20 qendra të tjera në Shqipëri për emigrantët/ Kaso: Halli i kryeministrit, për të pastruar imazhin
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka folur për planin e qeverisë...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu, që rezulton të jetë dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të.
Bazuar në hetimin pasuror, pasuritë e Arkaxhiut nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike. Po ashtu ka dyshime se pasuritë rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Sipas përllogaritjeve, pasuritë kapin shifra prej qindra mijëra eurosh.
Njoftimi:
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ dhe personave të lidhur me të.
Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.03 të vitit 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.
Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme.
Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.
Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 12/a 21, 22, 24 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:
– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;
– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe
– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro./CNA
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka folur për planin e qeverisë...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, v...
Në Shqipëri, data 8 dhjetor mbart një domethënie të veçant...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Prej 112 ditësh, Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mas...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga atmosfera në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj duket se...
Në Tiranë është hapur një ekspozitë e rrallë kushtuar Parl...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala...
Pasditen e sotme në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombët...
Taulant Toma, një shqiptar që po vuante dënimin në burgun ...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Si...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe f...
Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë ...
Shqipëria ka hapur zyrtarisht në sezonin e festave të fund...
Mbrëmja e 6 dhjetorit solli në pedonalen e qytetit të Bili...
Pas ndezjes së dritave, Korça është shndërruar në një nga ...
Korça ka nisur zyrtarisht sezonin e festave, teksa mbrëmje...
Në Shqipëri po ndjehet gjithnjë e më shumë atmosfera e fes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...