Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Prej më shumë se një viti, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ka nisur një fushatë sulmesh mediatike ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve, ndaj gjyqtarëve.
Një fushatë sulmesh, ku akti më i paprecedentë është përfshirja e mediave dhe përdorja e tyre si mashë për të kryer sulme me qëllim intimidimin, kërcënimin, shantazhin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
E njëjta skemë përsëritet herë pas here. Sa herë ka një gjyq të Veliajt, para seancave nga Veliaj, nga mediat pranë tij, nga avokatët e tij të studiove ligjore lobiste dhe atyre të pandehur, si në rastin e Plarent Ndrecës, nisin me skenarët dhe skemat e presionit dhe sulmit ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve përkatës të çështjes.
Kjo ka ndodhur edhe 24 orë më parë, para seancës që zhvillohet sot në Gjykatën Administrative për padinë qesharake ndaj prokurorit Ols Dado, ku avokati i pandehur i Erion Veliajt doli në një konferencë për shtyp për të ushtruar një presion të hapur dhe publik.
Kjo dalje publike u shfrytëzua për të hedhur akuza lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor të kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën Administrative, ndërsa presioni ka shkuar deri aty sa avokati i pandehur i një tjetri të pandehuri, Plarent Ndreca, ka kërkuar të aktivizohen mekanizmat e kontrollit ndaj gjykatës.
Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, në konferencën për shtyp të mbajtur të enjten, 24 orë para seancës së sotme në Gjykatën Administrative, tha se: “Prej ditësh, në hapësirën publike dhe në burime të hapura mediatike, janë raportuar pretendime jashtëzakonisht shqetësuese mbi tentativa të mundshme ndikimi dhe presioni institucional në lidhje me këtë proces gjyqësor”, duke vijuar më tej se “pas gjithë këtyre zhvillimeve krijohet natyrshëm dyshimi se gjyqtari i çështjes mund të gjendet nën një presion institucional të jashtëzakonshëm për të mos lejuar që një vendim gjyqësor të ekspozojë dështimin e vetë sistemit për të korrigjuar një problem kaq të rëndë ligjor dhe institucional”.
Kjo është një gënjeshtër, pasi pas një vëzhgimi të bërë nga CNA, nuk rezultoi që të kishte ndonjë informacion mediatik apo ndonjë presion ndaj gjyqtarit të çështjes Hazbi Balliu.
Kërkon të aktivizohen mekanizmat e kontrollit ndaj gjykatës, nga një institucion që e ka sulmuar ILD-në.
Nga një anë sulmojnë ILD-në, nga ana tjetër kërkojnë të kontrollohet.
CNA raportoi që ndërsa ky shantazh i hapur publik konsiderohet i paprecedentë, vërehet një heshtje nga KLGJ-ja, duke lejuar që një çështje penale me peshë të kthehet në një "show" mediatik dhe politik.
KLGJ-ja duhet të raportojë, duhet të reagojë në mënyrë urgjente për të mos lejuar që të krijohet ky lloj standardi, që dalin avokatët e të pandehurve një ditë para gjykatës, 24 orë para gjyqit, dhe ushtrojnë presion mbi gjyqtarët.
KLGJ duhet ta thyejë këtë heshtje dhe të reagojë ndaj një të pandehuri që guxon t'i tregojë gjykatës mekanizmat e kontrollit vetëm 24 orë para mbajtjes së seancës në Gjykatën Administrative.
Fakti është përballë, nëse ka një lloj presioni, shantazhi dhe dhune mbi gjyqtarët, këtë më shumë se kushdo tjetër e ka bërë Erion Veliaj.
Këtë e tregojnë përgjimet në burgun e Durrësit, mediat e tij që paguhen nga i vëllai dhe së fundi avokati i pandehur Plarent Ndreca në konferencën për shtyp të dhënë 24 orë para seancës së sotme, pa folur për fyerjet, shpifjet, shantazhet që u bëjnë njerëzve të drejtësisë./ CNA
Bordi i Transparencës, sot, në datë 8 maj 2026, në mbledhj...
Prokuroria e Posaçme ka caktuar sot pretencën për Plaurent...
Pasditen e sotme, në orën 19:00, para Kryeministrisë, opoz...
Pas aksidenteve tragjike të ndodhura së fundmi në vend dhe...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vrasjen e Rexh...
Pavarësisht se turizmi i tepërt po pushton pjesë të Spanjë...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, vijon me denoncimet mbi...
Shoqata “Çamëria” dega Vlorë ka reaguar pas vrasjes së Rex...
Sot është mbledhur Këshilli i Integrimit Europian për taki...
Ditën e sotme në orën 14:00 në Gjykatën Administrative zhv...
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi dje seancën plenare të radhë...
Në seancën e sotme parlamentare deputeti i PD-së Belind Kë...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vendimin e Gjykatës s...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale Luçi...
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gj...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin Të Paekspozuarit me Y...
Këtë të enjte, 24 orë para seancës së radhës në Gjykatën A...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë fjalë...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy procedura tenderimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...