Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në datë 30 janar 2023, Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave, u thirr në SPAK.
Dyshimi pas përfundimit të takimit me prokurorët dhe dalja e ish ministrit Cani përpara kamerave, lidhej me procese të privatizimit të kryera në Ministrinë e Financave gjatë kohës që Ministër i Financave ishte Shkëlqim Cani.
Një nga zyrtarët që mund të zbërthejë para SPAK-ut aferat e privatizimit korruptiv të disa pronave dhe objekteve publike, duke i kaluar në duart e disa biznesmenëve, të lidhur me pushtetin, është njeriu që Shkëlqim Cani mori si Drejtor Juridik dhe i Shërbimeve Juridike.
Ai quhet Ergys Misha!
Lidhja e Canit me Ergys Mishën daton që nga koha që Cani ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Duket se lidhja nuk është ndërprerë sa kohë që Canit në 2014 iu desh sërish ndihma juridike e Ergys Mishës.
Sipas raportimeve në disa portale, Ergys Misha ka përgatitur dhe administruar dokumentacionin e dërguar nga njësitë administruese të pronës për shitjen dhe dhënien me qira të pasurive shtetërore. Misha ka organizuar procedurat ligjore si dhe ka ndjekur e monitoruar kontratat.
Që nga dita kur Shkëlqim Cani u thirr në SPAK, duket se organi i prokurorisë po e heton prej disa muajsh këtë aferë, ndërsa ka sekuestruar edhe disa prona të ushtrisë që Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka kaluar në duart e disa biznesmenëve.
Ergys Misha gjithashtu është marrë në pyetje nga hetuesit në SPAK, por duket se ka referuar emrin e ministrit Cani gjatë drejtimit të të cilit Ergys Misha ka ushtruar detyrën e drejtorit Juridik.
Ergys Misha nuk mund të jetë koka e një afere si ajo e grabitjes së pasurive shtetërore. Dyshimi i arsyeshëm është që Shkëlqim Cani, si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, gjatë kohës që Ergys Misha ka ushtruar detyrën e drejtorit Juridik, ka padyshim rolin e tij. Ndaj edhe Cani duket se gjithashtu është bërë pjesë e hetimit të SPAK-ut.

Sipas raportimeve në media e portale, me avancimin e hetimeve, besohet se Misha do të kthehet në i penduar, duke treguar të vërtetën se kush e ka urdhëruar, si janë paracaktuar përfituesit, sa para janë ndarë, kush janë sekserët, cilët pushtetarë janë aksionerë të fshehtë në pasuritë publike të tjetërsuara etj.
Shkeljet janë të shumta dhe flagrante.
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dyshohet se është thirrur përsëri në SPAK disa ditë më parë lidhur me të njëjtën dosje hetimire për të cilën u thirr në fund të janarit 2023.
Cani që deklaron në biseda me gazetarë se nuk dinte asgjë për disa prona publike, të cilat ishin shitur ose dhënë me qira, duhet të shpjegojë se me çfarë merrej në Ministrinë e Financave si ministër derisa në punët si ministër nuk merrte vesh, nuk e paskan lënë të merret apo zgjidhte të fshihej pas firmave të personave, të cilëve u delegonte kompetencat me stilin e vet.
Ish-sekretarja e Përgjithshme, Geraldina Prodani, gjithashtu është zyrtare që është emëruar në detyrën e sekretares së Përgjithshme menjëherë pas emërimit të Canit si ministër.
I gjithë grupi i angazhuar në procedurat e privatizimeve dhe dhënieve me qira janë zyrtarë të angazhuar me poste kyçe në ministri, menjëherë pas emërimit si ministër të Shkëlqim Canit.
Është e pamundur që Geraldina Prodani të anashkalonte ministrin duke futur në dosjet e privatizimit akte pa firmën e tij.
Kjo mund të ndodhte vetëm me delegimin e shkruar të Canit dhe autorizimin e tij te zonja Prodani si e besuara e tij. Nëse në dosje urdhrat e ministrit mungojnë atëherë ka vetëm një zyrtar që mund t’i zhdukte ato: vetë ministri.
Edhe Endrit Duçka, drejtor i Vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, është emër i regjistruar në Ministrinë e Financave nga Shkëlqim Cani.

Duçka gjithashtu ka një lidhje farefisnore me Geraldina Prodanin, por kjo nuk shihej si konflikt interesi sa kohë që në kohën kur ministrinë e drejtonte Shkëlqim Cani, Endrit Duçka ishte në varësinë direkte të Shkëlqim Canit si ministër dhe nuk varej nga sekretari i Përgjithshëm.
Si pjesë e grupit korruptiv, Endrit Duçka mund të ketë vepruar vetëm si i autorizuar nga ministri Cani.
Ish-ministri sot pretendon më kot se të gjithë ata që i mori vetë në ministri qenkan organizuar e bërë grup që t'ia punonin syleshit, që spastroi ministrinë për t'u bërë vend atyre.
Duçka është dhëndri i Vilma Nushit dhe kjo shpjegon edhe më mirë se cilit ish-network-u po i shërbente Cani kur zgjodhi Duçkën dhe jo ndonjë tjetër si njeriu që duhet të merrej me pronat në administrim të Ministrisë së Financave.
SPAK-u raportohet se po pyet personazhe dhe ish-zyrtarë të shumtë për aferën e privatizimeve dhe në këtë linjë duket se ka rithirrur para disa ditësh edhe ish-ministrin Cani./ CNA.al
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se SPAK-u...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim me gazetarët ka...
Sot bëhet 1 vit nga lëshimi i vizave 10-vjeçare joemig...
RCC organizoi Forumin e Organizatave Jo Qeveritare (OJ...
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden p...
Ambasada e Holandës në Shqipëri në bashkëpunim me SHBA...
Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një deklarat...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, gjatë seancës plenare ...
Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore për ...
Presidenti Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ata...
Jeni gati për ulje marramendëse çmimesh? Produket me ofer...
“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në harkun koh...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje t...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e Arben Ahmetajt...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili ka renditur arsye...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohe...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...