
“Open Ballkan” do të çajë detet dhe oqeanet me flamur shqiptar/ Thirrja e fortë e Gjergj Lucës, për liderët e Ballkanit
Shqipëria ka shkruar histori sot në industrinë navale duke...
Historia se si Lëvizja Socialiste për Integrim, tanimë e pagëzuar me emrin Partia e Lirisë, ka përfituar financime të majme përmes njerëzve të punësuar prej saj në administratë, nuk është e re. Nuk është i ri as lajmi se njeriu që ka mbushur me para thasët e LSI-së në çdo fushatë është pikërisht vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi.
Por, ajo që ndoshta ende nuk është zbardhur plotësisht në media dhe që kërkon një hetim të thelluar e profesionist nga SPAK, është skema e korrupsionit dhe pastrimit të parave që Drini Kryemadhi ka kryer për llogari të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me përfshirjen e pabesueshme në këtë histori edhe të mamasë së Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, dhe vjehrrit të Drinit, shtetasin Nuri Peti.
Një skenar i jashtëzakonshëm vjedhjeje e parave të qytetarëve, për të mbajtur në këmbë financat e LSI-së, por edhe për të krijuar biznese të tjera të dyshimta, që sërish duket se janë përdorur në historinë zinxhir të korrupsionit të ideuar nga Meta.
Gjithçka nis me bekimin që Ilir Meta i jep koncesionit abuziv për kolaudimin e automjeteve SGS, i cili pas vitit 2013 drejtonte de facto Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik. Kujtojmë këtu se gjatë periudhës 10-vjeçare të operimit të SGS në Shqipëri, Ilir Meta ka kontrolluar për 7 vjet Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.
Në 21 nëntor të vitit 2013, çifti Meta-Kryemadhi çojnë Drini Kryemadhin të punojë si mekanik te koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4.000 USD në muaj. Një rrogë anormale për një mekanik, pasi ishte më e lartë sesa paga që merrte Drejtori i Përgjithshëm i SGS dhe rreth 4 herë më e lartë sesa mekanikët e tjerë, që kishin të njëjtin pozicion si vëllai i Monika Kryemadhit.
Pas këtij punësimi, deri në vitin 2020 mes anëtarëve të familjes Kryemadhi kanë nisur të qarkullojnë shuma të mëdha parash të dyshimta, çka nuk janë sqaruar asnjëherë. Gjatë këtyre viteve, në skenë shfaqet edhe një kompani ndërtimi me emër “Tirana DKK”, e cila kalon herë në pronësi të Drini Kryemadhit, e herë në emër të vjehrrit të tij, Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.
Kronologjia e fakteve për skemën e korrupsionit dhe pastrimin e parave:
- Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini, merr nga kompania SGS rreth 360 milionë lekë të reja si paga dhe shpërblime. Pra, më shumë se 50 milionë lekë çdo vit.
Në dhjetor 2020, Drini Kryemadhi largohet nga kompania SGS, duke marrë edhe një shpërblim të fundit prej 30.000 USD.
Gjatë periudhës që vëllai i Monika Kryemadhit ka qenë i punësuar në kompaninë SGS dyshohet se ai nuk është paraqitur asnjë ditë në punë.
Në 13 maj 2014, disa muaj pasi u punësua në SGS, Drini Kryemadhi i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit “Tirana DKK”, me vlerë rreth 180 mijë USD.
Tre muaj më pas, në gusht 2014, ai ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti.
Në 18 shtator 2014, më pak se një muaj pas largimit të Drini Kryemadhit nga kompania, Tirana DKK faturon SGS-në për një vlerë 3.2 milion lek. Kjo ishte arsyeja e ndryshimit të pronësisë së aksioneve?
Shtetasi Nuri Peti rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini)?- më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.?- më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti.?- më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 Euro.
Çuditërisht, 3 vjet më vonë, në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia kthen mbrapsht aksionet dhëndrit, Drini Kryemadhit. Ekziston dyshimi se këto lëvizje pronësie të aksioneve kanë si maskë për lëvizjen dhe mbulimin e parave që vëllai i Kryemadhit merrte në SGS dhe i kalonte si financim për fushatat e LSI-së. Ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit “Tirana DKK” është futur në marrëdhënie financiare me SGS, por meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit, si dhe mes SGS dhe Tirana DKT, konsiderohen si konfidenciale nga bankat, lind nevoja për një hetim të tyre nga SPAK-u, për të kuptuar lëvizjen e parave.
Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi kalon rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Këtu lind një konflikt i pastër interesi dhe një pyetje e rëndësishme: Si mundet një punonjës që paguhet nga paratë e shtetit, të jetë edhe financues me shuma të majme i një partie politike, e cila ka emëruar ministrin e Transporteve që duhet të kontrollojë rregullsinë e zbatimit të kontratës nga koncensionari, që paguan një nga financuesit kryesorë të partisë së ministrit në fjalë?
Në vitin 2014, mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi kalon në llogarinë bankare të vajzës 13 milionë lekë, pa specifikuar burimin e këtyre parave.
Këto fakte janë të mjaftueshme për të hapur një hetim nga SPAK, për të kuptuar pak më shumë rreth skemës së përdorur nga çifti Meta-Kryemadhi për financimin e LSI-së./Tema
Shqipëria ka shkruar histori sot në industrinë navale duke...
Djali i një-ish politikani është ndaluar për disa orë nga ...
“Blushi i Metës’ në rolin e sekretarit të përgjithshëm të ...
Pedagogu Erion Kristo, ka bërë një analizë të shkurtër të ...
Rajana Jata, kryesekretare në Prokurorinë e Tiranës, është...
Korrupsioni me inceneratorët është prodhuar nga politika p...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sërish sot ka konfimuar pjesëm...
Me 8 guisht 1991, mijëra shqiptarë tejmbushën anijen “Vlor...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale, disa rea...
Bllokimi i mjeteve detare pas ngjarjes së 2 gushtit në Pot...
Pas rreth 12 orësh është bërë e mundur shuarja e zjarrit q...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer 31 vit...
Sot përfundon ultimatumi 72-orësh që qytetarët i vendosën ...
DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në...
Të hënën në 19:30 do të ketë sërish një protestë për 7...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me çështj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka re...
Pas tragjedisë ku humbi jetën Jonada 7-vjeçare, polici...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një 76-vjeçare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg Naim Mursel...
Një atentat mafioz në aksin Lezhë-Shkodër la viktimë 40-vj...
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me b...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...
Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh ...
Jim O'Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA në një int...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në Pris...
Këtë të dielë në Mal të Zi ka nisur regjistrimi i popu...
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosla...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...