Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Sot, gjatë një konference për mediat, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka hapur garën për projektin e aksit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu.
Pjesë e konferencës ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka quajtur këtë projekt me një rëndësi shumë të madhe që do të ndikojë në ekonominë dhe turizmin e vendit tonë.
Teksa ka folur për këtë projekt, Rama është kujdesur të nënvizojë, se për këtë projekt gara do të jetë e pastër dhe e sukseshme, dhe jo me tendera të parafabrikuara.
"Gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim", tha Rama.
Më tej ai ka thënë, se puna ka vazhduar edhe për aeroportet, ku përmend se aeroporti i Mynihut, që është edhe operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje për sa u përket mjeteve të logjistikës së operimit, gjë që garanton kredibilitetin dhe standardin e aeroportit.
“Korridori blu do t’u shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë bujqësisë dhe turizmit, do t’i shërbejë një transformimi ekonomik dhe social dhe do t’i shërbejë lëvizjes në Unazën më të madhe që është Unaza e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme nga turistët përmes tokës dhe do t’i japë fund kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari, lart në Milot, Lezhë dhe drejt Shkodrës ku problemet e sigurisë janë evidente. Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së në sensin që nuk do të ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik. Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti vazhdon më tej në pjesën juglindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar. Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë. Korridori 8 do të ketë çdo standard. Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces. Aeroporti i Mynihut, që është edhe operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje për sa u përket mjeteve të logjistikës së operimit, që gjë garanton kredibilitetin dhe standardin e aeroportit. Konfirmon gjithashtu edhe suksesin e atij projekti”, tha Rama./A.E-CNA.al
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije ...
Sot, më 2 gusht 2022, mbushen plot 30 vjet nga fronëzimi i...
Drejtuesi i SPAK-ut, z. Arben Kraja, ka zbarkuar në CIA. ...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka reaguar...
Bashkim Dedja rikthehet në Gjykatën Kushtetuese, katër...
% Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetës...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me s...
Analisti Fatos Lubonja, ka folur në lidhje me ngjarjet...
Paketa Antikrizë 2, pritet të miratohet në vjeshtë, në ni...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bi...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një reagimi i k...
Spanja është vendi i 4-t në Bashkimin Europian për niv...
Ministri Niko Peleshi ka kritikuar ashpër kryebashkiak...
Qeveria ka vendosur ta shtyjë për në shtator paketën e...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot duke folur për situatën ...
Grupi i Bashës kanë dalë me një tjetër nismë. Deputetja O...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, bëri publike pak kohë ...
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për situatën...
Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet. Ky qëndri...
Sot Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për situatën në Veri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...