19 shtete, në garë/ Saranda mikpret dy kampionate botërore nënujore
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, me një kulturë mbi 200-vjeçare, prej vitesh nuk e njohu dorën e investimeve, por duket se tashmë nëpërmjet një projekti shumë të rëndësishëm, do të bëhet rivitalizimi i kësaj zone. Në këtë lagje kanë jetuar korifenjtë e letërsisë, Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli, ndërsa rrugët me kalldrëm dhe burimet e ujit janë ato që e bëjnë të veçantë këtë zonë, duke e kthyer në lagje simbol të qytetit.
Në projektin që do të nisë investimet në nëntor, ndërhyrja do të jetë në dy zona, në lagjen Toplec dhe në rrugën “Naim Frashëri”. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Ziko, ky investim arrin në vlerën e 6.5 milionë dollarëve, financuar nga qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa momentalisht projekti është në fazën e prokurimit.
“Është një ndër projektet më të rëndësishme që do të zhvillohet në Pogradec. Projekti përfshin rehabilitimin total të dy lagjeve, që kanë statusin e qendrës historike, të cilat janë rruga “Naim Frashëri” dhe lagjja Toplec. Investimi kap vlerën e 6.5 milionë dollarëve, financuar nga qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Projekti është në fazën e prokurimit dhe pas kësaj procedure pritet të fillojë ndërhyrja në qendrën historike të Pogradecit.”
Nënkryetari i Bashkisë Pogradec jep detaje sa i përket këtij investimi, duke treguar se projekti parashikon rehabilitim të fasadave, infrastrukturës tokësore dhe sipërfaqësore të rrugëve. Nga ana tjetër do të ketë ndërhyrje në fasadat e 100 banesave, ku në lagjen Toplec disa prej tyre janë monumente kulture të kategorisë së parë.
“Projekti parashikon rehabilitim të fasadave, infrastrukturën nëntokësore dhe atë sipërfaqësore të rrugëve, të cilat do të shtrohen me kalldrëm. Do të transformohen fasadat e rreth 100 shtëpive, do ndërhyhet për restaurimin e çative, vetratave, dritareve. Do restaurohen banesat e lagjes Toplec, ku disa prej tyre janë monumente kulture të kategorisë së parë. Këtu ndodhen shtëpia e Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, si dhe ndërtesa e shkollës së dytë shqipe.Projekti pritet të nisë në nëntor dhe do të përfundojë brenda 14 muajve.”
Nëpërmjet këtij investimi madhor, qëllimi dhe synimi është që kjo zonë historike e Pogradecit të kthehet në një pol të rëndësishëm turistik. Transformimi i lagjes muze do të mundësojë edhe kthimin e ndërtesave në bujtina, bare e biznese që do të jenë në funksion të turizmit. Paskalino Ziko ka theksuar se do të kujdesen për ruajtjen e identitetit të ansamblit urbanistik, pasi gjatë këtyre viteve ka pasur ndërhyrje në objekte nga banorët që kanë prekur arkitekturën e zonës.
“Projekti synon ta kthejë zonën historike të Pogradecit në një pol të rëndësishëm turistik, që do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit. Ky transformim do të synojë kthimin e ndërtesave të restauruara në bujtina, bare, biznese, në funksion të turizmit. Gjatë këtyre 30 viteve edhe në qendrën historike si kudo ka pasur ndërhyrje në objekte nga banorët, të cilat kanë prekur arkitekturën e qendrës historike. Për këto struktura të ndërtuara në kundërshtim me rregulloren e qendrës historike projekti parashikon edhe prishjen e tyre, ose integrimin në përshtatje me arkitekturën e zonës.Restaurimi i objekteve të qendrës historike do të synojë ruajtjen e identitetit të ansamblit urbanistik.”
Projekti i financuar nga qeveria në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit pritet të nisë në nëntor të këtij viti e të përfundojë për një periudhë 14-mujore. Ky është një nga projektet më të rëndësishme për Pogradecin, pasi do t’u kthejë lagjeve muze shkëlqimin që ato kanë pasur dikur./ CNA
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...