LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi i CNA/ Si i konsideroni çmimet e apartamenteve në Tiranë?

3 Prill 2023, 09:49, Aktualitet CNA
Sondazhi i CNA/ Si i konsideroni çmimet e apartamenteve në
Foto ilustruese

Në Tiranë vijon shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve. Nga të dhënat që janë pasqyruar së fundi, çmimet e apartamenteve variojnë mbi 1,000 euro/m² nga 900 euro/m² që niste vitin e kaluar çmimi i shitjeve.

Në zona të veçanta të kryeqyetit, çmimet kanë një tendencë rritjeje në dyfish.

Ndërtuesit shpesh janë shprehur se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi i lartë i materialeve të ndërtimit.

Dy faktorë të tjerë që ndikojnë mund të jenë kërkesa e lartë dhe çmimet e fryra.

Duke pasur parasysh ankesat që qytetarët shprehin për këtë rast, CNA ka zhvilluar një anketim, ku i pyet qytetarët se si i konsiderojnë çmimet e apartamenteve në Tiranë.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani, një pjesë e votuesve i konsiderojnë të shtrenjta, ndërkohë që sondazhi vijon dhe mund të shprehni mendimin tuaj me votë në anketimin e mëposhtëm./ CNA.al

Poll

 

 

Lajmet e fundit nga