Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 27 persona pjesë e grupeve të ndryshme të strukturuara kriminale, mes tyre Arben Ndokën, Arian Tukun, Ervis Martinajn, Durim Bamin etj.
Nga hetimet e SPAK-ut rezulton se ka edhe punonjës të Policisë së Shtetit të lidhur me eksponentë kriminalë.
Rastet janë si më poshtë:
I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, gjatë periudhës kohore dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundërligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krehrin e saj.
Në zonën e Qarkut të Lezhës, gjatë muajve qershor-shtator 2020 ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa, një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Elson Reçi dhe në përbërje të të cilit kanë qenë shtetas të ndryshëm, të cilët ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm. Elsoni kujdesej për funksionimin e aktivitetit të kundërligjshëm, ndërkohë që edhe kultivonte bimën narkotike. Për të ushtruar këtë aktivitet të kundërligjshëm, i pandehuri është ndihmuar nga Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë, shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë, i cili e furnizonte drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal me informacione të ndryshme policore, duke luajtur rol në shmangien e kontrolleve policore në zonat ku kultivohej bima narkotike.
Gjithashtu, provohet se në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në zonën e Krujës gjatë muajve maj-shtator 2020, ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme në kultivimin e kanabis sativës një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar. Në këtë veprimtari janë përfshirë shtetasit:
Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë Shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë
Henerigert Mitri me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
Ata, duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policiore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike.
I përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm në rolin e bashkëpunëtorit ka qenë edhe i pandehuri Elton Zalla. Në banesën e këtij të fundit, më 20.9.2020 u gjetën 202 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, përpunimi dhe ambalazhimi.
Me cilësinë e drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, Henerigert Mitri duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit ScyECC, me dashje, nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Trafikimi i lëndëve narkotike
Të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) gjatë muajve qershor-nëntor të vitit 2020, kanë organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar për trafikimin e bimës narkotike kanabis sativa, për në vendet e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me të pandehurin Oltion Zefi dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Më 3.11.2020, një sasi prej rreth 160 kilogramë kanabis sativa e trafikuar nga Shqipëria, u sekuestrua në Malin e Zi./ CNA
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimi...
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se për shkak të prot...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka de...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi këtë të premte detaje të re...
Qyteti i Korçës hap zyrtarisht të shtunën sezonin e festav...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në disa nga instituc...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh në kuadër të...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pak minuta më parë lidhu...
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner dorëzoi sot p...
Agjencia e Kadastrës Shqiptare ka njoftuar sot se gjatë mu...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja...
Prokuroria e Posaçme ka sqaruar sot disa rrethana procedur...
Prokruroria e Posaçme ka sqaruar sot disa rrethana të rënd...
SPAK ka ndarë këtë të premte një informacion sqarues mbi z...
GJKKO ka caktuar sot dënim me 42 vite burgim në total për ...
Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë çështjen e ish-preside...
Gazetari Milaim Zeka është paraqitur këtë të premte në Pro...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prok...
Ura që lidh zonën e Bleran-Bardhajt në Bashkinë Shkodër ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...