web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debate te "Territorialja" në Korçë/ Përplasje mes demokratëve dhe përfaqësueses së Bashkisë Maliq

25 Qershor 2026, 18:52, Aktualitet CNA

Gjatë dëgjesës së zhvilluar në Korçë për reformën territoriale, diskutimet u shoqëruan me debate dhe tensione mes pjesëmarrësve. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Bashkisë Maliq, Dhora Dajko, në fjalën e saj u shpreh se Bashkia Maliq është një bashki model, duke vlerësuar mënyrën e funksionimit dhe administrimit të saj.

Deklarata e saj solli reagime nga mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët u ngritën në këmbë duke kundërshtuar fjalën e Dajkos dhe duke krijuar momente tensioni në sallë.

I pranishëm po ashtu ishte dhe deputeti demokrat, Fidel Kreka. Situata agravoi në debate mes palëve, ndërsa diskutimi për reformën territoriale u ndërpre për disa momente nga përplasjet verbale. Dëgjesat zhvillohen për të mbledhur sugjerime dhe opinione mbi ndryshimet e mundshme në ndarjen territoriale të vendit.

Megjithatë, në Korçë, debati politik mes palëve mori përparësi ndaj diskutimit mbi alternativat dhe propozimet konkrete për reformën. Mbështetësit e PD dhe deputeti Fidel Kreka, në vend që të paraqesin një qëndrim apo alternativë për reformën territoriale, kanë zgjedhur përplasjen dhe tensionimin e takimit.





Lajmet e fundit nga