Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike
Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë ...

Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, rritja e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim apo për parandalimin e paligjshmërive, si dhe rritja e standardit të integritetit të trupës policore që shërben në pikat e kalimit kufitar, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mesditën e sotme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrubmullaku, me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, drejtorët vendorë të kufirit dhe shefat e stacioneve policore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë Kufitare, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për të siguruar një shërbim sa më cilësor, duke krijuar lehtësira në lëvizje, nisur nga trendi i rritjes së fluksit të turistëve dhe vizitorëve që përditë e më shumë, po vijnë në vendin tonë, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, ajror, detar dhe tokësor.
Përzgjedhja e një personeli sa më të kualifikuar, është domosdoshmëri, pasi Policia Kufitare është pika e parë e kontaktit të turistëve dhe vizitorëve, me vendin tonë, dhe në këtë aspekt, duhet të jetë një trupë shërbimi e mirëtrajnuar, e shkolluar dhe e përkushtuar.

Rritje të vigjilencës në kohë fluksesh, pasi sipas marrëveshjeve respektive pothuajse në të gjitha pikat e kalimit tokësor të rajonit, shpesh aplikohet procedura e përshpejtuar, dhe në këtë aspekt, shtetas në kërkim apo elementë të ndryshëm kriminal, që ushtrojnë veprimtari në fushën e trafikimit të armëve, drogës dhe automjeteve, si dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm, mund të përfitojnë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal.
Bashkëpunim me homologët respektivë për lëvizje të njëtrajtshme dhe për shkëmbim informacioni, për shtetas me tendenca kriminale në fushën e krimeve kufitare.
Drejtori ka kërkuar që Njësia Detare e krijuar për sigurinë në plazhe, të veprojë në kohë dhe me profesionalizëm, si dhe të sigurohet informacion nga patrullimet tokësore dhe ato në vijën bregdetare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë e pushuesve.
Gjithashtu, masa të menjëhershme në koordinim me policitë vendore në qarqe, për ndotjen akustike, për sekuestrimin e pajisjeve që gjenerojnë muzikë në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndëshkimin ligjor për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe lokaleve që krijojnë ndotje akustike, në dëm të banorëve dhe të pushuesve.
Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë Kufitare se në rast të mospërmbushjes së këtyre objektivave, nuk do të ketë thjeshtë masa administrative të largimit nga detyra, por do të ketë ndjekje penale për shpërdorim të detyrës, për cilindo që nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të reja të bazuara në organigramën e re të Policisë së Shtetit, sipas të cilës Policia Kufitare merr më shumë përgjegjësi në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare./ CNA.al
Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka folur dit...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se p...
Autoritetet policore greke kanë arrestuar një 27-vjeçar shqi...
Një nga akset rrugore në krah të Kopshtit Zoologjik në kry...
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të ...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka ...
Këtë verë pritet të hapet një tjetër burg në territorin e ...
Sipas një studimi të kryer nga një nga kompanitë më të mëd...
CNA HD i është bashkuar tregut mediatik shqiptar që prej j...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ma...
Bashkitë e qarkut të Fierit kanë filluar të paguajnë i...
Të tjera denoncime dhe akuza ka bërë në konferencën me gaz...
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku...
Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesi...
Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka ...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm nga Aeroporti Ndër...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...