Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një deklaratë për mediat ka publikuar fakte që paraqesin dëshmi se si banda e inceneratorëve ka kapur qeverinë dhe se si ajo është në funksion të bandës.
Bozdo tha se kjo histori me banda e banditë fillon kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano.
Ai theksoi se në datën 01.04.2019, lidhet një kontratë midis Integrated Energy, kompanisë së Inceneratorit të Tiranës dhe studios arkitekturore Casanova-Hernandez dhe objekti i saj është zhvillimi i projektit Eko-Park në Durrës mbi Landfildin ekzistues në Porto Romano.
Deklarata e plotë e Eno Bozdos për mediat:
Faktet që do paraqesim tani janë dëshmi e mirëfilltë se si banda ka kapur qeverinë dhe se si qeveria është vënë plotësisht në funksion të bandës.
Jo bandë dosido, por karteli i inceneratorëve që ka kapur qeverinë me Edi Ramën brenda.
Kjo histori me banda e banditë fillon kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. I ashtuquajturi Eko-Park Durrës. Edi Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit.
Tre muaj më vonë, në 16.10.2019, AKUM shpall tenderin për ndërtimin e Eko-Park Durrës. Procedura anulohet në datën 03.12.2019, vetëm 3 ditë përpara se të hapeshin ofertat.
Në datën 16.12.2019, Edi Rama firmos një vendim, si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në vendim ka dy pika:
a- Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26.11.2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos.
b- AKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto-Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.
Në datën 21.12.2019 midis kompanisë Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanise De Mare s.r.l lidhet një marrëveshje bashkëpunimi (JV) për të marre pjesë në procedurën tenderuese të AKUM.
Në datën 27.12.2019 midis AKUM dhe JV (De Mare & Victoria) lidhet kontrata me negocim të drejtpërdrejtë në vlerën 1.9 miliardë lekë.
Në datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë, midis JV De Mare s.r.l & Victoria Invest dhe Kompanisë ARTCON sh.p.k, në pronësi të Denis Ymerit, lidhet kontratë nënkontraktimi në vlerën 649 milion lekë.
Për ata që i bën kureshtarë emri i panjohur Denis Ymeri, i kujtoj se çdo bandë ka një shofer, ose një bandit që luan shoferin?
Që prej datës 15.03.2020 Denis Ymeri është punësuar shofer pranë kompanisë INTEGRATED ENERGY sh.p.k. Pra, shoferi i kompanisë së Klodian Zotos. Kompania ARTCON është themeluar nga Ilsa Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos. Në datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Në datën 04.05.2020 kompania ndryshon emrin nga Artemis Farm në ARTCON.
Nëse kthehemi mbrapsht në kohë, ekzaktësisht 1 vit e një muaj, pikërisht ne datën 01.04.2019, lidhet një kontratë midis Integrated Energy, kompanisë së Inceneratorit të Tiranës, dhe studios arkitekturore Casanova-Hernandez. Objekti i kësaj kontrate është zhvillimi i projektit Eko-Park në Durrës mbi Landfildin ekzistues në Porto Romano. Vlera e kontratës është 225.000 Euro
Casanova – Hernandes është në fakt një zyre arkitektesh shumë e preferuar nga qeveria shqiptare. Ajo ka përfituar shumë projekte nga Rama, nga FSHZH dhe AZHT.
Një ndër projektet kryesore është dhe rikonceptimi i Muzeut Kombetar, një projekt 13 milionë euro i cili është fituar nga Casanova Hernandez dhe partnerin lokal “I Ri”. Kjo është kompania ku punon thjeshtra e Edi Ramës.
Pra Klodian Zoto, i përfshirë në aferën e inceneratorëve, në aferën më skandaloze ndonjëherë të qeverisë shqiptare, kur rreth 420 milionë euro janë tretur dhe treten çdo ditë nga xhepat tuaj, e dinte përpara se edhe vetë Edi Rama se çfarë do të ndodhte në Porto Romano në Durrës.
Ai kontraktoi studion Casanova Hernandez, për të bërë një projekt mbi Porto Romanon 3 muaj përpara se Edi Rama të deklaronte se do ta zhvillonte projektin nëpërmjet bashkëpunimit me privatin, dhe 6 muaj përpara se AKUM ta shpallte garën të cilën vetë Edi Rama më pas e anuloi.
Mundësitë këtu janë dy: Ose Klodian Zoto i prezanton Edi Ramës privatisht idenë e tij për landfillin e Porto Romanos, ose Edi Rama thërret Klodian Zoton dhe ia ngarkon personalisht këtë detyrë, shumë përpara se ta shpallte publikisht. Në të dyja rastet, kemi sot provën përfundimtare të lidhjes së drejtpërdrejtë të Edi Ramës me bandën e Inceneratorëve.
Kjo provë e pakundërshtueshme tregon atë që ne të gjithë e dimë: asnjë aferë, jo më ajo e inceneratorëve, nuk ndodh në këtë vend pa dakordësinë e Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai ka miratuar këtë projekt, dhe ai dhe vetëm ai është përfitues kryesor i saj.
Në bazë të këtyre provave të reja skandaloze, SPAK nuk mund të bëjë më të paditurin. Provat janë përvëluese dhe të pamohueshme. Këto prova do ta ndjekin nga mbrapa Edi Ramën kudo dhe kurdoherë, se drejtësia ndoshta vonon por nuk harron. Deri atëherë, “heronjtë tanë të drejtësisë” mund të zgjedhin nderin dhe të fillojnë menjëherë hetimet, ose turpin dhe të mbyllin sytë dhe veshët./ CNA.al

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, gjatë seancës plenare ...
Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore për ...
Presidenti Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ata...
Jeni gati për ulje marramendëse çmimesh? Produket me ofer...
“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në harkun koh...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje t...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e Arben Ahmetajt...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili ka renditur arsye...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohe...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve p...
Gjyqtari Dhimitër Lara do të shqyrtojë ankimimin e ish...
PD, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, ka dorë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për nderimin e...
Dje, Endri Shabani i “Nismës Thurje”, një nga aktivist...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça” është “mbytur...
Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...