Këlliçi saktëson vendndodhjen e 8 vilave/ Dyshohet se lidhen me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit
Në seancën e sotme parlamentare deputeti i PD-së Belind Kë...

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi dje seancën plenare të radhës, ku miratoi katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime, ndërsa disa nisma të opozitës u rrëzuan me votat e mazhorancës.
Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta. Më pas u miratua procesverbali i seancës së 4 majit 2026 dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantoi rendin e ditës.
Në fillim të punimeve u zhvilluan dy interpelanca të kërkuara nga deputetë të Partisë Demokratike, njëra me Kryeministrin Edi Rama, e deleguar te ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe tjetra me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Teksa mungoi në interpelancë kryeministri Edi Rama shkoi në Parlament vetëm në momentin e votimit të projektligjeve.
Ndër aktet më të rëndësishme të miratuara ishte akti normativ për ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i cili kaloi me 85 vota pro dhe 25 kundër.
Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen ndryshuese për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027, me 108 vota pro dhe vetëm një abstenim.
Me shumicë votash u miratuan edhe ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, projektligji për ndryshime në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.
Nga ana tjetër, Kuvendi rrëzoi disa projektligje të propozuara nga opozita dhe Partia e Lirisë, përfshirë ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare, akcizat dhe projektligjin për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse.
Gjatë seancës u votuan edhe disa emërime në institucione të rëndësishme. Ahmet Prençi u zgjodh Komisioner në Zyrën e Avokatit të Popullit për Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, ndërsa Alma Faskaj u emërua Komisionere për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.
Po ashtu, Genta Tafa u zgjodh Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa Merita Bejtja mori detyrën e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të seancës, Kuvendi miratoi edhe strukturën dhe organikën e Entit Rregullator të Ujit, ndërsa punimet u mbyllën rreth orës 00:35./ CNA
Në seancën e sotme parlamentare deputeti i PD-së Belind Kë...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vendimin e Gjykatës s...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale Luçi...
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gj...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin Të Paekspozuarit me Y...
Këtë të enjte, 24 orë para seancës së radhës në Gjykatën A...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë fjalë...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy procedura tenderimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Sot në Kuvend deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar ndërtim...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka ndarë sot ...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka marrë masa për ga...
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drej...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka folur për aks...
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e shqyrtimit të kërkesë...
Një akt i paprecedentë shantazhi ndaj sistemit të drejtësi...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, publikoi sot...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ndau...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...