web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E ARMËVE BËRTHAMORE?

7 Nëntor 2024, 09:42, Blog Miron Çako

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Bota sot, defakto, është në një luftë të tretë botërore me rrezik përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo luftë e tretë, siç po shihet, rrezikon të përfshijë armë bërthamore, ashtu siç po shprehen liderët e superfuqive, të cilët gjithnjë e më shumë po polarizohen dhe organizohen në kampe kundërshtare dhe ndërluftuese globale, si NATO dhe BRICS.

Armët bërthamore të para u përdorën në fund të Luftës së Dytë Botërore për të shkatërruar Japoninë në vitin 1945. Këto armë shkatërruan dy qytete, Hiroshima dhe Nagasaki, nga themelet, me zjarr të paimagjinueshëm, duke i bërë “rrafsh me tokën”. Rreth 120.000 njerëz (kryesisht civilë) humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe vuajtën nga sëmundje të shkaktuara nga jonizimi, të cilat ishin të pamundura për t'u shëruar.

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Që nga ajo ditë e deri më sot, gara për armatim bërthamor ka përfshirë jo vetëm vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik (Rusia), Kina, Britania e Madhe dhe Franca, por edhe Indinë dhe Pakistanin. Sipas të dhënave të botuara, përveç këtyre shteteve, janë raportuar kërkime dhe zhvillime të armëve bërthamore edhe në Izrael, Kore të Veriut, Irak dhe Iran, ndërkohë që dyshohet se edhe Turqia ka zhvilluar kapacitete për armë bërthamore.

Pas nënshkrimit të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore në vitin 1968, nëntë shtetet kryesore thuhet se zotërojnë një total prej 12,700 raketash bërthamore aktive. Nga këto, fuqitë më të mëdha bërthamore janë Rusia dhe SHBA. Sikur të përdoret vetëm 10% e këtyre armëve, bota mund të shkatërrohet përfundimisht duke shkatërruar gjithçka që ajo mban dhe gjallon në të.

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Shkencëtari i madh, Albert Ajshtajni, i penduar për ndikimin që pati në zbulimin e energjisë nukleare dhe prodhimin e bombës bërthamore, u shpreh: “Po ta kisha ditur që gjermanët nuk do të kishin sukses në kërkimet e tyre për bombën atomike, nuk do të kisha ngritur asnjë gisht për këtë çështje”.

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Madje, ai bën një profeci të frikshme që duket se po gjen përmbushje edhe sot: “Nuk e di se me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë” (Albert Ajshtajni).

Nuk duhet të çuditemi për këtë rrezik të zjarrtë bërthamor sepse është paralajmëruar edhe nga vetë Biri dhe Fjala e Perëndisë, Zoti Jisu Krishti.

Një ndër shenjat apokaliptike që paralajmëron ardhjen e dytë të Krishtit është dhe lufta botërore.

Ai tha te nxënësit e tij kureshtarë që pyesnin se cilat dhe kur do ishin shenjat e fundit të botës dhe ardhjes së dytë të Krishtit si Mbret i qiellit dhe tokës: “Atëherë do të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për oshëtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.

Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto do të jenë vetëm fillimi i dhimbjeve të lindjes” (Mateu 24:7-9).

Por ajo që na paralajmëron se në këtë luftë do të përdoren armët bërthamore, që do të shkatërrojnë zona të mëdha urbane është përsëri profecia që Jisui tha: “Se ditët e fundit do të jenë si ditët e Lotit, i cili jetoi në Sodomën e ligë” (Luka 17:28-30).

Loti ishte nipi i Abrahamit (rreth 2000 vjet para Krishtit). Ai, i tunduar nga lakmia për pasuri, u vendos në luginën e Jordanit, ku ndodheshin dy qytet-shtete, Sodoma dhe Gomora.

Vendet Sodoma dhe Gomora përmenden si maja juglindore e Kanaanit, që ndodhet në lindje të Gazës, ndërsa kjo zonë njihej si bregu lindor, sipas Biblës Jerusalemi kufizohej me Sodomën në anën jugore dhe juglindore. Banorët e Sodomës quheshin filistinë ose në gjuhën hebraike hanakitë.

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Banorët e këtyre dy qyteteve kishin pësuar një degjenerim të thellë moral, deri në perversione të padëgjuara më parë. Nuk kishte më asnjë barrierë morale, nga fëmijët deri te pleqtë. Ata kryenin marrëdhënie jashtë natyrës, si: homoseksualitet, incest, pedofili, zoofili dhe çdo perversion tjetër, madje edhe në mënyrë publike.

Sipas tekstit të Biblës, banorët e qyteteve u ndëshkuan jo vetëm për shthurje seksuale, por edhe për mëkate të tjera, si egoizmi, përtacia, krenaria dhe të tjera.

Megjithatë, homoseksualiteti që kryhej lirisht ishte një fenomen i pranuar përgjithësisht nga paganët  dhe askush nuk e dënoi atë më parë, në sy të Zotit ishte mëkati kryesor i sodomitëve dhe sipas Biblës  cilësohet “e neveritshme”.  (Levetiku 20:13).

Mëkati i perversionit ishte kaq i madh, sa Zoti zbret nga qiejt dhe i thotë mikut të tij Abrahamit në shfaqjen e tij te lisat e Mamresë: “Meqenëse britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe mëkati i tyre është shumë i rëndë, unë do të zbres për të parë nëse kanë vepruar vërtet ashtu siç më ka arritur britma dhe nëse jo, do ta mësoj” (Zanafilla 19:20-21).

Zoti sipas gjithëditurisë dhe drejtësisë duhet të mos e toleronte më këtë shthurje perverse të sodomitëve sepse populli hebre që do vinte nga Abrahami mund të infektohej dhe të devijonte në një mënyrë jetese kaq mëkatare, denatyrale, por edhe për të parandaluar përhapjen e banorëve perversë të Sodomës, Gomorës në mbarë globin. Fatkeqësisht kjo shthurje e neveritshme e tyre kishte kaluar kufijtë në vendet e popullura në luginën e Jordanit, prandaj ata duhej të shkatërroheshin me patjetër në mënyrë shembullore me zjarr qellor.

Sipas inspektimit të dy engjëjve të dërguar nga Zoti në këto dy qytete, vetëm Loti dhe familja e tij nuk ishin ndyrësuar nga ato marrëdhënie të neveritshme: “Atëherë ata (engjëjt) i thanë Lotit: “Kë ke tjetër këtu? Nxirri nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet, sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar... Mos shiko prapa dhe mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh.” (Zanafilla 19:12-13, 17).

Nga këto dy qytete që u shkrumbuan shpëtuan vetëm tre persona: Loti dhe dy bijat e tij. Gruaja e Lotit u kthye në një statujë kripe, sepse ajo pa qytetin dhe pasurinë e tij që po shkatërroheshin: "Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit. Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit dhe gjithçka që mbinte mbi tokë. Por gruaja e Lotit, duke u kthyer për të shikuar prapa, u bë një statujë prej kripe” (Zanafilla 19:23-25).

Kur Abrahami shikoi në drejtim të Sodomës dhe Gomorës, ai pa që: “tymi ngrihet nga toka, si tymi nga furra”.

PSE BOTA SOT RREZIKON TË DIGJET ME ZJARRIN E

Sot, vendi ku gjendeshin këto dy qytete perverse që u dënuan me zjarr dhe squfur është Deti i Vdekur, i cili nuk ka asnjë jetë nga përmbajtja e madhe e squfurit në ujë dhe në tabanin e detit gjenden gërmadhat e Sodomës dhe Gomorës, si një shenjë kujtese dhe qortimi për njerëzimin, nëse do të përsëritej mëkati i sodomitëve.

Edhe për Sodomën dhe Gomorën, që u dënuan me zjarr dhe squfur, shkruan përsëri Apostulli Juda: “Porsi Sodoma dhe Gomora, edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërisë dhe u dhanë pas çoroditjeve seksuale, janë vënë si shembuj, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm” (Juda 1:7).

Jo vetëm Bibla, por edhe historiani dhe udhëheqësi i famshëm hebre, Flavius Josephus, shkruan në shkrimet e tij, duke thënës se: “Rajoni i Sodomës, dikur i pasur me pjellorinë dhe begatinë e qyteteve, tani është djegur plotësisht… për shkak të mëkatit të banorëve të tij. Ky rajon është shkatërruar nga rrufeja. Krenarë për pasurinë dhe bollëkun e pronave të tyre, sodomitët filluan t’i trajtonin njerëzit me përbuzje. Ata pushuan së qeni mikpritës dhe filluan t’i trajtonin të gjithë njerëzit në mënyrë të pazakonshme. I zemëruar, Zoti vendosi t’i ndëshkojë ata për një paturpësi të tillë, duke shkatërruar qytetin dhe vendin e tyre, aq shumë sa nuk do të mbinte më asnjë bimë dhe as një frut prej tij. Zoti e goditi qytetin me rrufe të zjarrtë, e dogji së bashku me banorët dhe në të njëjtën mënyrë, shkatërroi të gjithë zonën”.

Këto qytete përmenden në disa burime të vjetra, si tek “Gjeografinë e Strabonit” dhe “Historinë e Tacitit”, por shumë studiues vënë në dyshim saktësinë historike të ekzistencës së tyre, por përsëri faktet dhe studimet arkeologjike i japin të drejtë dëshmisë Biblike mbi këto dy qytete të zhdukura tashmë.

Shkencëtari britanik, Michael Sanders, deklaron i sigurt se Sodoma dhe Gomora vërtet u shkatërruan dhe tani ndodhen nën fundin e Detit të Vdekur.

Etimologjia e emrave të këtyre qyteteve vjen nga fjala hebraike ?????? (Sodom), që në hebraisht do të thotë “djegie”, dhe Gomorra - ???????? (Amorah), që do të thotë “zhytje” ose “mbytje”.

Ngjashmëria që bën Zoti Jisu Krisht me kohën e Lotit do të na tregojë se para fundit të botës, njerëzit do të devijojnë nga marrëdhëniet natyrore dhe do të përfshihen në ato që janë jashtë natyrës. Jo vetëm që do të devijojnë, por edhe do t’i ligjërojnë këto marrëdhënie, ashtu siç ndodhi në Sodomë dhe Gomorë.

Sot, fatkeqësisht, homoseksualiteti është i ligjëruar pothuajse në të gjithë Europën dhe botën. Homoseksualët quhen edhe sodomitë, si quheshin banorët e Sodomës.

Trendi i tyre, si pjesë e grupimit LGBTIQ+, ka shkuar përtej kësaj devijance, duke ndikuar edhe në ligjërimin e devijimeve të tjera amorale dhe seksuale, si po shikojmë incesti, zoofilia, robofilia dhe forma të tjera të neveritshme që po ligjërohen në vende të ndryshme të botës.

Shën Pais Agioriti thotë: “Në këtë brez kaq shumë mëkate po bëhen, sa as Etërit e Shenjtë nuk i kishin parashikuar në kanonet e tyre”.

Sipas shenjtorëve, ky mëkat është kaq i madh, sa kur demonët nxisin njerëzit në sodomizëm dhe ata kryejnë aktin e homoseksualitetit, demonët largohen nga frika se mos bie zjarr nga qielli për zemërimin e Perëndisë, ashtu siç ra mbi Sodomën dhe Gomorën.

Prandaj, ligjërimi dhe promovimi i homoseksualitetit nuk është vetëm një problem i një grupi minorancë me orientim seksual jashtë natyrës, por është edhe problemi i shoqërisë që i aprovon ose është indiferente në këtë brez të pabesë dhe imoral.

Shkaku i mëkatit të neveritshëm të homoseksualitetit sjell pasojën e ndëshkimit shembullor, siç ndodhi në kohën e Lotit, ashtu si thotë Krishti: “Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri dhe squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet” (Luka 17:28-30).

Kjo është më se e vërtetë, ashtu siç thotë Apostull Petro në letrën e tij: “Edhe (Zoti) dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorës, duke i bërë hi dhe i bëri shembull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht” (2 Pjetri 2:6).

Ndoshta për ndëshkimin shembullor të këtij brezi, që po i ngjan gjithnjë e më shumë kohës së Lotit, nuk është e nevojshme që Perëndia të dërgojë zjarre dhe squfur nga qielli, siç ndodhi në Sodomë dhe Gomorë, sepse ky zjarr tashmë është krijuar dhe grumbulluar nga vetë njerëzit me armët bërthamore.

Atë Efremi i Arizonës një at i shenjtë në lidhje me homoseksualitetin për kohën tonë ka thënë: "Dhjata e Vjetër thotë: ‘Fryma ime nuk do të qëndrojë me njeriun sepse është mish”, e kjo aplikohet sot. Sodoma u shkrumbua si të ishte një bombë bërthamore. Krishti nuk i toleron mëkate të tilla. Kudo adhurohen mëkatet e mishit. Nuk ka pendim. Maria e nderuar e Egjiptit u pendua. Të gjithë homoseksualët do të eliminohen. Gjithçka do të kthehet në pleh. Do të fillojë lufta për shkak të mëkateve tona".

Zjarri bërthamor i përdorur nga njerëzit është më se i aftë të djegë njerëzit mëkatarë dhe ta kthejë në shkrumb e hi një vend.

Përdorimi i armëve bërthamore është profetizuar edhe nga profetët para Krishtit si te profeti Zakaria 2500 prK; “mishi i tyre do të konsumohet ndërsa ata qëndrojnë në këmbë, sytë e tyre do të konsumohen në zgavrat e tyre dhe gjuha e tyre do të konsumohet në gojën e tyre”.(Zakaria 14:12).

Prandaj, nuk duhet të çuditemi për këtë guxim të përdorimit të armëve bërthamore sot, sepse si shoqëri ne po duket se kemi arritur në vijën e kuqe dhe tejkaluar atë, ku nuk ka më kthim mbrapa.

Duket e vetmja mënyrë për të nulizuar të keqen e akumuluar është përdorimi i zjarrit bërthamor, që Zoti mund ta lejojë të përdoret nga vetë njerëzit, si një ndëshkim pedagogjik përfundimtar për shkak të ligjërimit të perversioneve sepse: "çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh."

Duhet të dimë edhe këtë se sipas Biblës fundi i fundit për mëkatarët e papenduar nuk është vetëm zjarri i armëve që njerëzit i përgatisin njëri-tjetrit dhe ai bërthamor, por një zjarr edhe më i tmerrshëm, ai i pashuar dhe i përjetshëm, i Ferrit: “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8).

Indiferenca dhe mospërballja kundër me këto fenomene jashtënatyrore si i sodomitëve, që sot po ligjërohen dhe i kthen njerëzit në eterofobë, do të bëjë që gradualisht shumë njerëz të infektohen nga virusi amoral, i neveritshëm dhe pervers i homoseksualitetit, sidomos fëmijët që pa kuptuar imitojnë të rriturit dhe adoleshentët që nga mosformimi mendor rebelohen shpejt ndaj ligjit, moralit dhe natyralitetit.

Kështu këto mëkate të neveritshme jo vetëm do të nxisin zemërimin dhe ndëshkimin e drejtë të Perëndisë, ashtu siç ndodhi në kohën e Lotit, ku Sodoma dhe Gomora u ndëshkuan me zjarr dhe squfur, por janë dhe shenja se njerëzimi nuk mund të vazhdojë gjatë dhe kësaj bote mëkatare po i vjen fundi.

Prandaj, jo më kot Biri dhe Fjala e Perëndisë na thotë të gjithëve: “Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se Ai është afër, madje te dera” (Marku 13:29).

Duhet të dimë që durimi i Perëndisë ka një kufi dhe nuk është se Zoti ka dëshirë të dënojë, por mëkati kërkon shpagim me gjak dhe zjarr; "mëkati lahet me gjak, se te gjaku është jeta e njeriut” (Hebrejnve 9:23, Levitiku 17:11).

Këtë shpagim e mori Krishti, i cili vuajti vullnetarisht në Kryq dhe me gjakun e Tij u shpenguam nga mëkati, siç na thotë edhe Apostulli Pjetër: “Duke ditur se jo me anë të gjërave që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit, të trashëguar nga etërit, por me gjakun e çmuar të Krishtit, si Qengji i patëmetë dhe i panjollë, i paranjohur përpara krijimit të botës, por i shfaqur kohët e fundit për ju”  (1 Pjetri 1:18-20).

Nëse ne nuk shkojmë te Krishti, mëkatin do ta lajmë me gjakun tonë dhe me gjakun e fëmijëve tanë, ashtu siç thanë ata që e mohuan dhe e kryqëzuan Krishtin: “Gjaku i tij rëntë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!” (Mateu 27:25).

Të mos gënjejmë veten, se do kemi paqe magjike me udhëheqës pacifist, sepse nëse mëkati dhe çdo perversion ligjërohet dhe bëhen normë në shoqërinë tonë, nuk do të kemi kurrë paqe, por luftë, sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhimbjet e lindjes së gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë (1 Selanikasve 5:3).

Kështu, derisa ende nuk është shtypur butoni i kuq për të nisur luftën bërthamore, le të nxitojnë të gjithë mëkatarët, si kurvarët, idhujtarët, shkelësit e kurorës, të zhburrëruarit, homoseksualët, vjedhësit, lakmuesit, pijanecët, përqeshësit, grabitësit dhe indiferentët të pajtohen me Zotin Jisu Krisht, Princin e Paqes, që të mund të kemi paqe dhe jo luftë bërthamore, siç e meritojmë në këtë brez “dredharak dhe të shtrembër” (Filipianët 2:15), ashtu siç thërret apostulli i kombeve, Pavli: “Për Krishtin pra lajmësojmë, sikur Perëndia të lutej me anën tonë; ju lutemi për Krishtin, pajtohuni me Perëndinë. Sepse Perëndia, atë që nuk njohu mëkat, për ne e bëri të jetë mëkat, që të bëhemi ne drejtësi e Perëndisë me anë të tij” Amin, (2 Korintasve 5:20-21)./ CNA





23:13 Blog

Misteri i Mossadit

Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Izraelit, i njohur ...

Lajmet e fundit nga