
Në media po qarkullojnë materiale të shkruara nga Sokol Sadushi, i cili që prej ditës që skualifikoi me një shënim tepër një votë për kandidaten Llagami, ka nisur të shpërndajë shkrime që "shpjegojnë" se pse Llagami duhej skualifikuar.
Ajo që nuk ka më nevojë për sqarim është beteja personale e Sokol Sadushit për kapjen privatisht të Gjykatës Kushtetuese. Jo për të mbrojtur shallin e kuq të pionierit, por vendimet e veta dhe përfundimisht, përfitimet private nga ato vendime.
Reforma në drejtësi për postet e Gjykatës Kushtetuese, ka degraduar kështu në beteja për kapjen e çdo karrikeje nga Berisha, nga ekipi i Ramës dhe nga Sokol Sadushi.
Tre palë që po përplasin brirët, jo për cilësinë, por për ndikimin mbi Gjykatën Kushtetuese.
Naureda Llagami është person i promovuar dhe mbështetur deri dje nga Erjon Veliaj. E ky tashmë nuk është sekret për publikun. Por, Llagami nuk parapëlqehet nga Sokol Sadushi, i cili po sulmon hapur dhe fshehur (jo dhe aq fshehur në fakt), që të ndalojë zgjedhjen e Llagamit në Gjykatën Kushtetuese.
Sadushi kundërshton ankiminin e Llagamit në Gjykatën Kushtetuese duke shpjeguar se kjo e fundit, pasi u ankua në Gjykatën administrative dhe humbi, ankimimin duhet ta bente tek ai, pra tek Sadushi.
Pasi i bëri publikisht presion Gjykatës së Apelit Administrativ, që të rrëzonte padinë e Llagamit, Sadushi po i ben presion publik tani Llagamit dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas Sadushit, nëse Llagami ankohet ndaj tij, atëherë këtë duhet ta bëjë vetëm tek ai e tek askund tjetër.
Të jetë kjo çmenduri e reformës, apo është Sadushi që nuk ndihet mirë?
Diku Sadushi shprehet:
"...(Llagami) me ngut të pazakontë e çon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Një sjellje tipike e një “forum shopping”, që njihet në doktrinë si sjellje procedurale abuzive, pra të gjesh jo autoritetin/gjykatën që ligji autorizon, por një tjetër autoritet/gjykatë që mund të jetë më e favorshme për znj. Llagami."
Nuk e vlerësojmë dot shijen e Llagamit për çështje 'pazari', por ajo që përshkruan Sadushi, ngjan pikë për pikë me sjelljen që kanë zgjedhur avokatët e Veliajt.
Ndërsa Veliaj u shkarkua me një nen që e bënte aktin të ankimueshëm në Gjykatën Administrative, avokatët e tij thonë që Veliaj është shkarkuar me një nen që e përcillte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Duke përdorur kështu Gjykatën, që është më e favorshme e që i zgjat agoninë e detyrës Erion Veliajt./CNA
Po vijon në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë protesta e thir...
Ka nisur prej pak minutash në Tiranë protesta e thirrur pë...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar këtë të premte...
Një vit pasi Italia hapi qendrat për emigrantët në Shqipër...
Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur ditën e sotme lidhur me...
Mbërrijnë në Tiranë mbështetësit e parë nga Kosova të prot...
Ky është Irfan Domnori nga Shkodra. Mesditën e kësaj të pr...
Dhimitraq Ziu do të jetë drejtuesi i ri i Departamentit pë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot seancën e ...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me komentet dhe inter...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me kufizim...
Një person është arrestuar në Tiranë pasi është zbuluar se...
Kanë kaluar plot 61 ditë nga mashtrimet e Erion Veliajt dh...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten m...
Dy superndeshje blindojnë fundjavën sportive. Në kanalet s...
Monika Kryemadhi është larguar nga politika dhe tashmë do ...
Qytetarë të shumtë nga Kosova janë nisur ditën e sotme dre...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...