web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Habit qytetarja: Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq

25 Qershor 2026, 19:14, Aktualitet CNA

Në dëgjesën e sotme të Reformës Territoriale në Korçë nuk munguan as “perlat”.

Njëra nga të pranishmet, e cila u prezantua si punonjëse e adminsitratës së Bashkisë Maliq, teksa mori fjalën bëri propozimin që të shkrihet Bashkia e Korçës dhe të jetë në një me Bashkinë e Maliqit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ajo tha se pas mbarimit të fjalimit mund të replikojë me këdo për këtë çështje.

 

Bashkia Maliq duhet të qëndrojë jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq. Të mbaroj fjalimin dhe pastaj mund të qeshni dhe të bëjmë antireplikë me kë të doni ju. Unë si administratë vi te posta në Korçë dhe sia militante partia nuk na shërbejnë”, tha qytetarja.





Lajmet e fundit nga