52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit, pasi është festuar edhe për një ditë tjetër të veçantë.
Bëhet fjalë pikërisht për 30 vjetorin e organizimit të festës së verës e gështenjave, një event që është traditë në qytetin e Pogradecit. Kjo pije prodhohet jo vetëm nga bizneset por edhe nga familjet vendase.
Qyteti është gjallëruar duke u mbushur me banorë dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në juglindje.

Të gjithë së bashku kanë shijuar ndezjen e dritave, duke u kënaqur me muzikën e performuar nga artistët e qytetit, si edhe me gështenjat e pjekura e verën e ngrohtë. Nënkryetarja e bashkisë Entela Gusho ka treguar se ky është përvjetor i rëndësishëm i këtij eventi, ndërsa do të ndahen disa çmime në ditën e dytë të aktivitetit.
"Pogradeci është në festë, sot ka dy festa shumë të rëndësishme, ndezjen e dritave dhe njëkohësisht çelja e 30 vjetorit të Festës së Verës dhe Gështenjave. Është një 30 vjetor që na bën krenar, si bashkia që kemi filluar siparin e festave dhe ja ku jemi në edicionin e 30-të. Ka një aktivitet të ngjeshur artistik, por më e bukura është panairi i verave, konkursi i tyre, konkursi i pikturës dhe i poezisë kushtuar verës. Kemi pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria, por edhe e të rinjve që na gëzon që kjo traditë të vazhdojë tek ata. Sigurisht kemi një kalendar të ngjeshur sepse kemi dhe përvjetorin e Lasgush Poradecit, dhe festa të tjera që do ta bëjnë më të gëzueshme atmosferën për ata vizitorë e turistë që do të jenë në Pogradec", tha Gusho.

Pogradecarët zgjedhin të prodhojnë verën duke mbajtur gjallë traditën e këtij qyteti, ndërsa thonë se edhe gështenjat janë shumë të shijshme dhe ja vlen ti gatuash edhe pse janë të vështira.
"Këtu e kemi traditë. Unë kam 10 vite që merrem me këto aktivitete. Procesi ka të bëjë me shtypjen e rrushit, e fermentojmë, e mbajmë 40 ditë atje dhe më pas e nxjerrim verën. E mësuam pak nga pak. Gështenjat i kemi të malit, të fshatit Rrëmenj. Shije e paparë. Është e vështirë të pjekësh. Kjo është traditë shumë e vjetër, me mulli të tillë bëhej kafja", deklaroi qytetari.

Klima e përshtatshme dhe toka në të cilën rrite vreshti i rrushit bën që zona e Pogradecit të prodhojë një verë me shije të mrekullueshme dhe jetëgjatë.
"Verën e Pogradecit e bën të mirë territori, sepse në verëbërje është shumë e rëndësishme toka dhe klima. Ne kemi një mikroklimë shumë të veçantë për shkak se ndikon liqeni dhe lartësia e tij është 700 m mbi nivelin e detit. Vreshtat janë 750-900, e në to kemi aciditet që përkthehet në jetëgjatësi e në shije të verës", theksoi një tjetër qytetar.
Pogradeci tashmë është gati që të presë e përcjellë vizitorë përgjatë muajit dhjetor me kalendarin e planifikuar me aktivitete të ndryshme kulturore, si edhe me strukturat akomoduese të kësaj bashkie./ CNA
View this post on Instagram
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...