Loja me “transparencën” për t’i ikur drejtësisë/ Pas Veliajt, edhe Meta kërkon të bëjë “show” në gjyq
Strategjia për të kthyer sallat e gjyqeve në studio televi...

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të dhënë një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë se zhvillimi i agroturizmit dhe krijimi i Shoqërive të Bashkuara Bujqësore janë kusht për mbijetesën e tyre politike. Gjatë takimit me fermerët dibranë, kreu i qeverisë prezantoi modelin e ri të kooperativave sipas stilit europian, duke i cilësuar ato si të vetmen rrugë për të mbijetuar në tregun e Bashkimit Europian.
Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua edhe kryebashkiakëve, duke thënë se nëpërmjet Paketës së Maleve duhet të ngrenë 10 agroturizme dhe 3 Shoqëri të Bashkuara, ose në të kundërt, nuk kanë për të kandiduar më.
“Nuk është më problemi te paratë, është te projekti dhe aplikimi. E kemi rritur mbështetjen dhe për pak ditë do të firmosim edhe marrëveshjen me Bankën e Shqipërisë dhe do të vendosim në dispozicion të të gjithë atyre që duan të dyfishojnë sipërmarrjen një linjë kredie me interes të ulët dhe me garanci jashtë shteti. Askush nuk ka alibi, as kryetarët e bashkive. U kam thënë kryetarëve të bashkive, po nuk bëtë 10 agroturizme me Paketën e Maleve dhe 3 Shoqëri të Bashkuara, as mos pretendoni të kandidoni më. Nuk janë bashkitë, vetëm shtro rrugë, vendos drita e pastro plehra. Bashkitë duhet të jenë aleate të fermerëve”, tha Rama.
Duke u ndalur tek organizimi i fermerëve, Rama ironizoi skeptikët që i krahasojnë këto shoqëri me kooperativat e dikurshme komuniste. Ai theksoi se Bashkimi Europian funksionon përmes bashkimit të prodhuesve, ku secili mbetet pronar i tokës së tij, por shitja dhe negocimi i çmimit bëhen si një trup i vetëm.
Si shembull konkret i këtij vizioni, në Dibër është krijuar shoqëria "Dibra Origin", ku bashkia është aksionere krahas fermerëve të qershisë.
Fermerët shpjeguan se ky bashkim do t'u mundësojë atyre akses në fondet e IPARD-it për teknologji paketimi dhe përpunimi, ndërsa Rama njoftoi se së shpejti do të nisë edhe një linjë kredie me interesa të ulëta.
Takimi në Dibër u zhvillua në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, me fokus rritjen e sigurisë ushqimore dhe standardizimin e prodhimit vendës përpara integrimit të plotë në familjen europiane./ CNA
Strategjia për të kthyer sallat e gjyqeve në studio televi...
Portali “Sidi education”, tashmë i aksesueshëm, është asis...
Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për ankimimin e bërë ...
Janë kryer ndryshime në drejtimin e dy institucioneve të v...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se vendimi për...
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Bes...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me h...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm është transferuar nga...
Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “A...
Episodi i radhës i podcastit “Allishverishi” po transmetoh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim...
Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një tryez...
Reforma Administrativo-Territoriale ka mbledhur në një dëg...
Bashkimi Evropian i ka dhuruar Prokurorisë së Përgjithshme...
Ministria e Jashtme e ka cilësuar si të pavërtetë mesazhin...
Ditën e sotme në Gjirokastër është zhvilluar dëgjesa e rad...
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, i shoqëruar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur ditën ...
Portali “Sidi education” është një portal tashmë i aksesue...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...