq dorë nga grabitjet!” (Naumi 3-1)

Sipas mbishkrimeve arkeologjike të gjetura në rrënojat e qytetit, ninivitët i rrjepnin të gjallë armiqtë e tyre dhe kafkat e tyre i bënë pirgje dhe kryenin shumë vepra të tmerrshme dhe ushtronin lirshëm magjinë. Ata pushtuan e plackitën arin, argjendin dhe blasfemuan emrin e Zotit të Izraelit. (2 Mbretrërve 18-19)

Zoti ishte kundër Ninivës: "Ja, unë jam kundër teje", thotë Zoti i ushtrive" ( Naumi 3-7). Zoti vendosi t’i shkatërronte ninivitët dhe dërgoi, si lajmmëtar të ndëshkimin të tij, profetin Jona. Niniva ishte 800 km në verilindje të Palestinës.

Në Bibël na thuhet se Zoti i thotë profeti Jona: "C?ohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj". (Jona 3-2) Ai shkoi dhe për tri ditë përshkoi qytetin e Ninivës, duke ju profetizuar: "Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet"( Joana 3-4).

Niniveasit ishin paganë të ashpër dhe plotë mëkate të neveritëshme, adhuronin perëndinë peshk “Dagonin”, por kur mësuan mrekullinë e Jonait, besuan se vetëm Perëndia mund të bënte këtë mrekulli që një njeri të qëndronte tre ditë e netë dhe mos tretej në stomakun e një peshku, prandaj ato e morën seriozisht profetësinë e Jonait për shkatërrimin e qytetit dhe u penduan, ashtu si na tregohet në Librin e Jonas: “Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një argjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.” (Jona: 3 5)

Pendimi i Ninivitëve ishte i pazakontë, sepse jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe mbreti me të gjithë obërtarët e morën seriozisht paralajmërimin e Jonait dhe u penduan, ashtu siç na thuhet: “Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.” (Jona 3 -6)

Mbreti nxori edhe një dekret pendimi për shtetasit: “Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: "Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë; por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t'i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna, që është në duart e tij. Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".(Jona 3 7-9)

I gjithë ky ndryshim pendimi i popullit mëkatar bëri që Perëndia e Gjithëmëshirshme të tërhiqet nga vendimi i Tij, sepse: “Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri.” (Jona 3-10)

Prandaj edhe sot në këtë prag të një katastrofe globale si  mbretër, president, shtetar, të parë, të pasur, të varfër, gjeneral, ushtar, njerëz të thjeshtë, të rritur, të rinj edhe fëmijë të gjithë duhet të vijmë në vete që kjo e keqe që vetë ia kemi pregatitur vetes  të mos na ndodhi ose të zvogëlohet në viktima edhe dëme.

Ne si brez duhet t’i dëgjojmë dhe besojmë profecive që Zoti Jisu Krisht na i ka thënë me gojën e shenjtorëve dhe të mos vazhdojmë  akoma në apostazi dhe  shthurje perverse por të   pendohemi me lot edhe agjërim si ninivitët, sepse në të kundërtën do t’i pësojmë të gjitha ato që na janë profetizuar për këtë brez në këtë kohë, e jetë, por do dënohemi edhe në  gjykimin e madh( Zbulesa 20 11-15) me dënim të përjetshëm ku ninivitët e ngjallur do të na  dënojnë neve që nuk i besuam  Zoti Jisu Krishti dhe shenjtorëve të Tij dhe nuk u penduam si ata , sepse Zoti e tha: “Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonait; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.” (Mateu 12-40). 

Lajmet e fundit nga