U arrestua për kërcënim ndaj prokurorit/ Reagon avokati
Avokati Ulian Barjami ka folur në median në ortakëri me in...

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, vë në dukje raporti “The Western Balkans Start-up Ecosystem at a Crossroads” i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Studimi thekson se Shqipëria ka filluar të krijojë bazat institucionale dhe ligjore për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni, por performanca e saj mbetet më e ulët krahasuar me fqinjët si Serbia apo Maqedonia e Veriut.
Sipas studimit, Serbia është ekosistemi më i avancuar, me infrastrukturë të konsoliduar, fonde kombëtare dhe një rrjet inovacioni që përfshin më shumë se 20 qendra bashkëpunimi.
Nga ana tjetër, Kosova po fiton terren me investime të konsiderueshme në FinTech dhe AgriTech, ndërsa Maqedonia e Veriut ka avantazhin e përvojës institucionale përmes fondit FITD dhe partneriteteve ndërkombëtare.
Bosnja dhe Mali i Zi mbeten prapa për shkak të mungesës së strategjive të koordinuara dhe mbështetjes financiare të qëndrueshme. Shqipëria, në këtë kontekst, qëndron në mes, pasi ka bërë përpara në reforma ligjore dhe dixhitalizim, por ende prapa në rezultate konkrete të financimeve, densitet të ulët të startup-eve dhe mungesë të historive të suksesshme ndërkombëtare.
Studimi e vlerëson Shqipërinë si një rast me potencial të lartë të pashfrytëzuar, por që ende ka nevojë për rritjen e fondeve, politika më koherente dhe lidhje më të forta me universitetet dhe diasporën për të kaluar nga faza e eksperimentimit në një ekosistem të qëndrueshëm rajonal të inovacionit. Në këtë drejtim, Shqipëria ndodhet në një situatë të ngjashme me Bosnjën dhe Malin e Zi, ndërsa Serbia dhe Kosova kanë arritur të tërheqin investime shumë më të mëdha nga fondet ndërkombëtare.
Ndryshe nga Serbia, që ka ndërtuar një strategji të plotë për inteligjencën artificiale dhe një rrjet parqesh teknologjike, apo Kosova që në 2024 arriti një rekord prej 50 milionë euro financime për startup-e, Shqipëria ka pasur më pak dinamizëm në tregjet ndërkombëtare dhe mungon në listën e qyteteve kryesore inovative të Europës Lindore. Tirana ende nuk renditet në top 1,000 qytetet globale për startup-e, ndryshe nga Beogradi apo Shkupi që janë të përfshira.
Në aspektin arsimor dhe njerëzor, Shqipëria përballet me të njëjtën sfidë si i gjithë rajoni, “ikjen e trurit”. Një pjesë e madhe e të rinjve të talentuar emigrojnë, duke krijuar mungesë të ekspertizës në inovacion, kërkim shkencor dhe menaxhim biznesi.
Indeksi global për ekosistemet e startup-eve, Shqipëria me rënie të madhe në 2025
Indeksi i vitit 2025 për ekosistemet e startup-eve në vendet e Ballkanit Perëndimor e renditi Shqipërinë në vendin e 83-të në rang botëror, por me një rënie të dukshme të aktivitetit prej -19.1%. Kjo do të thotë se ekosistemi vendas i startup-eve është tkurrur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Për më tepër, Tirana nuk renditet mes 1,000 qyteteve më të mira në botë për zhvillimin e startup-eve, çka tregon për mungesë të theksuar të konkurrueshmërisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina ka njohur një përmirësim të lehtë me një rritje prej 5%, duke u pozicionuar e 91-ta në botë dhe e 23-ta në rajonin e Europës Lindore. Dy qendrat kryesore të këtij vendi, Sarajeva dhe Banja Luka, kanë arritur të futen në renditjen globale të qyteteve, me Sarajeven në vendin e 769-të.
Kosova është renditur e 97-ta në botë dhe e 24-ta në rajonin e Europës Lindore, me një ecuri të qëndrueshme të ekosistemit (më pak se 5% rritje), ndërsa Prishtina nuk ka një renditje të specifikuar mes qyteteve globale.
Mali i Zi nuk përfshihet në 100 vendet e para botërore dhe nuk ka qytete të renditura ndër 1,000 më të mirët, duke reflektuar një mungesë të dukshme zhvillimi në këtë fushë.
Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut renditet e 78-ta në botë dhe e 19-ta në rajon, por me një tendencë rënieje prej më pak se 2%. Megjithatë, kryeqyteti Shkupi mban një pozicion të qëndrueshëm në vendin e 552-të globalisht.
Serbia mbetet liderja e rajonit, duke u renditur e 56-ta në botë, megjithëse ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.5%. Beogradi është ndër qytetet më të zhvilluara të rajonit në këtë fushë, në vendin e 197-të, pasuar nga Novi Sadi në vendin e 502-të dhe Nishi në të 908-in.
Ka një hendek të qartë mes Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të forcojnë ndjeshëm politikat për inovacion dhe mbështetje ndaj startup-eve në mënyrë që të mos mbeten pas në garën globale./Monitor.al
Avokati Ulian Barjami ka folur në median në ortakëri me in...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Gazetarja Bleona Metushi ka folur rreth asaj që po ndodh m...
Ermal Hasimja tha sot se refuzimi i mazhorancës për të mir...
Avokati Maks Haxhia ka vijuar me lajthitjen e tij, duke de...
Ish-ministri Edmond Panariti ka komentuar mbrëmjen e sotme...
Maks Haxhia ka folur me gjuhën e dy mashtruesve publikë Er...
Drejtuesja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qelesh...
Maks Haxhia është shfaqur me një sjellje si të gazetarit t...
Ish-deputeti, Dashnor Sula ka komentuar mbrëmjen e sotme a...
Prej 10 ditësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjen...
Gazetari Sami Neza është shprehur mbrëmjen e sotme se çësh...
Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me garën për drejti...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fj...
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani ka folur për draftin e ...
Pas ndalimit nga policia të avokatit Ulian Barjami, me aku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në mbledhje...
Të gjithë të moshuarit që janë mbi 70 vjeç, që janë me qën...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Avokati Ulian Barjami është liruar. Avokati në Elbasan u a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...