LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vendimi për Belerin: Faktet të bazuara në audio e video, si rrëzohen pretendimet e avokatëve

17 Prill 2024, 10:05, Aktualitet CNA
Zbardhet vendimi për Belerin: Faktet të bazuara në audio e video,
Fredi Beleri

CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri me 2 vite burg. 

Në vendimin e GJKKO-së, theksohet se provat janë të bazuara në përgjime, ku shfaqen bisedat me protagonistëve, duke rrëzuar kështu argumentat më të forta të mbrojtjes.

GJKKO-ja nënvizon se mbrojtësit e të pandehurve nuk ka dëshiruar që të dëgjojnë përgjimet. 

"Për sa i përket pretendimeve në lidhje me këqyrjen e pamjeve filmike, fotografike, ritranskiptimin e veprimeve të përgjimeve të pretenduara si të kryera në shkelje të nenit 198 të K.Pr.Penale, gjykata vlerëson se ky pretendim nuk është i mbështetur në ligj. Prova e përgjimit është materiali i përgjimit dhe procesverbali i përgjimit është një akt që dokumenton materialin e përgjimit që ndodhet në CD. Në çdo rast, palët edhe gjatë gjykimit në themel mund të dëgjojnë në seancë gjyqësore përgjimet për të cilat kanë pretendime. Mbrojtësit e të pandehurve, të pyetur nga gjykata në seancën e shqyrtimit të provave shkresore nëse kishin pretendime mbi përmbajtjen e përgjimeve dhe nëse donin të dëgjonin materialin audio-video, kanë deklaruar se nuk kanë pretendime mbi përmbajtjen dhe nuk dëshironin të dëgjonin këtë material. Ritranskiptimi është bërë sepse në pjesen arsyetuese të vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vleftesuar përgjimet, një nga orientimet për prokuroret e posaçëm ishte dhe ritranskiptimit i përgjimeve për të saktesuar datën dhe orën për secilat nga bisedat për personat pjesemarres.", thuhet në vendimin e gjykatës. 

Sipas avokatëve Arsen Rama, i infiltruari i policisë nuk ndodhej në territorin e Himarës, kur pretendohet se ka patur takime me Fredi Belerin, por sipas gjykatës ai ndodhej në qytetin bregdetar dhe ka pasur takime gjatë të cilave është regjistruar audio dhe video, si dhe është fotografuar. 

"Lidhur me pretendimet e mbrojtësit të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri se shtetasi Arsen Rama nuk ndodhej në qytetin e Himarës në datat 10, 11, 12 Maj kur ka zhvilluar takimet me të pandehurit Beleri dhe Kokaveshi, gjykata vlerëson se ky pretendim është një pretendim i pambështetur në prova. Referuar të dhënave të tabulateve të numrit 069 xx xxx xxx në përdorim nga shtetasi Arsen Rama, rezulton se në takimet e zhvilluara me të pandehurit Beleri dhe Kokaveshi, përkatësisht në datën 10.05.2023 (ora 08:40 deri në orën 08:48; ora 20:20 deri në orën 20:24) shtetasi Arsen Rama rezulton i loguar në territorin e Himarës dhe jo në ndonjë qytet tjetër, madje në intervalin 20:26 thirrja telefonike që ai ka kryer është kapur nga ELDC", thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës. 

Gjykata thotë se krijoi bindjen bazuar në prova e fakte, sic janë përgjimet audio dhe video mes të panderhueve me të infiltruarin, ekspertimi i telefonit të Arsen Ramës, si dhe rrëfimet e dëshmitarëve se Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi e kanë kryer veprën penale të korrupsionit zgjedhor.

"Së treti, fakti penal në ngarkim të të pandehurve Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi rezulton i provuar edhe me anën e listës së dorëzuar nga shtetasi Arsen Rama me 13 emra. Nga oficerët e policisë gjyqësore të DVP Vlorë është bërë sekuestrimi i kësaj liste së dorëzuar nga shtetasi Arsen Rama me 13 emra. Nga çertifikatat personale të shtetasve që janë pjesë e listës ka rezultuar se 12 janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore të Bashkisë Himarë, kryesisht nga fshati Palasë, Pilur, Himarë. Këta shtetas janë pyetur gjatë hetimeve paraprake nga organi i akuzës në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale, ku ndër të tjera thelbësore janë edhe deklarimet e dy shtetasve Gligor dhe Martilinda Mërkuri të cilët kanë deklaruar se i ka shkuar në shtëpi shtetasi Niko Panajoti dhe i ka thënë që votën duhet t'ia japin Alfred Belerit dhe ai do ti jepte 20.000 lekë të reja në këmbim", thuhet në vendim./CNA 

 

 

Lajmet e fundit nga