Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

28 Maji për Korçën është një datë e shënuar historike. Në Kapshticë (kufij me Greqinë), 105 vjet më parë u nënshkrua ai akt që njihet si “Protokolli i Kapshticës”, midis përfaqësuesve të qeverisë greke dhe përfaqësuesve të Parisë të qytetit të Korçës, protokoll që shpëtoi ripushtimin e qytetit nga okupimi ushtarak grek, derisa të shpreheshin Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris, se kujt do t’i përkiste Korça, Shqipërisë apo Greqisë?!
Që prej 6 dhjetorit 1912 (pas shpalljes të Mëvetësisë) dhe deri në përfundimin e Luftës të Parë Botërore (1918), Korça u pushtua dhe u çlirua 3 herë nga ushtria greke: fillimisht me largimin e osmanëve, të mundur në Luftën ballkanike (1912); pastaj pas largimit të pric Widit dhe fillimit të L1B (1914) dhe së fundi në 1916-ën, kur francezët okupuan krahinën në kuadër të operacioneve ushtarake të Armatës të Lindjes, duke larguar prej aty ushtrinë pushtuese greke.

Deri në maj 1920 krahina e Korçës administrohej nga Paria e qytetit (e të dyja besimeve), përmes një Këshilli vendor, nën mbikëqyrjen franceze. Pas një periudhe të shkurtër autonomie, pas vrasjes të TH. Germenjit nga francezët (1917), u suprimua edhe autonomia, por gjithsesi Paria e qytetit vazhdoi të kontrollonte jetën publike (financat, shkollat, rendin), natyrisht nën mbikëqyrjen franceze. Në maj 1920, pasi lufta kishte përfunduar, komanda franceze mori urdhër të kthehej në atdhe.
Çfarë do të bëhej pas largimit të francezëve? Kujt do t’ia dorëzonin ata qytetin? Kjo i shqetësonte shumë patriotët korçarë. Gjasat ishin që vendin e tyre ta zinte përsëri ushtria greke, si aleate e Antantës, që kish dislokuar trupa të shumtë në kufi, në pritje të urdhrit nga Athina. Por qyteti e bëri të qartë se, nëse ushtria greke do të kalonte kufirin, do të përballej me rezistencën vendase dhe do të derdhej edhe gjak.
Në rrethana të tilla, për të shmangur gjakderdhjen, u rekomandua që palët të nënshkruanin një protokoll të përbashkët, të vlefshëm derisa të shprehej Konferenca e Paqes, se kujt do t’i takonte qyteti. Fati i buzëqeshi të vërtetës: Korça kishte grekomanë, që e donin bashkimin me Greqinë, por etnikisht ishte shqiptare. Greqisë iu bënë koncesione të tjera në ishujt e Egjeut, por ëndrra e tyre për Vorio-Epirin mbeti gjatë ndër vite.

Për të qenë korrektë me ngjarjet, statusin po e shoqëroj me tekstin e plotë të Protokollit.
“Protokolli i Kapshticës”
Ne të nënshkruarit, nga njera ane qeveritari i pergjithshem i Maqedonise Perendimore z. S. Iliaqis dhe nga ana tjeter Eshref Frasheri, drejtor i pergjithshem i Puneve Botore te qeverise te Tiranes, Jorgji Raci, kryetar i Keshillit te Parisë, Pandeli Cali, ish minister shqiptar, Qani Dishnica, antar i Keshillit te Parisë, Nikollaq Zoi, drejtor i Financave dhe kapiteni Selahedin Blloshmi, perfaqesues te qeverise shqiptare, pasi u mblodhen sot me 28 maj 1920, ne Kapshtice, jemi marre vesh per sa vijon:
Me kerkesen e pales te dyte, pala e pare merr pergjegjesine te ndaloje perparimin e ushterise greke qe po avancon per te pushtuar Korçen, duke zvendesuar ushterine francize qe largohet; qellimi i ketij ndalimi eshte te lehtesohet marreveeshja ndermjet qeverise greke dhe asaj shqiptare dhe te forcohen marredheniet e fqinjesise te mire ndermjet dy popujve vellezer dhe te evitohet cdo gjakderdhje.
Ne vijim te sa me siper dhe deri sa çeshtja te regullohet, qofte nga Konferenca e Paqes, qofte nga nje marreveshje e drejtperdrete mes te qeverise greke dhe qeverise shqiptare, pala e dyte merr persiper detyrimet qe vijojne:
E para, asnjeri nga greket qe banojne ne territorin qe nuk do te pushtohet nga ushteria greke, nuk do te vuaje çfaredo qofte per ndjenjat e tij.
E dyta, shkollat greke dhe kishat greke do te funksionojne regullisht ne keto territore.

E treta, asnje avancim nuk do te behet nga njera apo tjetra pale matane vijes te pushtuar nga ushteria greke para luftes te fundit dhe qe fillon nga fshati Slimnice, ne malin Gramoz, ndjek vijen e ndarjes se ujrave ndermjet Devollit te Siperme dhe Aliakmon (Vishtrica) e Lartme dhe kalon ne perendim te fshatit Kapshtice, shkon drejt veriut, duke kaluar nga perendimi i fshatit Vernik. Gjendarmet shqiptare, qe mund te ndodhen matane kesaj vije nga drejtimi i territorit grek, duhet te terhiqen brenda tre diteve nga data e sotme.
Te dy palet kontraktuese japin gjithashtu fjalen se do t’i shtrohen vendimit te Konferences qe do te caktoje perfundimisht vijen e kufirit.
Per vertetim te sa me siper, ky Protokoll u be ne dy kopje origjinale dhe u nenshkrua nga palet kontraktuese dhe nga te pranishmit ne kete marreveshje, zoti Mitropolit i Durresit, i cili ka treguar nje zell te shkelqyeshem per pajtimin e marreveshjen e mire ndermjet te dy popujve vellezer dhe zoti Riza bej Hamza Hurshiti, qe punon me gjithe shpirt per forcimin e marredhenieve greko-shqiptare.
Perfaqesuesit e qeverise greke - S.G.Iliaqis, N.Tripupis
Perfaqesuesit e qeverise shqiptare - Eshref Frasheri, Jorgji Raci, Pandeli Cali, Qani Dishnica, Nikollaq Zoi, Selaudin Blloshmi
Asistuar ne redaktimin e ketij protokolli - Mitropoliti i Durresit, Jakovi dhe Riza H. Hurshiti./ CNA
Roma, metropoli epik plot gjallëri, vendi i perandorive të...
YouTube, që feston 20-vjetorin e tij, është bërë platforma k...
Kur makina mbërriti në kufi, jashtë nuk kishte zbardhur en...
Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, ka rrëfyer për “Fok...
Më kujtohet, babain e thërrisnin shpesh në shkollë për çap...
Njëqind vjet më parë, me fjalimin historik të Benito Musol...
Ky ka qenë një nga vitet më plot ngjarje që kur fillov...
Që kur u legalizua në Mbretërinë e Bashkuar, numri i recet...
Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich ...
Dhjetori është muaji ku shikojmë që pema e bredhit natyral...
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë një rrezi...
43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të ci...
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...
Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vras...
Një historian amator ka zbuluar një histori të shkurtër të...
Zyrtarisht jo, por mbeten shumë dyshime për vdekjen e para...
Në Kajro, në atë ditë të nxehtë të 6 tetorit 1981, po zhvi...
Leonardo da Vinçi ka lindur më 15 prill 1452 në Vitruvius,...
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...