Të huajt “zbarkojnë” në Korçë/ “Qytet i vogël, por me arkitekturë të bukur”
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa ndalen edhe në fshatrat e thella të qarkut të Korçës. Strelca është një nga fshatrat e Maliqit që ofron një pamje të mrekullueshme të natyrës, me shkëmbinj të mëdhenj që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugës, që i japin një tjetër pamje këtij fshati.
Strelca ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Maliqit, por terreni malor e bën paksa të vështirë ngjitjen në këtë fshat. Duket se kjo vështirësi nuk i ka ndaluar turistët amerikanë të shkojnë pranë këtij fshati piktoresk.
Turistët të shoqëruar nga një shqiptar, kanë shijuar prej 5 ditësh bukuritë e Shqipërisë, duke e nisur nga Shkodra e duke përfunduar në juglindje. Ndalesa e radhës për ta do të jetë qyteti i Beratit.
Për amerikanët, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që ofron mikpritjen dhe gatimet tradicionale aq të veçanta e të shijshme.
Këto kanë qenë arsyet që dy çiftet vendosën që për herë të parë të vinin në Shqipëri. Ata tregojnë pikënisjen e udhëtimit të tyre 10-ditor, duke ngelur të mahnitur nga ajo që kanë gjetur në Shqipëri.
"Është hera jonë e parë që udhëtojmë të katërt, jemi nga Amerika, New Hampshire. Për ne është hera e parë në Shqipëri, kemi rreth 5 ditë këtu dhe kemi një shok të mrekullueshëm shqiptar, Tonin, i cili po na tregon vende të bukura dhe po na ndihmon që të shohim turizmin në këtë vend. Kemi vizituar dje liqenin e Prespës, udhëtuam me varkë dhe hëngrëm peshk për drekë me familjet atje. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm."
Sapo mbërritën në Strelcë, aty vunë re pemët e arrës që janë me shumicë në këtë fshat, ndërsa tregojnë se nuk patën mundësi të shijonin më gjatë edhe Korçën e bukur.
"Sapo mbërritëm këtu (në Strelcë) dhe shohim që ka shumë pemë arre që ne i kemi shumë qejf. Toni na tregoi që ka qenë disa herë këtu dhe na e sugjeroi për ta vizituar për shkak se është një vend i këndshëm. Në Korçë thjesht kaluam sepse kemi vende të tjera që kemi vendosur të shkojmë, fatkeqësisht nuk patëm kohë të ndalonim në qendër të qytetit që ta shihnim. Sot do të nisemi për Berat, kemi vendosur të shëtisim në Shqipëri për 10 ditë, pra jemi në gjysmë të udhëtimit."
Udhëtimi i tyre ka nisur prej Shkodrës ku vizituan disa nga destinacionet më të veçanta atje, e duke bërë not në mes të muajit tetor në Lumin e Shalës pasi moti atë ditë ishte mjaft favorizues. Pas Shkodrës, ndalesa e radhës ishte në Prespë ku provuan peshkun si gatimin tradicional të zonës.

"Ne jemi nga New Hampshire i SHBA, po udhëtojmë katër persona dhe donim të bënim pushime që lidhen me ekoturizmin. Kemi Tonin si guidë shumë të mirë dhe po shkojmë në shumë vende të bukura. Shqipëria qenka vend me shumë male.
Ne shkuam në liqenin e Shkodrës, afër kufirit me Malin e Zi, më pas në Koman, Lumin e Shalës ku edhe notuam, edhe pse është mes tetori, por ishte shumë bukur dhe ne u treguam guximtarë sepse dhe koha ishte shumë e mirë e na ndihmoi. Më pas shkuam në Mrizi i Zanave, hëngrëm një ushqim shumë të mirë atje, e më pas mbërritëm në Prespë ku bëmë një xhiro në liqenin e Prespës. Provuam po ashtu ushqimin tradicional dhe verën e atij vendi, shumë udhëtim i bukur.
Për Shqipërinë, turistët amerikanë ndihen mjaft të kënaqur që vendosën ta vizitonin duke thënë se ka vende interesante me natyrë fantastike dhe mikpritjen e banorëve.
Së pari, po mendonim të shkonim në Greqi, më pas filluam të mësonim më shumë për Shqipërinë dhe kuptuam që është vend shumë i bukur për t'u vizituar, për shkak të mikpritjes dhe të vendeve interesante dhe me natyrën fantastike. Jemi shumë të kënaqur që vendosëm të vinim në Shqipëri."
Shqipëria dhe më konkretisht qytetet e juglindjes ofrojnë një sërë atraksionesh turistike që çdo vit e më shumë po afrojnë vizitorë nga vendet e largëta të botës. Ata zgjedhin ta vizitojnë vendin për të parë nga afër bukuritë natyrore, për të takuar popullin shqiptar e për të provuar gatimet tradicionale të çdo zone./ CNA
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...