E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez, Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria. Që vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë, do të mëvetësohej, kjo dihej. Por pyetja ishte se cila do të ishte forma e këtij shteti, kufijtë e tij dhe kush do ta drejtonte këtë popull me shumicë myslimane? Historiani gjerman Hanns Christian Loehr, në ibrin e tij me titullin "Die Gründung Albaniens - Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914" (Themelimi i Shqipërisë - Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive të mëdha ndaj Ballkanit 1912-1914), botim i vitit 2010, i ka marrë nën lupë bisedat e asaj kohe.
Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm
Në librin e tij prej mbi 250 faqesh, Loehr analizon diplomacinë e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore, duke marrë si shembull pikërisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nënkupton atë që nënkupton shumica e shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por atë krijesë që doli si rezultat i kompromisit të Londrës në vitin 1913: Pra një principatë e pavarur nën udhëheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashtë fuqitë e mëdha.
Negociatat e asaj kohe për krijimin e shtetit shqiptar, sipas Loehr, marrin një rëndësi të veçantë në historinë evropiane dhe madje atë botërore. Sepse aty pasqyroheshin mosmarrëveshjet midis fuqive: Një shembull është arritja e kompromisit për kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e të cilit 750 mijë shqiptarë u lanë jashtë territorit: "Kufiri me Serbinë, për shembull, ishte një kufi shumë i panatyrshëm dhe i padrejtë për popullin shqiptar, por meqenëse ishte rezultat i një kompromisi, ai bëri që të paktën edhe për dy vjet të ruhej paqja evropiane dhe të mos kishte luftë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë", tha Loehr asokohe në një intervistë për DW shqip.
Austro-Hungaria, pro shtetit shqiptar
Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Vjena në këtë mënyrë, donte të pengonte daljen e Serbisë (kësisoj edhe të Rusisë) në Detin Adriatik. Austro-Hungaria mbështetej nga Gjermania dhe Italia, ndërsa Rusia dhe Franca mbronin interesat e shteteve të tjera ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Bullgari dhe Greqi, të cilat do të kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapësirën shqiptare. Që kjo zgjidhje e dalë nga ky pazar interesash do të dështonte, dukej për shembull edhe në mënyrën se si ishte planifikuar ndërtimi institucioneve të shtetit të ri. "Aty ishte përcaktuar me hollësi edhe se si do të ndaheshin postet e drejtorëve të Bankës së Shqipërisë ndërmjet gjashtë fuqive. Përcaktime të tilla deri në detaje do të bëheshin shkak për grindje të herëpashershme", - tha Loehr.
Perandori gjerman Wilhelm II kundër krijimit të Shqipërisë
Fakti që princi i zgjedhur për të udhëhequr shqiptarët ishte gjerman nuk ishte patjetër shenjë e interesimit të veçantë të Gjermanisë për Shqipërinë. Wilhelm zu Wied, princi që u caktua të vihej në krye të principatës së re, u zgjodh në atë post meqë ishte protestant dhe gjerman, pra, mendohej të ishte i paanshëm. Por ai nuk kishte aspak përvojë me Shqipërinë duke u bërë kështu personifikim i këtij kompromisi të dobët. Fakti që ishte gjerman ishte pozitiv, sepse Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Dhe më së miri kjo del në pah nga qëndrimi i perandorit të atëhershëm: "Wilhelmi II nuk donte as që Wied-i të shkonte në Shqipëri, e as që të kishte një shtet shqiptar. Por ishin diplomatët ata që e manovruan atë në këtë drejtim duke iu referuar detyrimit që vinte nga aleanca me Vjenën".
Dhe këtu del edhe shkaku se përse Loehr, i cili si historian është marrë kryesisht me rrëmbimet e veprave të artit në kohën e nazizmit, merr mundimin të bëjë një studim për Shqipërinë: "Duke parë politikën e jashtme të Gjermanisë, në shembullin e Shqipërisë, sheh se Perandori gjerman nuk kishte fare pushtet. Kështu duke shtruar pyetjen, se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, përgjigjja është se një pjesë kryesore të përgjegjësisë nuk e mban Perandori, por kancelari i Perandorisë (Bethmann Hollweg)", thotë ai në intervistë.
Skandabeg në vend të Skënderbeut
Pra, Loehr e ka vërtetuar atë që dëshironte. Pyetja që mbetet për ata që janë vërtet të interesuar të mësojnë diçka të re për historinë e Shqipërisë, është se çfarë mund të zbulojnë ata te ky libër. Michael Schmidt-Neke është njëri nga historianët gjermanë, që është marrë më së shumti me historinë e Shqipërisë së asaj periudhe. Ai e ka lexuar librin e Loehrit dhe e ka recensuar atë në revistën shkencore Suedosteuropa-Mitteilungen (Njoftime nga Evropa Juglindore).
Në një intervistë për programin shqip të "Deutsche Welle"-s, Schmidt-Neke kritikon faktin, që autori u referohet vetëm burimeve gjermane e austriake. "Në libër mungojnë burimet nga fuqitë e tjera. Po ashtu injorohet tërësisht literatura shkencore e vendeve ballkanike, për të mos folur pastaj për literaturën shqiptare", thotë Schmidt-Neke.
Schmidt-Neke gjithashtu konstaton me keqardhje, se për Wied-in flitet vetëm në shtatëdhjetë faqet e fundit, pra nuk është një libër i mirëfilltë për historinë e Shqipërisë në periudhën e Wied-it, ashtu siç premton titulli. Që autori pothuajse nuk ka fare njohuri nga Shqipëria, këtë nuk e dëshmon vetëm fakti që nuk ka përdorur burime nga literatura shqipe, por edhe që shumë emra personalitetesh shqiptare janë shkruar me gabime, si për shembull: Skandabeg, e jo Skanderbeg, siç thirret Skënderbeu nga gjermanët. Por sipas Schmidt-Nekes, Loehr tregohet naiv kur e riprodhon legjendën se njëfarë gjermani me emrin Otto Witte, i cili në vitin 1913 gjoja ishte shpallur mbret i Shqipërisë nga osmanët. "Burimi i vetëm i kësaj përralle është libri që ka shkruar vetë Witte", thotë Schmidt-Neke.
Edhe pse libri i Hanns Christian Loehrit ka kaq mangësi, për historianët ai përmban shumë detaje. Histori diplomatike dhe kujtime për Gjermaninë nga një diplomat shqiptar e që mund të sjellin një ndihmesë për të plotësuar panoramën e asaj kohe. Një i tillë është për shembull fakti që kishte shumë gjermanë, që u treguan të gatshëm të viheshin në mbrojtje të princ Wiedit, e që njëri syresh ishte poeti i njohur Georg Trackl.
Artikull i ripublikuar me disa ndryshime të vogla nga origjinali./DW
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...