Droni që kap shoferët në shkelje të ligjit/ Ndëshkohen 183 drejtues automjetesh
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar ko...

Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike përmes një programi që ka si synim zhvillimin urban rezistent ndaj ndryshimeve të klimës në vendin tonë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, nënshkruan marrëveshjen “ALBAdapt” me qëllimin përmirësimin e sistemit të informacionit për shërbimin meteorologjik dhe klimën përmes krijimit të një sistemi për paralajmërimet e hershme sipas standardeve ndërkombëtare.
“Masat që duhen marrë nuk janë thjesht teorike. Bashkitë, komuniteti, institucionet, agjencitë dhe qeveria duhet të kemi shumë aksione përpara që këto të mos ndodhin dhe t’i parandalojmë. Prandaj jemi bashkë, nuk është vetëm çështje shqiptare. Gjithë Mesdheu ka të tilla probleme dhe Shqipëria është në zemër të këtij territori. Falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, me partnerët tanë të rëndësishëm, nisim një aksion të ri në këtë drejtim”, tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Jemi të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë t’u bëjë ballë ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike janë një fakt dhe duhet të përshtatemi ndaj pasojave. Me këtë projekt ndihmojmë edhe Shërbimin Meteorologjik në parashikime më të sakta në mënyrë që të shpëtojmë jetë në kushtet e motit ekstrem”, tha ambasadori Karl Bergner.
Ky projekt synon të rrisë kapacitetin adaptues dhe qëndrueshmërinë klimatike të Shqipërisë nëpërmjet gjenerimit, koordinimit dhe përdorimit efektiv të informacionit mbi klimën në formën e një shërbimi hidrometeorologjik kombëtar dhe kuadri kombëtar funksional për shërbimet e klimës, një sistemi të paralajmërimit të hershëm duke paralajmëruar rreziqet te njerëzit, të cilat së bashku përbëjnë një sistem “të bashkuar” të informacionit klimatik dhe paralajmërimit(CIEWS).
Sa u përket masave të përshtatjes, synohet mbështetja e bashkive në investime për zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës. Falë mbështetjes së Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF), do të vihen së shpejti në dispozicion mbi 36 milionë euro për të përgatitur Shqipërinë për ndryshimet klimatike.
Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në drejtim të Agjendës së gjelbër dhe miratimi i kësaj marrëveshjeje shënon nisjen e punës për projektin “Albadapt”, projekti më i rëndësishëm përshtatës i Shqipërisë në fushën e ndryshimeve klimatike./CNA
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar ko...
Për çështjen "McGonigal" deputetja e PD-së, Albana Vok...
Të hënën, ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha në Kuvend se në të a...
Në fjalën e tij në Kuvend, teksa u pyet nga nënkryetar...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuve...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij ...
Pas mbërritjes në Athinë Fredi Beleri do të takohet me Kyr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim...
Kryeprokurori Olsian Çela nuk dha asnjë sqarim apo për...
Gjatë raportimit në Kuvend për punën e organit të akuz...
Të hënën, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin pë...
Në një deklaratë të dhënë për mediat nga aeroporti i R...
Mëngjesin e sotëm, Fredi Beleri la burgun e Fierit, pa...
Pesha e turistëve nga Kosova në totalin e hyrjeve të r...
Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm burgun e Fierit...
Pushimet në jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjë...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pritet të raportojë në s...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...