Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një vit pasi Italia hapi qendrat për emigrantët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh.
Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e emigrantëve në Shqipëri.
Por, përderisa Bashkimi Europian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë emigrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri.
“Shumë shqetësuese”
Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të Shqipërisë. Ato menaxhohen nga Italia. Po të njëjtën ditë, dhjetëra kamera filmuan arritjen e anijes së parë të marinës italiane që barti 16 burra nga Egjipti dhe Bangladeshi, të ndaluar në det teksa po tentonin të arrinin në BE.
Identitetet e tyre fillimisht u verifikuan në port. Më pas, ata u dërguan në qendrën në Gjadër, ku mund të prisnin për shqyrtimin e kërkesës për azil, nëse do të paraqisnin kërkesë të tillë. Por, shumë shpejt, katër prej burrave u identifikuan si persona “të cenueshëm” dhe u kthyen mbrapsht në Itali.
Brenda dy dite, edhe 12 personat e tjerë u kthyen po ashtu, pasi një gjykatë italiane vendosi kundër paraburgimit të tyre. Gjykata përmendi mospajtime lidhur me listën e vendeve “të sigurta” të origjinës të hartuar nga qeveria italiane, e cila përfshin shtete që nuk përmbushin kriteret ligjore europiane.
Një vit më vonë, gjyqtarët italianë kanë refuzuar vazhdimisht dëbimet, duke ngadalësuar planet për vendosjen deri në 3.000 emigrantëve në qendra. Sipas ekspertit ligjor, Gianfranco Schiavone, një raport i organizatave joqeveritare italiane gjeti se gjithsej 132 persona u dërguan në qendrat në Shqipëri.
Nga ta, vetëm 32 janë riatdhesuar, megjithëse nuk dihen me siguri se sa janë kthyer në Itali dhe sa janë dërguar në shtete të tjera. Po ashtu, është e vështirë që të merret një konfirmim zyrtar mbi detajet e programit dhe kushtet në qendra – autoritetet shqiptare i referuan pyetjet e AFP-së tek autoritetet italiane, të cilat nuk dhanë përgjigje në pyetjet specifike për këtë skemë.
“Situata është shumë shqetësuese për shkak të vështirësive ekstreme që kanë të ndaluarit për të ushtruar të drejtat e tyre themelore në përgjithësi”, tha Schiavone.
Sipas një raporti të një grupi të OJQ-ve, të paktën nëntë persona tentuan të vetëvriteshin teksa po mbaheshin në qendra dhe po ashtu janë regjistruar 21 raste të vetëlëndimeve.
“Eksperimenti italian”
Në mes të betejave të vazhdueshme ligjore, Italia planifikon t’i përdorë këto qendra si objekte ndalimi për personat që presin të dëbohen, pasi autoritetet italiane tashmë i kanë shpallur emigrantët si “të paligjshëm”. Schiavone tha se edhe kjo përpjekje ka gjasa të bllokohet po ashtu nga gjykatat europiane.
“Nuk ka ndonjë dispozitë që lejon ndalimin administrativ të të huajve që presin dëbimin nga Italia që ky proces të kryet në një vend që nuk është anëtar i BE-së”.
Por, kjo mund të ndryshojë brenda muajsh nëse “rregullorja për kthim”, e cila aktualisht po diskutohet në Parlamentin Europian, miratohet: kjo kornizë ligjore do të hapte rrugë për krijimin e qendrave për emigrantë jashtë kufijve të BE-së.
Që nga zgjedhja e saj më 2022, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka bërë luftën kundër emigrimit të parregullt, një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj. Legalizimi i atij që po cilësohet si eksperiment i Meloni-t do të ishte një fitore e rëndësishme politike për partinë e saj të ekstremit të djathtë, vëllezërit e Italisë.
Por, Filippo Furri, nga organizata joqeveritare ARCI, tha se shpreson që BE-ja ta rishqyrtojë këtë qasje dhe ta konsiderojë atë si “të paligjshme dhe ekonomikisht të paqëndrueshme”.
Ndërkaq, rreziku për njerëzit që emigrojnë është që “ky eksperiment italian të përhapet edhe në shtete të tjera”, tha ai. Gjatë një vizite të zhvilluar në Shqipëri në muajin maj, kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu dëshirën e tij për të krijuar “qendra të kthimit”.
Por, homologu i tij shqiptar, Edi Rama, u tregua hezitues për nisjen e një tjetër programi në shtetin e tij dhe tha se modeli italian “duhet kohë që të testohet”.
“Nëse funksionon, mund të replikohet. Por, jo në Shqipëri, diku tjetër në rajon”, tha Rama. /REL
Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur ditën e sotme lidhur me...
Mbërrijnë në Tiranë mbështetësit e parë nga Kosova të prot...
Ky është Irfan Domnori nga Shkodra. Mesditën e kësaj të pr...
Dhimitraq Ziu do të jetë drejtuesi i ri i Departamentit pë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot seancën e ...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me komentet dhe inter...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me kufizim...
Një person është arrestuar në Tiranë pasi është zbuluar se...
Kanë kaluar plot 61 ditë nga mashtrimet e Erion Veliajt dh...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten m...
Dy superndeshje blindojnë fundjavën sportive. Në kanalet s...
Monika Kryemadhi është larguar nga politika dhe tashmë do ...
Qytetarë të shumtë nga Kosova janë nisur ditën e sotme dre...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, ka b...
Sot mbahet seanca në Apelin e Posaçëm për kërkesën e kreut...
Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025 do të mbahet ditë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një ta...
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha sot se po...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...