Zgjidhet drejtuesja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë/ Ja emri që pason Saimir Vishajn
Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokat...

Një dialog Harvard–Oxford që zbërthen të ardhmen e aleancës transatlantike, rolin e Kinës dhe ambicien e Rusisë, me lente të posaçme mbi Ballkanin Perëndimor.
Ditmir Bushati në Podcastin “Public Square” sjell një bisedë të thelluar me Dimitar Bechev, Drejtor i Programit Dahrendorf në Universitetin e Oxford-it dhe studiues i lartë në Carnegie Europe.
Në këtë episod, Bushati dhe Bechev analizojnë polarizimin amerikan dhe efektet e tij mbi aleancat afatgjata, riformatimin e rendit global nën peshën ekonomike dhe teknologjike të Kinës. Bechev theksoi se marrëdhënia transatlantike po kalon një fazë të tensionuar për shkak të impulsit izolacionist të politikës amerikane, duke vënë në pikëpyetje konsensusin e dikurshëm bipartizan mbi rolin global të SHBA-ve. Ai theksoi se, ndryshe nga e kaluara, sot SHBA-të përballen me një rivalitet cilësor të ri: Kina, e cila jo vetëm që ka fuqi prodhuese, por edhe kapacitete teknologjike që e bëjnë një sfidë unike në raport me Uashingtonin.
“Për shumë njerëz nuk përbën lajm se administrata e tanishme është shumë skeptike ndaj ngatërresave të jashtme, veçanërisht aleancave ku përfshihen angazhime afatgjata. Motoja “Amerika e para” ka të bëjë me një interes të ngushtë të SHBA-ve, sipas të cilit, aleatët afatgjatë janë një barrë dhe përgjegjësi më shumë se sa një aset. Kjo vlen për europianët po aq sa dhe për të tjerët, në Azinë Lindore për shembull. Pra ky imput izolacionist është thelbi. Disa prej lidhjeve më afatgjata midis SHBA-ve dhe aleatëve europianë ekzistojnë ende, sepse janë më të vështira për t’u zgjidhur, duke përfshirë NATO-n, pavarësisht paqartësive në lidhje me Nenin 5.
Ka ekzistuar një konsensus bipartizan në SHBA në favor të ruajtjes së rolit të SHBA-ve si një hegjemon beninj që ruan sistemin global të aleancave dhe angazhimet. Por kjo nuk ekziston më. Në nivel kombëtar, SHBA-të kanë ecur përpara, ku njëra anë është shumë më tepër nacionaliste, duke e parë botën e jashtme jo vetëm si një mundësi, por si një burim kërcënimi” , u sphreh Bechev.
Në lidhje me Rusinë, Bechev theksoi se objektivi i saj strategjik mbetet supremacia në hapësirën ish-sovjetike dhe rikuperimi i statusit të një fuqie të madhe globale. Megjithatë, ndërhyrjet e saj, përfshirë pushtimin e Ukrainës, kanë sjellë më shumë kosto sesa fitime, duke prodhuar kundërpërgjigje nga fqinjët dhe nga Perëndimi. Në Ballkan, Rusia vijon të ushtrojë ndikim më shumë përmes transaksioneve politike dhe përfshirjes ad hoc, duke shfrytëzuar hapësirat që ofrohen nga aktorë vendas me agjenda të ngushta.
Bushati dhe Bechev u fokusuan tek Ballkani Perëndimor për të cilin, Bechev shprehu optimizëm mbi integrimin ekonomik në BE-në, por paralajmëroi për pengesa serioze në konsolidimin e demokracisë. Sipas tij, europianizimi ekonomik nuk garanton domosdoshmërisht progres politik, sidomos në një kohë kur edhe brenda BE-së demokracia po përballet me sfida të brendshme. Ai paralajmëroi se projekti europian në rajon do të mbetet i brishtë nëse nuk shoqërohet me transformime institucionale të qëndrueshme.
Dialogu i zhvilluar në “Public Square” nxori në pah se bota po hyn në një epokë të re rivalitetesh gjeopolitike, ku roli i SHBA-ve, dinamika e Rusisë dhe ngritja e Kinës do të formësojnë arkitekturën globale të sigurisë. Për Europën dhe Ballkanin Perëndimor, sfida kryesore mbetet forcimi i kohezionit të brendshëm dhe aftësia për të balancuar marrëdhëniet me aktorë të tjerë globalë, duke ruajtur unitetin transatlantik dhe duke avancuar procesin e integrimit./CNA
Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokat...
Kanë kaluar plot 41 ditë nga mashtrimi publik i Erion Veli...
Kryepiskopi Joan ka dhënë mesazhe të forta në ceremoninë e...
Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka mbajtur fjalimin e tij ...
Fortlumturia e Tij, Joani, po udhëheq ceremoninë e Fronëzi...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë lumi Vjosa...
Sot në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në ...
Analisti Andi Bushati tha se pushteti në vend është i lidh...
Patriarkut Ekumenik i Konstandinopojës, Vartholomeu i ka d...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje nga mekanizmi i man...
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla ka nda...
I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kap...
2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bu...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e thelluara mbi vrasjen e...
Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 d...
Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pograde...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përj...
Papa Leo i XIV, i ka dërguar një letër urimi Fortlumturisë...
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se administratorët e 5 njës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...