Shtypi i ditës, e mërkurë, 17 prill 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...

Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.
Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65 vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë.
Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.
Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.
Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.
Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.
Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.
Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.
Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.
Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022.
Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.
Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë./ Monitor.al
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Erion Veliaj ose koka e bandës së drejtorëve ‘5D’ duket se...
Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani është shprehur në ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, brenda 24 orëve ka sulmuar dh...
Analisti Armand Shkullaku, ka folur sonte në lidhje skanda...
Qytetarët kanë shprehur përmes komenteve të tyre zemër...
Komisioni i Senatit ka miratuar kandidaturën e ambasad...
Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë në një rresht...
Partia e Lirisë po përçahet. Endrit Braimllari pak më ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur arritje his...
GJKKO ka zbardhur vendimin për kryebashkiakun e zgjedh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj sulmeve dhe...
Konfirmohen përçarjet brenda Partisë së Lirisë. Endrit Br...
Deputeti Agron Shehaj ka inkurajuar SPAK të vazhdojë l...
Deputeti Agron Shehaj në një intervistë ekskluzive për...
Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka nxjerrë zbuluar një...
Ish-presidenti Ilir Meta nuk ndalet së sulmuari hapur ...
Javët e fundit, ish-presidenti Ilir Meta nuk ka ngurru...
Ish-presidenti Ilir Meta, dje, në studion e emisionit ...
CNA ka pyetur qytetarët nëse do të protestojnë ditën e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...