
Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar.
Sot CNA ka mësuar se cilët do të jenë 6 emrat që do të kandidojnë për këtë post.
Kandidatët janë Engjell Musai, Enrik Mehmeti, Viron Baboci, Laureta Roshi, Alfred Peza dhe Helidon Haliti.
Disa prej tyre janë në shkelje të ligjit dhe kritereve të shpallura nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.
Sipas përcaktimit të kritereve, drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, nuk lejohet të jetë anëtar i partive apo shoqatave politike, nuk lejohet të jetë kandidat për deputet, apo të jetë zgjedhur i tillë gjatë dy legjislaturave të fundit.
Një kriter tjetër është se nuk lejohet të jetë person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizie.


Më herët CNA ka zbuluar se në krye të Radio Televizionit Shqiptar do të vendoset gazetari miliarder, Alfred Peza.
Alfred Peza është gazetari i 1 milion dollarëve aksione bankare.
Për një periudhë të shkurtër, nga një gazetar, Peza u kthye në një njeri që blinte aksione me qindra miliona lekë. Në vetëm 18 muaj, 4 apo 5-fishoi pasuritë e tij.
Në vitin 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda hoqi sekuestron e pasurisë së ish-deputetit socialist, Alfred Peza, pasi Prokuroria kishte kërkuar sekuestron e pasurisë prej 1.1 mld lekësh.
Kujtojmë se prokuroria në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar në atë kohë ish-deputetit Peza, që të paraqiste dokumente justifikuese në lidhje me pasurinë që dispononte.
Hetimi filloi kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme pas informacioneve e dokumenteve të publikuara në media në lidhje me pasurinë e ish-deputetit të PS-së, Alfred Peza./ CNA.al
Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka ...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm nga Aeroporti Ndër...
Kompania ajrore “low cost”, “Ryanair” është shtuar në ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ës...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kry...
GJKKO ka dhënë vendimin pak minuta më parë për masën e sig...
SPAK-u njoftoi se kishte ngritur akuzën dhe qe dhënë v...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka dalë sot p...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka takuar sot drejtuesen ...
Korça është një nga destinacionet më të preferuara për...
Bashkitë e qarkut të Fierit i rritën sërish kostot për dep...
Kryeministri Edi Rama po flet në një konferencë për mediat...
Vijojnë skenarët dhe skemat për gjyqin ndaj inceneratorit ...
Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur procedurat për emër...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...