Avokati i Mediut hedh dyshime/ “Shpërthimi i Gërdecit mund të mos ketë qenë aksident”
Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Mbrojtj...

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik - sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. Rezultatet e Barometrit mund t’i shikoni në https://www.rcc.int/ balkanbarometer/
“Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata. Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021. Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Balkan Barometri 2023, edicioni i Opinionit Publik rezultatet kryesore:
- 1 në 5 qytetarë e lidh Ballkanin me shpresë ose bashkëpunim.
- Për 15% të qytetarëve, Ballkani do të thotë besim, por për 1 në 10, do të thotë frikë.

- 51% janë të pakënaqur me situatën ekonomike
- 27% thonë se korrupsioni është problemi më i madh
- 69% thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë – 7% më shumë se në 2022
- 45% ndihen të kërcënuar nga mbajtja dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve
- 71% thonë se lufta në Ukrainë ndikoi ndjeshëm në fuqinë e tyre blerëse
- 75% nuk ??u besojnë partive politike
- 65% shprehën një shqetësim të shtuar në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme
“Barometri Ballkanik nxjerr në pah historitë njerëzore, shqetësimet e tyre për punën, përpjekjet për më shumë mirëqenie dhe sesi gjithçka që po ndodh rreth nesh po ndikon në rajonin tonë, i cili është brishtë, është lehtësisht i cënueshëm. Barometri na tregon se sa jemi ne të gatshëm për ta bërë shtëpinë tonë një vend më të mirë, ku mund të jetohet më mirë e ku mund të ndihemi të sigurt dhe me një të ardhme më të mirë për veten e për fëmijët tanë.
Njerëzit shohin dhe ndjejnë tek bashkëpunimi rajonal dhe gjërat që na bashkojnë shpresën dhe mundësinë për të përmirësuar veten”, përfundoi Bregu./ CNA.al
Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Mbrojtj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me marrjen e detyrës ...
CNA raportoi mbrëmjen e djeshme se GJKKO ka lëshuar urdhër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigur...
Të martën, Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Pu...
Të martën, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shënd...
Anticikloni afrikan duket se këtë verë do bëjë që vendi yn...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat,...
Pas kontrolleve të BKH-së në banesat e tij, ish-zëvendëskr...
Denoncimet dhe skandalet në lidhjet me inceneratorin fanta...
Lulzim Basha është shfaqur së fundi në rolin e udhëzuesit ...
Deputeti i PS-së, Toni Gogu, ka reaguar pas rrëzimit të kë...
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Studentët e mjekësisë kanë folur me karta të hapura në Kom...
Sot në mbledhjen e Komisionit të Edukimit ka pasur debate ...
Një grup përfaqësimi nga studentët e mjekësisë janë ballaf...
Taulant Balla, tashmë nën kostumin e ministrit të Brendshë...
Studentët janë bërë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Edu...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...