
Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Sali Berisha u tallën me kandidaturat për Avokatin e Popullit. U tallën me dy nga figurat më serioze që publikuan kandidaturat për Avokatin e Popullit.
Një prej tyre ishte Adriana Kalaja, avokatja pjesë e PD-së, e cila ka bërë një sërë kallëzimesh dhe ka ndenjur në opozitë. Avokatja e cila si pjesë e PD-së mbrojti një sërë kauzash në favor të partisë ku bënte pjesë.
Rikujtojmë që ishte Adriana Kalaja ajo e cila depozitoi në SPAK kallëzimin për Tërmet Peçin, për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro. Pas kallëzimit të Kalasë, Tërmet Peçi u thirr në SPAK.
Jo vetëm kaq. Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, për mashtrim në procesin e vetingut.
Gjithashtu Adriana Kalaja ka dorëzuar në ambasadën amerikane dosjen e plotë të gjyqtares Irena Gjoka, të cilën opozita e akuzon për mashtrim në lidhje me dënimin e saj në Greqi dhe fshehjen e pasurisë.
Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK dhe gjyqtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari, për të cilën tha se ishte në konflikt interesi në shqyrtimin e padisë së opozitës për marrëveshjen Rama-Meloni.
Gjithashtu avokatja ka denoncuar në SPAK dhe kryeministrin Rama.
Në nëntor të vitit 2024, avokatja Adriana Kalaja kallëzoi në SPAK bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxën për vilën “NAAN”, një godinë, qiraja e së cilës shkonte në shumën 25 mijë euro, por i ishtë dhënë falas nga pronarët Ajola Xoxës.
Adriana Kalaja në emër të Partisë Demokratike ka kallëzuar po ashtu në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malajn për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm të tenderave.
Këto që renditëm më sipër janë vetëm disa nga kallëzimet e bëra nga Adriana Kalaja në emër të Partisë Demokratike. Kalaja e meriton më shumë se kushdo tjetër moralisht mbështetjen e PD-së, por nuk kanë guximin dhe kurajën t’ia thonë në sy se nuk e mbështesin.
Tallja e PD-së dhe Berishës vijon dhe me Besim Ndregjonin, emrin e lakuar nga kreu demokrat qysh se kur nisi diskutimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në rastin e Besim Ndregjonit ka diçka të pamundur që ai të zgjidhet Avokat i Popullit. Emri që zgjidhet Avokat Populli duhet të jetë maksimumi 70 vjeç, ndërsa Ndregjoni është 73 vjeç. Duke pasur parasysh dhe përcaktimet ligjore që Avokati i Popullit gëzon imunitetin dhe pagën e gjyqtarit të gjykatës së lartë që dalin në pension të detyrueshëm në moshën 70 vjeç.
Megjithatë Partia Demokratike vijon tallet me Besim Ndregjonin dhe nuk ka guximin t’i thotë në sy se duhet të tërhiqet nga kjo garë sepse është mbimoshë.
PD vendos në listën për Avokatin e Popullit emra me problematika, njerëz që rezultojnë në dosjet hetimore të SPAK-ut. Dikush ka pasur burrin nën masë arresti për lidhjet me bandat e Shijakut si dhe nuk ka asnjë kontribut personal apo të ketë ushtruar profesionin e avokatit, thjesht ka punuar si lektore.
Një tjetër emër i propozuar nga PD është nën hetim nga SPAK për fatura fiktive në lidhje me aferën e “Bankers” si dhe nuk ka asnjë kontribut në kauzat civile. Profesionist në sektorin privat, por pa asnjë kauzë civile.
Kandidati tjetër i PD-së rezulton të jetë një i punësuar në sistemin e drejtësisë i shkarkuar nga procesi i vetingut, për pasuri të konsiderueshme të pajustifikuar.
Ndërsa një tjetër emër i propozuar dhe i mbështetur nga Partia Demokratike nuk ka asnjë rast të përfshirjes në kauza publike apo të ketë ushtruar profesionin e avokatit. Thjesht ka themeluar një platformë.
Ndërkohë që sipas ligjit për Avokatin e Popullit, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere ku me të rëndësishmet janë, të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale dhe të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit.
Partia Demokratike e ka kthyer zgjedhjen e Avokatit të Popullit në një komedi, në tallje ndaj njerëzve të saj. Një sjellje tallëse dhe ndaj njerëzve që japin kontribute në PD dhe punojnë në favor të partisë./CNA
Pjesa e “fake news”-it, e manipulimit për t'i nxjerrë nga ...
Sali Berisha nuk ka nënshkruar si mbështetës i kandidaturë...
Shoqatat e të drejtave të njeriut kanë propozuar për Avoka...
Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka ironizuar protestat ...
Në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhjetëra hektarë tokë bu...
Carlo Bollino, një nga ushtarët dhe shërbëtorët e Erion Ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari ...
Dy çmime ndërkombëtare, dhjetëra mijëra zemra të fituara, ...
Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve do të mblidhet nesër për em...
Disa tregues që lidhen me përmirësimin e cilësisë së furni...
Kjo javë ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe diell, ndërsa ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin ...
Protestat e fermerëve grekë, që vijojnë prej disa ditësh, ...
Sot, më 8 Dhjetor, në Ditën e Rinisë, kreu i PD-së, Sali B...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka folur për planin e qeverisë...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, v...
Në Shqipëri, data 8 dhjetor mbart një domethënie të veçant...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...