Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku ka folur për raportin më të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Baçi shprehet se ky raport ka treguar se për herë të parë pas disa vitesh, indeksi i besimit të biznesit ka pësuar rënie të fortë.
Sipas tij, shqetësues është fakti se sipërmarrjet që operojnë në vend rendisin si problemet kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale dhe korrupsionin.
Baçi thotë se biznesi e konsideron situatën politike si një faktor gjithnjë e më të rrezikshëm për investimet, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e kapitalit.
Deputeti thekson se Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, ndërsa shton se raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një kambanë alarmi që dëshmon se ekonomia shqiptare po paguan çdo ditë faturën e korrupsionit, klientelizmit dhe keqqeverisjes”.
Deklarata e plotë:
Raporti më i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, (AmCham Business Index 2025-2026), përbën një nga aktakuzat më të rënda që i është bërë ndonjëherë modelit ekonomik dhe qeverisjes së vendit. Për herë të parë pas disa vitesh, indeksi i besimit të biznesit ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur në vetëm 40.34 pikë nga 100. Ky është një sinjal alarmi që tregon qartë se biznesi po humbet besimin tek institucionet, te tregu dhe te drejtimi ekonomik i Shqipërisë.
Edhe më shqetësues është fakti se vetë sipërmarrjet që operojnë në vend rendisin si problemet kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale dhe korrupsionin. Kjo nuk është thjesht një statistikë. Ky është një dënim i qartë për modelin e ndërtuar nga qeveria gjatë viteve të fundit.
Kur biznesi e konsideron monopolin dhe konkurrencën e pandershme si problemin numër një në Shqipëri, kjo do të thotë se tregu nuk funksionon më sipas meritës, por sipas privilegjit. Do të thotë se sipërmarrësit e ndershëm po përballen çdo ditë me klientelizëm, favorizime dhe një sistem që shpërblen ata që janë pranë pushtetit. Kjo është arsyeja pse sot flitet gjithnjë e më shumë për kapjen e ekonomisë dhe deformimin e konkurrencës së lirë.
Kur paratë e pista injektohen në ekonomi dhe depërtojnë në sektorët më të rëndësishëm të biznesit, nuk mund të flasim më për ekonomi të shëndetshme dhe as për qeverisje të përgjegjshme. Mund të flasim vetëm për një strukturë të korruptuar që ka përvetësuar ekonominë, ka grabitur pronat publike dhe private, ka dëmtuar zonat e mbrojtura, ka varfëruar qytetarët dhe ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre.
Një shqetesim i madh është përkeqësim dramatik i klimës politike, rënien më të madhe të regjistruar ndër të gjithë treguesit e matur. Ky është një mesazh i qartë se biznesi e konsideron situatën politike si një faktor gjithnjë e më të rrezikshëm për investimet, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e kapitalit.
Po aq alarmant është përkeqësimi i perceptimit për korrupsionin. Në vend që të kishte progres në luftën kundër këtij fenomeni, biznesi raporton më shumë pasiguri dhe më pak besim tek institucionet. Ndërkohë, burokracia shtetërore vazhdon të mbetet një nga pengesat më të mëdha për aktivitetin ekonomik. Shteti nuk perceptohet si partner i biznesit, por si barrë, pengesë dhe burim pasigurie.
Shqetësim serioz është përkeqësimi i marrëdhënieve të biznesit me pushtetin vendor, administratën tatimore, ministritë, doganat dhe sistemin e drejtësisë. Kjo tregon se institucionet publike po humbasin besueshmërinë pikërisht tek ata që krijojnë vende pune, investojnë dhe mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.
Po aq domethënës është fakti se bizneset raportojnë rënie të perceptimit për performancën e ekonomisë shqiptare, për infrastrukturën dhe për kërkesën e brendshme në treg. Kjo tregon qartë se propaganda e përditshme e qeverisë për sukses ekonomik nuk përputhet me realitetin që përjeton sektori privat dhe qytetarët shqiptarë.
Sot kemi një qeveri që flet për investime strategjike, ndërsa biznesi flet për monopole. Qeveria flet për reforma, ndërsa biznesi flet për burokraci. Qeveria flet për rritje ekonomike, ndërsa biznesi flet për korrupsion, pasiguri dhe mungesë konkurrence të ndershme. Kjo është diferenca mes propagandës dhe realitetit.
Ajo që po paraqes sot nuk është retorikë politike dhe as deklaratë e opozitës. Është vlerësimi i një prej komuniteteve më serioze dhe më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri, ku bëjnë pjesë kompani vendase dhe ndërkombëtare që investojnë, punësojnë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.
Prandaj qeveria nuk mund të fshihet më pas propagandës, statistikave të manipuluara dhe fasadës së suksesit. Faktet flasin vetë. Kur investitorët humbasin besimin, humbet ekonomia. Kur biznesi përballet me pabarazi dhe padrejtësi, humbet konkurrenca. Kur korrupsioni dhe monopoli zëvendësojnë tregun e lirë, humbet e ardhmja e Shqipërisë.
Kjo është edhe arsyeja pse prej 25 ditësh qytetarët shqiptarë janë ngritur në protesta. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër klientelizmit, kërkesa për arsim dhe shëndetësi me standarde perëndimore, si dhe mbrojtja e pronës publike dhe interesit kombëtar janë në qendër të kërkesave të tyre.
Por për të ndryshuar realitetin e sotëm duhet të largohet shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Duhet të largohet një orë e më parë Kryeministri Edi Rama dhe modeli i tij i qeverisjes që ka prodhuar korrupsion, pabarazi, kapje të shtetit dhe rrënim të konkurrencës së lirë.
Pikërisht për këtë arsye protestat qytetare janë sot zhvillimi më pozitiv dhe më shpresëdhënës për vendin. Ato tregojnë se Shqipëria ende ka energjinë dhe vullnetin për të ndryshuar. Ato tregojnë se qytetarët nuk janë dorëzuar përballë padrejtësisë dhe keqqeverisjes. Prandaj këto protesta duhet të mbështeten, të inkurajohen.
Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, lufta reale kundër korrupsionit, mbrojtja e pronës dhe mbështetja për sipërmarrjen të jenë prioritete kombëtare dhe jo slogane propagandistike.
Koha e justifikimeve ka mbaruar. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një kambanë alarmi që dëshmon se ekonomia shqiptare po paguan çdo ditë faturën e korrupsionit, klientelizmit dhe keqqeverisjes. Shqipëria meriton më shumë. Shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe ky ndryshim nuk mund të presë më. /CNA
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër...
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Mëngjesin e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama e ka ni...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pr...
Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Për më shumë se dy orë, qytetarët vijojnë të protestojnë p...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është pë...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Zyra e Prokurorisë në Romë ka njoftuar se ka hapur një het...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Një tufë dhish është goditur nga një rrufe e fuqishme në f...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në seancën e sotme në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...