Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Roma, metropoli epik plot gjallëri, vendi i perandorive të humbura, Qyteti i Përjetësisë, të rrëmben me bukurinë e gjallërinë e tij. Roma është edhe qyteti ku kanë pasur pjesën e tyre imperatorët me origjinë ilire, Konstandini dhe Aleksandri apo Papa Klementi XI në vitet 1700-1721.
Në të ndodhen muzeume të panumërt, parqe të mrekullueshëm, që mbajnë emrat “Villa Borgeze”, ndoshta më e bukura e Romës, ku ndodhen me dhjetra shatore e buste shkrimtarësh e poetësh të përbotshëm e figura të shquara italiane, ku me ndërhyrjen e Vatikanit, aty do të vendoset dhe shatorja e poetit tonë Pader Gjergj Fishtës; “Villa ADA”, “Villa Pamfili”, “Villa Torlonia”, “Villa Glori”; apo “Colosseo”, “Panteoni”, “Citta Universitaria”, “Piazza di Spagna”, “Piazza del Popolo”, “Piazza Republica”, “Piazza Navona”, “Piazza Venezia” me pallatin madhështor, “Campo dei fiori”, “Foro Imperiale”, “Foro Traiano”, “Foro Argentina”, apo Bazilika madhështore e “Shën Pjetrit” e qindra e qindra katedrale e kisha, ku çdo njëra prej tyre është vepër arti, për të arritur te “Fontana di Trevi”.

Në rrugicën poshtë Quirinalit, Pallatit Mbretëror, jo më larg se 2 minuta më këmbë, ndodhet një nga vendet më të bukura e më të vizituara në Romë, “Fontana di Trevi”. Në atë shesh të vogël, që gumëzhin si ditën e natën nga zëra që flasin të gjitha gjuhët e botës, mund të takosh njerëz nga të pesë kontinentet.

Sapo e kalon atë, në të djathtë ndodhet kisha katoliko-armene e “Shën Vinçensit dhe Atanasit” dhe kur futesh në “Via del Lavatore”, pa dalë në “Via in Arcione”, përballë zbardhon një pllakë e mermertë ku shkruhet “Vicolo Scanderbeg”, dhe kur kalon nëpër atë rrugicë të ngushtë e të kalldrëmtë, jo më shumë se 60 metra të gjatë, ndodhesh në “Piazza Scanderbeg” dhe përballë, ngrihet një pallat me 5 kate, që mban numrat 116-117. Pallati u ndërtua në vitin 1465 dhe shërbeu si rezidencë e Papëve.

Pikërisht, në atë bujtinë, prinjësi i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, bujti për rreth tre muaj, nga 12 dhjetori i vitit 1466, deri më 14 shkurt 1467. Në nëntor të vitit 1466, Skënderbeu, i lodhur nga luftrat me turqit dhe i mbetur thuajse i vetëm, mori rrugën për në Itali, duke u nisur me anije nga porti i Raguzës, megjithëse Senati i Republikës së Sirakuzës kishte votuar më 2 nëntor 1466 që Skënderbeu të mos futej në Raguzë. Megjithatë, më 22 nëntor 1466, ambasadori milanez De Collis nga Venediku, informonte se Skënderbeu i kishte hipur një galere venetikase dhe pasi kishte kaluar Otranton, drejtohej për në Brindizi, nga ku do të shkonte në Napoli të takonte mbretin Ferrant, dhe më tej, në Romë, të takonte Papën, për të kërkuar ndihma.
Me vete ai kishte marrë të shoqen, Donikën dhe të birin 13 vjeçar, Gjonin. Ata i la në kështjellën e Monte Sant Angelos, që në vitin 1464 ia kishte dhuruar mbreti Ferrant i Napolit. Në këtë mision, ai shoqërohej nga Lekë e Nikollë Dukagjini, napolitani Garcia Betesi dhe nga një numër i vogël shokësh. Kur Skënderbeu i drejtohej brigjeve italiane, turqit arritën ta pushtonin të gjithë Arbërinë, përveç Krujës që mbahej me forcat dhe shpenzimet e Republikës.

Pasi u kthye nga Napoli, ai shkoi në Romë më 12 dhjetor 1466 dhe u prit nga Papa Pali II. Për të përballuar sulmet e pritura të Mehmetit II, Papa i dha atij një relikë druri të “Kryqit të Shenjtë” shoqëruar me rreth 200 dukate dhe ndjesa “in articulo mortis” për të marr përgjigjen: “Sa për relikën, e pranoj me kënaqësi, pasi parashikoj që për së afërmi do të jem gati të zbres në varr. I vetëm kundër aq armiqve me siguri që do të vdes. Sa për të hollat, ato Ju a lë, me kusht t’ua shpërndani të varfërve që do t’i luten Zotit për kthimin tim dhe mbarësinë e armëve të mia. Në u mundësha, kjo do të varet nga fakti se kush është më i forti, porse, në dalsha fitimtar, të gjitha të hollat e Romës nuk do të mjaftonin për ta ndarë me mua lavdinë!”

Natën e Krishtlindjes, Hirësia e Tij, i dha Skënderbeut Shpatën dhe Përkrenaren si shenjë për të luftuar burrërisht kundër turqve dhe i bëri nderim të madh. Më 15 janar 1467, Papa i dha atij dhe 250 dukate shtesë.

Në Romë, Skënderbeu qëndroi deri më 14 shkurt 1467. Pas Romës, ai shkoi përsëri në Napoli, ku mbreti Ferrant i dha ndihmë rreth 300 qerre drithë me kredi, municione, 1000 dukate në dorë, pagesën për kështjellën e Krujës, për këmbësorët e vendosur aty, dhe 500 dukate për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Në Napoli, Skënderbeu duhet të ketë qëndruar deri në të dalë të marsit. Në Arbërinë që vazhdonte të digjej nga ushtritë e Ballaban Pashës, ai u kthye me ndihmat e mbretit të Napolit edhe dhuratat simbolike të Papa Palit II, dhe menjëherë u mor me riorganizimin e ushtrisë duke bashkuar në Shkodër trupat e veta me ato të komandantit të Republikës në vend, Giosafat Barbaros.
Ai arriti të çante rrethimin e Krujës dhe të shpartallonte ushtrinë turke me egërsi. Më 23 prill, ditën e Shën Gjergjit, në rrethinat e Krujës, Ballabani u plagos në grykë nga një heshtë dhe për pasojë gjeti vdekjen. Katër ditë më parë, atij i kishin kapur të vëllanë dhe i kishin prerë kokën. Trupi i tij u varros në Petrelë. Varri iu prish në vitet e regjimit komunist.
Më 7 qershor 1467, Mehmeti II për t’u hakmarrur, dërgoi në Arbëri rreth 400000 trupa në tre drejtime: të Durrësit, të kryesuar prej tij; të Shkodrës me Mehmet Pashën dhe kontigjentet e tjera në drejtim të Krujës. Në këtë fushatë, sulltani zuri robër 100000 veta dhe meshkujt nga 7 vjeç e sipër i vrau dhe arriti para Krujës me një ushtri prej 200000 veta. Banorët e Durrësit, Lezhës dhe të viseve bregdetare, morën plaçkat dhe ikën në Apuli.
Më 3 gusht 1467, sulltani u largua dhe la në Arbëri, Reposhin, një nga katër djemtë e Mamica Kastriotit me 1300 kalorës të tërhequr në Kepin e Rodonit, që ndodhet në mes të Durrësit dhe Krujës, i cili u rrethua nga deti prej luftanijeve të Republikës dhe nga toka prej Skënderbeut, ku u kap dhe u vra si nip femohues.
Në janar të vitit 1468, Skënderbeu shkoi në Lezhë, që tani ishte territor venedikas, mesaduket për të mbledhur dhe njëherë kuvendin si në vitin 1444, por një sëmundje e rëndë e mbërtheu dhe aty vdiq më 27 janar 1468. Përsa i përket vdekjes së kryeprinjësit, Barleti, Muzaka, Franku dhe Biemi, thonë se e mbërthyen ethe të forta; Giovanni Francesco de Maffei, ambasador i Mantuas në Raguzë dhe abati Ludovico Tuberoni, thonë se Skënderbeu vdiq në betejë i qëlluar nga një shigjetë e helmuar; kurse Raffaele Maffei thotë se pasi Skënderbeu u kthye në atdhe nga Roma, vdiq pas pak kohe i helmuar.
Donika, me të birin 14 vjeç, u largua nga vendi dhe u vendosën në “Pianta del Albanezi”, në Garganjo të Pulias, feude e kastriotëve, dhuruar nga mbreti i Napolit Ferdinand II. Mbi 200000 shqiptarë braktisën mëmëdheun për mos të rënë në robëri dhe u vendosën në tokat e mbretërisë së Napolit: në Siçili, në Kalabri, në Bazilikatë dhe në Pulje, duke ngritur rreth 80 fshatra arbëreshe.

Vite më vonë, pas restaurimit që ju bë në vitin 1843, ndërtesës ku bujti Gjergj Kastrioti, mbi derën kryesore të hyrjes u vendos një pllakë mermeri, në formë medalioni, në qendër të së cilës, qëndron në profil me mjekër të bardhë dhe kapelën e kuqe, fytyra e prinjësit legjendar, dhe rreth tij, shkruhet: “GEORG CASTRIOTA A SCANDERBEG PRINCPES EPIRI. AD FIDEM. ICONIS REST AN DOM MDCCCXLIII”, ku e plotë do të ishte “GEORGIUS CASTRIOTA A SCANDERBEG PRINCIPES EPIRI AD FIDEM ICONIS RESTAURAVIT ANNO DOMINIS MDCCCXLIII”(S.M.)

Pallati, vite më vonë, mbeti në duart e markezit Auleta, banues në Napoli, i cili, sikundër thoshte Koço Semini, ishte nga familja e kastriotëve. Për arsye ekonomike, Auleta ia shiti ndërtesën një të quajturi Gobert, që edhe ky ia shiti atë familjes Scifoni. Interesant është fakti se në vitin 1928, mbreti “ZOG I”, dërgoi një komision që ta blinte pallatin, dhe aty të vendoste Legatën Shqiptare.
Vitet e fundit, në atë ndërtesë ishte vendosur “Museo delle Paste” ose “Muzeu i Makaronave”, që megjithëse shkova disa herë, për çudi, e gjeja të mbyllur.

Rreth vitit 2012 ndërtesa u rikonstruktua në mënyrë harmonike dhe u kthye në Hotel Rezidencial. Aty u krijuan 4 dhoma Taunhouse luksoze, si dhe 7 suita të mëdha. Sa kalon brinjazi apartamentin ku bujti prijësi Skënderbe, tani mund të shikosh suitat e mrekullueshme, ku çdo njëra prej tyre, është e veçantë dhe ofrojnë shërbime nga një maxhordom. Suita ambasador ka edhe një taracë private, dushe emocionuese dhe një hamam mbi Roof. Në vitin 2016, m’u dha rasti ta vizitoja për herë të parë ndërtesën të rikonstruktuar dhe të kthyer në “Hotel Rezidencial” dhe për kënaqësinë time e vizitova edhe në tetor të vitit 2019. Recepsionistja, një vajzë mjaftë e edukuar, më lejoi të shikoja aq sa ia lejonte detyra, diçka nga ajo ndërtesë.
Përsa i përket përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, ato u shitën nga pasardhësit e tij në një familje fisnike italiane, për t’u blerë më pas nga archiduka Ferdinandi II i Austrisë, për t’u ekspozuar fillimisht në kështjellën Ambros në Tirol, ndërsa në vitin 1806, u transferuan në Neue Burg, në koleksionin Arms and Aamory në muzeun Kunsthistorisches në Vjenë. Në vitin 1931, mbreti Zog I, shkoi në Vjenë për t’i riatdhesuar përkrenaren dhe shpatën, por nuk ia arriti qëllimit.

Më 4 korrik të vitit 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria Italiane, Sheshi Raudusculana, që mbante emrin e një porte antike të mureve Servian Pricusnius, u quajt Piazza Albania. Katër muaj më vonë, më 27 tetor, Benito Mussolini, në Romë inauguroi monumentin e Skënderbeut në bronz, vepër e skulptorit fjorentin Romano Romanelli.

Në vitin 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, me nismën e një grupi arbëreshësh, në piedestal, u vendos mbishkrimi:
A
GEORGIO CASTRIOTA SCANDERBEG.
ROMA
RICORDA IL V CENTINARIO DELLA MOTTA
DI GEORGIO CASTRIOTA SCANDERBEG
IMPAVIDO DIFENSORE DELLA CIVILTA OCCIDENTALE
+ S. P. Q R MCMLXVIII
Në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Qeveria austriake solli në Tiranë për t’u ekspozuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut.
Shtrohet pyetja: ishin ato që Skënderbeu kishte përdorur për dhjetra vite, apo dhuratat e Papa Palit II? Në qoftë se ishin ato që dhuroi Papa Pali II, ku ndodhen përkrenarja dhe shpata e vërtetë e heroit tonë që luftoi 25 vjet kundër ushtrive otomane !??
Heroin tonë kombëtar e gjejmë në shumë kryeqytete e qytete të botës, në monumente mbi kalë, në këmbë, në buste dhe në shumë murale e piktura, njërën prej të cilave e pata kënaqësinë ta shikoja në Palazzo Pitti në Firenze, një ndërtesë madhështore, dikur pronë e bankierit të qytetit, tashmë, e shndëruar në muze.

YouTube, që feston 20-vjetorin e tij, është bërë platforma k...
Kur makina mbërriti në kufi, jashtë nuk kishte zbardhur en...
Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, ka rrëfyer për “Fok...
Më kujtohet, babain e thërrisnin shpesh në shkollë për çap...
Njëqind vjet më parë, me fjalimin historik të Benito Musol...
Ky ka qenë një nga vitet më plot ngjarje që kur fillov...
Që kur u legalizua në Mbretërinë e Bashkuar, numri i recet...
Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich ...
Dhjetori është muaji ku shikojmë që pema e bredhit natyral...
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë një rrezi...
43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të ci...
Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me...
Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vras...
Një historian amator ka zbuluar një histori të shkurtër të...
Zyrtarisht jo, por mbeten shumë dyshime për vdekjen e para...
Në Kajro, në atë ditë të nxehtë të 6 tetorit 1981, po zhvi...
Leonardo da Vinçi ka lindur më 15 prill 1452 në Vitruvius,...
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...
Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Rapo...
Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...