"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Sot në Komisionin e Medias është zhvilluar seanca dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe kryetarin Leka Bungo.
Ky i fundit është hedhur në sulm ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe ndaj CNA duke përdorur një gjuhë aspak etike.
“Nuk e quaj media, janë shpifje, trillime, plehra dhe nuk jam përgjigjur. Më janë lutur për ta bërë dhe mezi kam pranuar", - tha Bungo.
Pas seancës dëgjimore ku dhe është njoftuar se kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarëve dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së Milena Selimi, Edmond Tullumani, Albert Minga dhe Ilir Keko i janë drejtuar Komisionit të Medias dhe Kuvendit me një letër ku shprehen se procedura për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues është bërë në ndikim të veprimeve të kundërligjshme të Leka Bungos.
Leka Bungo, i cili gjatë gjithë periudhës së drejtimit prej katër vitesh ka krijuar probleme të shumta e serioze në mbarëvajtjen e institucionit e RTSH-së, pasi janë ndeshur në arrogancën, brutalitetin dhe shkeljen flagrante të normave etike nga Bungo.
Anëtarët e Këshillit Drejtues konstatojnë se z. Bungo është ai që e ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur dhe është në konflikt të hapur interesi me përfitimet e padrejta që ka marrë, duke firmosur e zeza mbi të bardhë për projekte në RTSH, çfarë është e ndaluar rreptësisht.
Letra e plotë
Lënda: Lidhur me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së
DREJTUAR: Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Kuvendi i Shqipërisë
Znj. Ina ZHUPA, kryetare e Komisionit
Për dijeni: Znj. Elisa SPIROPALI, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Tiranë, më 11.02.2025
E nderuar znj. Zhupa,
Duke ju përcjellë ndjenjat e konsideratës sonë të lartë, ne, një grup anëtarësh të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, të njoftuar për nisjen e procedures së shkarkimit nga Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ju parashtrojmë sa më poshtë vijon:
Në vlerësimin tonë, procedura e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, në mënyrë kolektive, me nxitim dhe në shkelje të procedurave ligjore, është ndikuar nga veprimet antiligjore të kryetarit të Këshillit Drejtues, përfshirë edhe procedurën e fundit të zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Kjo procedurë është nismuar nga kryetari i KD, është drejtuar nga ai në disa seanca mbledhjeje, vendimi është lexuar edhe publikisht nga z. Bungo, por vetëm pasi u konstatua mossuksesi i kandidatit të preferuar të kryetarit të Këshillit, gjithçka u anatemua dhe u quajt e paligjshme.
Ne anëtarët e Këshillit Drejtues, kemi ndjekur dhe përjetuar me shqetësim të thellë qëndrimin dhe sjelljen e kryetarit Leka Bungo, i cili gjatë gjithë periudhës së drejtimit prej katër vitesh ka krijuar probleme të shumta e serioze në mbarëvajtjen e institucionit tonë, ndonëse përpjekjet e anëtarëve të Këshillit Drejtues, gjatë gjithë periudhës, kanë qenë për durim e qetësi, duke përcjellë mesazhe bashkëpunimi e tolerance ndaj kryetarit të Këshillit, por kanë ndeshur në arrogancën, brutalitetin dhe shkeljen flagrante të normave etike nga zoti Bungo.
Këshilli Drejtues është penguar në mënyrë të qëllimshme në komunikimim institucional me Komisionin parlmentar dhe Drejtorinë e Përgjithshme, duke bërë që shumë vendime e analiza të rëndësishme që duheshin marrë brenda afateve ligjore, të tejkalohen, gjë që penalizon gjithë procesin normal të funksionimit të RTSH-së.
Në këtë kuadër, kemi konstatuar se, kërkesa dhe shkresa të shumta të ardhura në adresë të Këshillit Drejtues nga Komisioni i Medias dhe Drejtoria e Përgjithshme, janë mbajtur të fshehura në mënyrë të qëllimshme nga z.Bungo, duke sjellë një ngërç dhe pasoja për institucionin.
Ne anëtarët e Këshillit Drejtues konstatojmë se z. Bungo është ai që e ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur dhe është në konflikt të hapur interesi me përfitimet e padrejta që ka marrë, duke firmosur e zeza mbi të bardhë për projekte në RTSH, çfarë është e ndaluar rreptësisht;
Ne, anëtarët e Këshillit Drejtues, kundërshtojmë plotësisht procedurën e shkarkimit të anëtarëve, duke e konsideruar si një vendim politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin.
Pas dëgjesës së javës së shkuar, ne u treguam të gatshëm dhe me angazhim qytetar, profesional e ligjor, sipas sugjerimit Tuaj, për të vijuar komunikimin me Komisionin Parlamentar, në funksion të gjetjes së zgjidhjes më të mirë për situatën e krijuar. Ky angazhim i yni nuk u mor parasysh.
Në dëgjesën e Komisionit, ne u shprehëm dhe jemi të gatshëm për çdo qartësim të papajtueshmërive të pretenduara, në bazë kuadrit ligjor në fuqi,
Mbështetur në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Statutin e RTSH-së, ne do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë për kundërshtimin e çdo vendimi të kundërligjshëm.
Mbetemi të bindur që kërkesa jonë do të vlerësohet dhe merret në konsideratë.
Duke Ju falënderuar,
Milena Selimi Albert Minga
Edmond Tullumani Ilir Keko/ CNA
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike pë...
Artistë dhe persona të tjerë të njohur të botës publike, q...
Gjykata Administrative lë në fuqi vendimin e Dhomës së Avo...
CNA ka siguruar vendimin e plotë të vendimit të Gjykatës s...
Ditën e sotme është zhvilluar Komisioni i Mediave, ku janë...
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryemin...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte u është ...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte u është p...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është...
Më 26 Dhjetor 2024, kryebashkiaku i Tiranës qëndroi në SPA...
Gazetari Elvi Fundo thotë se prej kohësh Kryebashkiaku i T...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar sot disa prej detajeve që l...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë sot disa detaje mbi dosje...
Lajmi i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Gati 8 orë pas arrestimit me vendim të GJKKO ka reaguar Er...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Urdhri i SPAK caktoi sot masën “arrest shtëpie” për Ajola ...
Përveç Erion Veliajt sot janë arrestuar dhe bashkëpunëtorë...
Me vendim të GJKKO-së është arrestuar kryebashkiaku i Tira...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...