Vaji i ullirit “MUSAI”, në Panairin e Berlinit
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e shtëpisë më të re të shijes shumë pranë Portit të Shëngjinit, “Trattoria Meloni”.
Vetë nga emri mund të kuptoni se përtej një restoranti, mund të shihni një ekspozitë me plotë portrete të Kryeministres së Italisë Giorgia Meloni.
Më herët sipërmarrësi e ka përshkruar si një shtëpi mirënjohje për të gjithë kontributin që ka dhënë kryeministrja Giorgia Meloni për Shqipërinë, duke e quajtur atë gruan që ndryshoi politikën.

DW i ka kushtuar një reportazh, të cilin CNA po e pasqyron në artikull ku tregon famën përtej Shqipërisë të këtij restoranti dhe idenë gjeniale të biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca.
Është ende mesditë në Shëngjin dhe "Trattoria Meloni" është krejtësisht e prenotuar.
Edhe pse ka rreth një muaj që është hapur restoranti i peshkut është ndër më të famshmit në Shqipëri dhe jo vetëm për cilësinë e gatimit, por edhe se aty janë varur 70 pikturat me portretin e Kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Por çfarë e lidh restorantin shqiptar me drejtuesen e qeverisë italiane? Pronari Gjergj Luca është një fans i madh i Giorgia Meloni-t.

“Kjo grua e vogël me një shpirt të madh sa një mal, kjo lufton për të vërtetën dhe nuk ka turp të thotë të vërtetën.Dhe e vërteta është se sot në Europë familja po i zgjerohet”, tha Luca.
Lajmet rreth restorantit u përhapën shpejt në Itali. Këta turistë nga Venecia kanë ardhur për ta parë nga afër.
“Ky vend është unik për sa i përket arredimit të brendshëm. Është shumë karakteristik dhe mbase i vetmi në llojin e tij”, u shpreh turistja.
70 portretet në "Trattoria Meloni" janë pikturuar nga piktori i mirënjohur Helidon Haliti. Atij iu deshën rreth tre muaj punë për realizimin e të gjithë punës.
A bën pjesë Meloni te politikanet e tij të preferuara?
“Fare, fare nuk e kam të preferuar, as si grua të jem i sinqertë”, tha ndër të tjera piktori.
Por më shumë se portretet vendndodhja e restorantit është ajo që ka ngritur pyetje. "Trattoria Meloni" ndodhet pothuajse ngjitur me portin e Shëngjinit dhe jo larg kampit të Gjadrit.Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë u shoqërua me skepticizëm që nga çasti i nënshkrimit.

Skepticizmi shoqëroi edhe hapjen e restorantit duke lidhur miqësinë e sipërmarrësit Luca me kryeministrin Rama.
Luca i mohon këto pretendime dhe rikujton ndihmën që italianët u dhanë shqiptarëve gjatë eksodit të viteve '90.
“Jam dëshmitar i eksodit të dytë dhe këtu ka qenë plot me anije. Sot janë disa anije se tjerat janë në det kur kemi shpëtuar me mijëra jetë fëmijësh dhe pleqsh dhe i kemi nisur drejt Italisë.
Ai vend për herë të dytë na hapi dyert, na hapi shpirtin dhe nuk është problemi që ne ikëm nga një burg atje dhe ata njerëz ne na pritën, na akomoduan, na mbushën barkun, por ata njerëz morën përsipër të na integronin”, ka treguar biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca.
Në javët e ardhshme pritet që Italia të sjellë në Shqipëri emigrantët e parë. Në qendrat e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër do të përpunohen procedurat për rreth 36 mijë emigrantë në vit./ CNA
Marrë nga DW
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...