I njohur si "mbreti i arratisjeve"/ Shqiptari "avullon" nga burgu i sigurisë së lartë në Itali
Taulant Toma, një shqiptar që po vuante dënimin në burgun ...

Pasditen e sotme në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet derbi Tirana-Partizani. Policia ka publikuar dhe planin e masave, për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit.
Në njoftimin e mëposhtëm janë listuar dhe segmentet rrugore që do të bllokohen.
Gjithashtu në zbatim të planit të masave, bëhet me dije se do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj).
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;
– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.
Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).
Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara. /CNA
Taulant Toma, një shqiptar që po vuante dënimin në burgun ...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Si...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe f...
Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë ...
Shqipëria ka hapur zyrtarisht në sezonin e festave të fund...
Mbrëmja e 6 dhjetorit solli në pedonalen e qytetit të Bili...
Pas ndezjes së dritave, Korça është shndërruar në një nga ...
Korça ka nisur zyrtarisht sezonin e festave, teksa mbrëmje...
Në Shqipëri po ndjehet gjithnjë e më shumë atmosfera e fes...
Ditën e sotme kremtohet Dita e Shën Nikollës, në të gjitha...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një familj...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar seg...
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 27 per...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimi...
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se për shkak të prot...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka de...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi këtë të premte detaje të re...
Qyteti i Korçës hap zyrtarisht të shtunën sezonin e festav...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...