“I është bërë presion nga jashtë”/ Tomorri: Edi Rama ka ndryshuar tonin e tij ndaj SPAK
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se ndryshimi i qëndrimit ...

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emision televiziv, e quajti një turp të madh protestën e punonjësve të bashkisë e jo vetëm. Sipas tij, për pushtet Rama është i gatshëm të bëjë më shumë se kaq.
Koka theksoi sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut janë për hallet e tij personale, e jo për Erion Veliajn.
Koka tha se ajo që ka ndodhur dje para GJKKO-së është një super shfaqje e një njeriu që për pushtet është i gatshëm të bëjë shumë më shumë se kaq.
“Kam përshtypjen se plani u prish pasi zoti Berisha u deklarua, se me shumë gjasa Rama mund të shkonte të vizitonte zotin Veliaj në paraburgimin e Durrësit.
Dhe ajo mund të jetë pak e çuditshme sepse është e vështirë për këdo tani, përveç familjarëve të ngushtë të zotit Veliaj që ta takonte, por në një shtet ku Kryeministri ka vendosur të bëhet kryetar bashkie papritur dhe jashtë çdo norme ligjore, decentralizimi, pushteti, etj, etj, ku të gjitha këto kanë rënë.
Sigurisht që diçka ka ndodhur. Ka ndodhur në artikulimin e zotit Rama dhe ka ndodhur dhe në atë e duket sikur po flasim për dy njerëz të ndryshëm. Për Edi Ramën sot, për Edi Ramën dje, dhe për Edi Ramën pardje. Nga një njeri i cili kërcënonte SPAK që i thoshte mos guxoni të vini të më merrni telefonin, se ju jeni bërë republika e prokurorëve, se SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese, madje bëri edhe një replikë me BIRN. Birn kishte bërë një titull ‘Rama: SPAK del nga shinat...’. Në fakt, deklarata ka qenë më e rëndë. Në përgjigjen që i kish kthyer BIRN, ai thoshte që ka dalë nga shinat kushtetuese.
Dhe një kryeministër i cili i thotë shqiptarëve që unë kam ndërtuar një sistem të pavarur drejtësie, deri ditën që kapën liderin e opozitës dhe në momentin që shkon dhe i mer një nga njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të tij, zbulon që SPAK nuk qenka ai institucion që mendon, por që qenka një institucion që paska dalë nga shinat e institucionit të drejtësisë. Dje dhe pardje ne kemi parë një kryeministër që jo më shumë se për hallet e Erion Veliaj, dukej sikur fliste për hallin e vet personal.
Kjo është thjesht interpretim, mbetet për t’u parë nëse ka apo nuk ka ndonjë hall tjetër personal. Sepse unë personalisht mendoj që zoti Rama shqetësohet vetëm për hallin e tij personal dhe për hallin e askujt tjetër.
Çfarë ka ndodhur sot? Kjo duket si një lloj kundërpërgjigje, sidomos kjo që Veliaj duhet të përballet vetë me avokatët e tij. Duket si një kundërpërgjigje ose si një reagim për atë që ka ndodhur ditën e djeshme që ishte prezenca e gati 1 mijë e ca punonjësve të bashkisë para SPAK. Që po ta lexosh hollë sepse dje ishte në një tjetër dimension, ajo në vetvete u duk si një kryengritje e butë e bashkisë së Tiranës dhe kryesisht e ideuar dhe udhëhequr nga njerëzit më të ngushtë të Erion Veliaj. Dukej fare mirë që ishte një gjë që stononte, megjithë dëshirën e PS për të reaguar.
Realisht, kjo është një përplasje mafiozash. Sepse të protestojnë mbështetësit e opozitës para SPAK, edhe mund ta justifikojmë. Po të ngrihen drejtuesit e një institucioni të protestojnë përballë një institucioni të pavarur në orartë punës, me një demonstrim të paparë sepse ata njerëz kanë ndenjur 14 orë me në krye Elena Kadarenë atje, që ishte një turp i madh.
Dje ka ndodhur një super shfaqje e një njeriu që ne e kemi thënë, për pushtet është i gatshëm të bëjë shumë më shumë se kaq. Gjëra që nuk na i merr mendja. Dhe ajo që ka ndodhur dje me njerëzit e Veliaj, ka qenë shpërfaqje e kësaj.
Dje Erion Veliaj ka bërë disa goditje. Ka tentuar këtë që mund të quhet me plot fjalë ‘një grusht i butë shteti, brenda shtetit’. Nga ana tjetër, ka ndodhur që ai me një të rënë të lapsit ka shkatërruar dhe ka hedhur në erë narrativën e propagandës se si funksionon ajo në mazhorancë”, - tha Koka./CNA
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se ndryshimi i qëndrimit ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mëngjesin e s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mb...
Hetimi i SPAK hedh dritë mbi shpenzimet marramendëse për m...
Në shënjestër nga Klodiana Lala Interesante në të gjithë...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka pritur në ...
GJKKO dha mbrëmjen e kësaj të mërkure vendimin ndaj krybas...
Juristja Brizida Gjikondi tha sot se përfshirja në hetimin...
Bashkë me administratën e Bashkisë Tiranë, këtë pasdite pë...
Kuvendi pritet të shkarkojë nesër drejtuesin e RTSH-së, Le...
Zirkon Disha, aktivist i shoqërisë civile, i njohur për re...
Që të jesh lider në treg dhe një kompani e standarteve evr...
Veliaj dhe Xoxa paraqiten në GJKKO, priten të njihen me ma...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot disa det...
Mbrëmjen e sotme Endri Shabani i Nismës Thurje dhe Adriati...
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës mund të protesojnë para S...
Sot në Komisionin e Medias është zhvilluar seanca dëgjimor...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike pë...
Artistë dhe persona të tjerë të njohur të botës publike, q...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...