LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

17 Prill 2024, 11:05, Aktualitet CNA
Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt
Fotomontazh - Marigen Qato, Erion Veliaj dhe Taulant Tusha

CNA ka zbardhur herë pas here pasuritë e politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve apo edhe të zyrtarëve. Sot, CNA po sjell pasuritë e dy drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt, Marigen Qatos dhe Taulant Tushës.

Tusha u arrestua 8 dhjetor të 2023-shit për aferën në inceneratorin e Tiranës, ndërsa disa javë më parë, në mars të këtij viti Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhër-arresti për aferën “5D”.

Për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës me kompaninë “5D” ra në pranga edhe Mariglen Qato më 28 mars, me urdhër të SPAK-ut.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt
Bashkia e Tiranës

Por teksa SPAK thotë se drejtorët e Veliajt kanë përfituar para nga taksat e shqiptarëve me tenderat e marrë nga Bashkia e Tiranës, në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë Qato dhe Tusha kanë bërë deklarime të pakëta.

Qato ka deklaruar pasuri vetëm në vitin 2023 dhe thotë se nuk ka as shtëpi dhe as makinë, por vetëm disa para në llogari bankare. Ai thekson se bashkëshortja e tij ka 2 apartamente, 2 garazhe dhe një makinë.

Nga ana tjetër, Taulant Tusha ka bërë 5 deklarime, nga viti 2013 deri në 2016-ën. Në deklarimin fillestar thotë se ka 2 apartamente, 1 makinë, 36 mijë euro dhe 10 milionë lekë në bankë. Bashkëshortja e tij deklaron rreth 12 milionë lekë në bankë.

Në deklarimet pasardhëse, Tusha ka deklaruar vetëm të ardhurat, duke lënë pa përmendur pasuritë e paluajtshme. Vetëm në vitin 2016, bashkëshortja e tij deklaron se ka blerë një makinë 20 mijë euro, paratë për të cilën thekson se i ka kursimet familjare, por nuk i ka shlyer.

Ajo që duhet theksuar është se drejtorët e Veliajt që tashmë po akuzohen si hajdutë nuk kanë deklaruar pasuri për shumë vite, ndonëse mbanin poste të larta publike.

Pasuria e Mariglen Qatos

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt
Mariglen Qato

Deklarimi, viti 2023

Llogari bankare, shuma -2,498 euro, jo overdraft.

Llogari bankare, shuma 643,115 lekë.

Depozitë bankare, shuma 2,190,165 lekë.

Të ardhura nga paga, shuma 777,671 lekë.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Deklarimi i bashkëshortes

2 garazhe, secili me sipërfaqe 12.50 m2, me vlerë 612,500 lekë.

Apartament me sipërfaqe 122.70 m2, me vlerë 8,589,000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 81.97 m2, me vlerë 65,200 lekë.

Makinë me vlerë 8,000 euro.

Llogari bankare, shuma 53,148 lekë.

Llogari bankare, shuma 142,318 lekë.

Zotëron biznes privat me emërtimin Sanie Qato, të ardhura 100,000 lekë.

Sipërmarrja me emërtimin Sanie Qato, fitimi 1,800,000 lekë.

Detyrim ndaj një personi, shuma 5,680,000 lekë.

Deklarimi i djalit

Llogari bankare, shuma -10,320 lekë, jo overdraft.

Llogari bankare, shuma 50,249 lekë.

Depozitë bankare, shuma 2,420,000 lekë.

Depozitë bankare, shuma 100,216 lekë.

Pasuria e Taulant Tushës

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt
Taulant Tusha

Viti 2013, deklarimi 1

Apartament me sipërfaqe 73.09 m2 në Tiranë, blerë më 26.05.2006, shuma 46.000 euro. Burimi i krijimit, të ardhura nga puna nga dhjetori 2002-2006.

Apartament me sipërfaqe 106 m2 në Tiranë, blerë më 22.12.2009, shuma 63.000 euro. Burimi i krijimit, të ardhura nga puna e bashkëshortes nga shkurti 2002-2013.

Depozitë, shuma 29.354 euro. Burimi i krijimit, të ardhura nga paga në “Energjia B” sh.p.k. në vitet 2001-2010.

Depozitë, shuma 53363 euro. Burimi i krijimit, të ardhura nga paga në “ASS” sh.p.k. në vitet 2010-2013.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Llogari, shuma 1,491,065 lekë. Burimi i krijimit, të ardhura nga paga në “Energjia B” sh.p.k. në vitet 2005-2013.

Llogari, shuma 1.500 euro

Makinë tip “Mitsubishi Pajero”, viti 2000, blerë më 19.04.2010. Shuma, 12,500 euro me të ardhura nga puna.

Të ardhura si inxhinier elektrik tek “Advanced Security Systems Albania” janar-tetor 2013, shuma 145.460 lekë.

Të ardhurat nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortes, 1,397,749,38 lekë.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Deklarimi i bashkëshortes

Autoveturë “Mercedes Benz”, blerë në vitin 2010, shuma 6500 euro. Burimi, të ardhura nga paga.

LLogari ku derdhet paga, 619.211.41 lekë.

Të ardhurat nga paga dhe shpërblimet, 1,397,749,38 lekë.

Viti 2013, deklarimi 2

Llogari ku derdhet paga nga “Energjia B”, shuma 228,779,199 lekë.

Llogari ku derdhet paga nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shuma 636 lekë.

Viti 2014

Llogari ku derdhet paga nga “Energjia B”, shuma 534,525,57 lekë.

Llogari ku derdhet paga nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shuma – 61.554.57 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes

Llogari me tepricë kreditore, 100,484,36 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, shuma 1.577.110 lekë

INP shlyerje interesi, 380,52 lekë.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Viti 2015

Llogari ku derdhet paga nga “Energjia B”, shuma 2.148.579 lekë.

Llogari ku derdhet paga nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shuma 450.098 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes

Llogari ku derdhet paga, 814.982 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga në Bashkinë e Tiranës, shuma 1,194,396 lekë.

Të ardhura nga paga tek “Energjia B”, shuma 2,860,000 lekë.

Të ardhura nga paga në UKT, shuma 361,080 lekë.

Të ardhura nga paga tek “Eco Tirana”, shuma 1,887 euro.

Zbulohen pasuritë e drejtorëve hajdutë të Veliajt

Deklarimi i bashkëshortes

Autoveturë “Audi” e vitit 2009, blerë më 20.09.2016, shuma 20,000 euro me kursime familjare nga pagat.

Të ardhura nga paga, shuma 1,761,817 lekë.

Detyrim i pashlyer për autoveturën “Audi”, shuma 20,000 euro./ CNA

Lajmet e fundit nga