EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e thelluara mbi vrasjen e Klevis Lleshit.
Sipas SPAK-ut, dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurosh.
Ngjarja ndodhi në vitin 2020. Trupi i pajetë i Lleshit u gjet në vitin 2023 në Kurbin.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 4 urdhër-arreste, një prej të cilëve është ekzekutuar. Ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.
Njoftimi i plotë nga SPAK-u:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:
-Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;
-Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;
Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.
Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, K.LL më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës K.LL, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.
Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.
Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.
Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:
A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:
– “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;
– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.
Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).
Pas bashkëpunimit të ngushtë me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë e mundur arrestimi në Itali i shtetasit nën hetim S.K,.
Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-së për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë në fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderojmë veçanërisht Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e tyre gjatë hetimeve të këtij procedimi penal si dhe në zbatimin e masave të sigurimit personal./CNA
Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 d...
Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pograde...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përj...
Papa Leo i XIV, i ka dërguar një letër urimi Fortlumturisë...
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se administratorët e 5 njës...
Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë k...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskenat e gjyqit të...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga hetimet që ja...
Ish-kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “N...
Gazetarja Klodiana Lala i është drejtuar me një pyetje të ...
Analisti Neritan Sejamini në një dalje televizive analizoi...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zbërthyer qëndri...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV deklaroi se ka n...
Sonte në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu ësht...
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në MCN TV analizoi shkarkimin ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mesazhin e avokatit të ...
Princ Leka II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi, në një...
Këshilli i Ministrave sot ka shkarkuar Erion Veliajn nga d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...