
Kushëriri i Ilir Beqajt, Genc Byrazeri, dhe Arben Gjata janë paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Për Arben Gjatën dhe Genc Byrazerin, Gjykata ka dhënë masën detyrim me paraqitje pas hetimeve për koncesionin 100 milionë eurosh të sterilizimit.
Më herët CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për dosjen e koncesionit të sterilizimit, një nga çështjet “e nxehta" në duart e SPAK-ut që ka sjellë edhe reagime të shumta politike.
Në vendim thuhej se pas hetimeve gjykata ka dhënë masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zv-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë, Arben Gjatën, Petraq Mersinin, Genc Byrazerin dhe Naile Abazin.
Një detaj që përmendej në dosje ishte se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë njohje të hershme dhe ata kanë studiuar në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1991 dhe 1994. Këta të fundit kanë përfunduar studimet me Artan Leshin, që rezulton të jetë drejtor në kompaninë “Saniservice”.
Miqësinë e tyre ata e kanë vazhduar dhe kanë bashkëpunuar me qëllim që të përfitonin nga kontrata e sterilizimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Rrapaj ka hyrë në territorin e Shqipërisë në dhjetor të 2014 me automjetin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ishte në përdorim nga ish-zv-ministri Klodian Rjepaj.
Ky udhëtim është bërë pak ditë para se bashkimi i operatorëve të ekonomisë, ku përfshihet kompania "Investital" e Rrapajt të shpallej fituese për koncesionin.
“Saniservice” është kompania koncesionare e sterilizimit, aksionet më të mëdha i ka “Investital LLC”, ku themelues është Ilir Rrapaj./ CNA
Liqeni i Prespës së Madhe, “zonë e kuqe” nga rënia drastik...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke dhënë ...
Një studim i pavarur i ekspertëve të INSTAT në rreth 13 mi...
Presidenti kinez Xi Jinping ka të ngjarë të anashkalojë nj...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka ...
Afera me koncensionin e sterilizimit vijon të jetë në vëme...
Shqipëria ka marrë sot drejtimin e Brigadës së Europës Jug...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, foli për shë...
Këtë të enjte është zhvilluar një protestë në mbështetje t...
Ndërsa qeveria po përpiqet të krijojë një eufori mediatike...
“Sky” është një nga aplikacionet përmes të cilit SPAK ka z...
Kompania “Investital LLC”, e përfshirë në koncesionin e st...
Një person i cili u konstatua duke bërë manovra të rreziks...
CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shka...
Pushimeve verore u erdhi fundi edhe për këtë vit. Për fëmi...
Ish-kryeministri Fatos Nato është kthyer në vëmendje t...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri...
Kodra Kuzum Baba në qytetin e Vlorës është përfshirë nga f...
Mundësitë më të mira për punësim janë fushe, ku duhet të p...
65-vjeçari nga Kukësi ka dorëzuar pranë policisë arsenalin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...