Shtyhet seanca gjyqësore mes Veliajt dhe Berishës/ Zbulohet arsyeja
Seanca gjyqësore mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-k...

Sot në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, ish-kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e konferencës “Revolta e Spaçit, 50 vjet - kujtesë kundër harresës”.
Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.
“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në luftën, përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet.
Revolta e Spaçit, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.
Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqendrimit.
Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që ata organizuan.
Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizmit të njeriut, ata ishin burgosur për kundërshtim ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të mund të dilnin jashtë burgut dhe kampit, ata zgjodhën sfidën me sakrificë sublime.
Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, me sakrificën e tyre sublime, ndoshta mesazhin më të çmuar për njeriun.
Është përdorur një slogan gjerësisht: më mirë i vdekur se i kuq, por mesazhi i tyre është më mirë i vdekur se pa dinjitet, se sa pa liri.
Kjo ishte sfida absolute që ata i bënin regjimit mizor. Ky është edhe mesazhi më i fuqishëm ata i japin njeriut të qytetëruar.
Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje apo solidarizimi, përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve të regjimit. Armët dhe mjetet. Por ata shënuan kulme të heroizmit shqiptar, pasi vendosën të vdesin për ato çka njeriu ka më të shenjta, më të shtrenjta, për dinjitetin e tij, për liritë e tij”, është shprehur Berisha./ CNA.al
Seanca gjyqësore mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-k...
Në vijim të masave administrative dhe procedurale të n...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën për ortakët e V...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsiont dhe Krimit të Orga...
Policia në Rinas ka arrestuar shtetasen iraiane me inicial...
Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, u v...
SPAK-u ka kërkuar dënimin për Mirel Mërtirin, i quajtu...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 27 vite burg për tre b...
Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon a...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është...
Një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë i ka njohur ...
CNA ka hapur sot një sondazh në lidhje me punën e SPAK...
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ek...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ësh...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se me...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën rap...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...