Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Philoxenia, në Selanik të Greqisë, ku Shqipëria u përfaqësua këtë vit me juglindjen. Një iniciativë e Këshillit të Qarkut të Korçës, e cila bëri bashkë të gjashta bashkitë e juglindjes, që prezantuan paketën e tyre turistike duke promovuar atraksionet më të veçanta që ka çdo bashki.
CNA ka ndjekur për tri ditë radhazi zhvillimet në këtë panair, ku takimet me operatorët turistikë kanë qenë të shumta dhe është vënë re një interesim i lartë i shteteve të ndryshme të botës për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Korçën me rrethet e tjera të qarkut.
Në ditën e fundit të Philoxenia, atmosfera u bë mjaft e këndshme dhe e bukur me pjesëmarrjen e Grupit të Sazeve të Kolonjës dhe Grupin e Valltarëve të Devollit të cilët performuan për të gjithë pjesëmarrësit dhe i dhanë ngjyra të tjera këtij aktiviteti.

Me tingujt e klarinetës nga mjeshtri Aleks Xhelili dhe pjesën tjetër të grupit, me këngët tradicionale të zonës së Kolonjës, si edhe me vallen devolliçe të interpretuar nga grupi i Devollit, të huajt patën mundësinë të shijojnë atmosferën e ngrohtë dhe të njohin anën artistike të këtyre dy zonave.
Për mjeshtrin e klarinetës, Aleks Xhelili, pjesëmarrja në këtë event madhështor ka një vlerë shumë të madhe, për të nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur shpirtërore të popullit shqiptar, me këngë e valle të mrekullueshme. Xhelili sot ka ndier një kënaqësi të jashtëzakonshme në Panairin e organizuar në Selanik duke u shprehur se është krenar që është shqiptar.

“Kjo ka vërtet një vlerë shumë të madhe, dhe erdha këtu për të treguar, ndarë dhe shijuar këtë pasuri. Ajo që populli ynë ka është një trashëgimi e pasur shpirtërore, me këngë të bukura, valle të mrekullueshme, dhe vlera të veçanta nga qarku ynë i Korçës, por edhe nga e gjithë Shqipëria. Me mendimin tim, këto vlera duhen çmuar dhe përçuar si një pasuri e përbashkët e të gjithëve. Sot, ndjeva një krenari të jashtëzakonshme që pata mundësinë të përfaqësoj veten, talentin tim, qarkun tim, dhe shtetin tim. Jam krenar që jam shqiptar.”
Për drejtuesin e Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, pjesëmarrësit në këtë panair kanë pasur një interes të madh për rajonin e juglindjes. Të tria ditët kanë qenë intensive dhe me takime frytdhënëse, të cilat tashmë kanë sjellë një tjetër punë që duhet ndjekur në ditët e muajt në vijim për të finalizuar një prurje të turistëve në rajon.

“Ishin tri ditë intensive dhe entuziaste, të mbushura me aktivitet pa ndërprerje. Interesi që pati për stendën e rajonit të Korçës dhe për aktivitetet që zhvilluam gjatë këtyre ditëve ishte i jashtëzakonshëm. Tur-operatorë nga pothuajse gjithë bota u interesuan për produktin turistik të rajonit të Korçës. Takimet ishin shumë frytdhënëse. Kjo është një punë që duhet ndjekur çdo ditë dhe në muajt në vijim, në mënyrë që të finalizohet me një prurje më të madhe turistike në rajonin tonë. Një punë e tillë kërkon angazhim dhe dua të falënderoj veçanërisht bashkitë dhe bizneset turistike të rajonit të Korçës, të cilat kanë qenë të përkushtuara për të promovuar produktet e tyre dhe për të prezantuar sa më mirë potencialin turistik të rajonit.”

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Philoxenia” është eventi më i madh i këtij lloji që u zhvillua për herë të 39-të në Selanik të Greqisë. Ky event ka për qëllim prezantimin e vendeve të ndryshme të botës për të rritur numrin e vizitorëve në çdo shtet, e për t’i njohur ata me zonat më të bukura. Shqipëria u përfaqësua këtë edicion për herë të dytë, me rajonin e Korçës ku të gjitha bashkitë e saj promovuan atraksionet më të bukura turistike, përfshirë këtu trashëgiminë kulturore e historike, hotelet e bujtinat, fshatrat turistike e destinacionet e qarkut që çdo vit e më shumë po tërheqin vëmendjen e vizitorëve./ CNA TV


Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...