Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Philoxenia”. Në edicionin e 39-të të këtij panairi, bashkitë e qarkut Korçë prezantojnë paketën e tyre turistike. Për tre ditë me radhë, City News Albania do të jetë pranë këtij panairi për të sjellë zhvillimet më të fundit të tij.
Korça rikthehet në këtë panair për herë të dytë, organizim ky i iniciuar nga Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me bashkitë e juglindjes. "Philoxenia" është eventi më i rëndësishëm që zhvillohet në Selanik, ndërsa bën bashkë shtetet e Europës, ku në qendër të këtij edicioni është kultura.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, ka treguar detaje lidhur me këtë panair dhe çfarë ai përfaqëson duke treguar se pjesa juglindore e Shqipërisë paraqitet me elementët që e karakterizojnë atë, siç është kultura, natyra, gastronomia por mbi të gjitha mikpritja që i karakterizon shqiptarët.
"Për të dytin vit radhazi, Qarku Korçë prezanton produktin turistik të rajonit tonë në Philoxenia. Philoxenia është Panairi Ndërkombëtar i Turizmit që zhvillohet në Selanik, më i madhi në Ballkan. Këtë vit është edicioni i 39-të, ku në qendër është kultura. Ne paraqitemi në këtë panair me ato elemente që na karakterizojnë, kulturën, natyrën, gastronominë, eventet, por mbi të gjitha mikpritjen që na karakterizon në të gjitha pjesët e tjera të Shqipërisë. Prandaj edhe këtë vit slogani është ‘Mirësevini në rajonin e Korçës".

Ndër të tjera, Nexhipi tregon se pjesëmarrja në këtë panair ka shumë rëndësi për programin e këtij institucioni, në mbështetje të zhvillimit ekonomik e në mënyrë të vëçantë në turizëm. Kreu i Këshillit të Qarkut thotë se këtë vit janë fokusuar në të gjashta bashkitë e qarkut e veçanërisht në bizneset, duke iu krijjar akses të shtuar për të vendosur marrëdhënie direkte me industrinë e turizmit për shkak se edhe fluksi i turistëve është shtuar vitet e fundit. Puna me tregun e jashtëm për Nexhipin është mjaft e rëndësishme ndërsa është përqafuar nga bizneset.
"Për ne është shumë e rëndësishme sepse edhe në programin tonë kemi vënë në qendër zhvillimin ekonomik. Vitet e fundit, turizmi është sektori që ka pësuar rritjen më të shpejtë. Kemi një program të plotë si Këshill Qarku, në bashkëpunim me bashkitë për të promovuar dhe mbështetur turizmin. Turizmi është një punë e përbashkët dhe nuk mund të zhvillohet veç nga njëra pjesë duke e lënë pjesën tjetër jashtë. Këtë vit, jemi fokusuar tek të gjashtë bashkitë e qarkut, veçanërisht tek bizneset. Ju kemi krijuar akses të shtuar, që ata të përdorin këtë hapësirë për të vendosur marrëdhënie direkte me industrinë e turizmit, duke krijuar mundësi për kontrata që fluksi i turizmit në Qarkun e Korçës të jetë i shtuar. E vërteta është që jemi kampionë për tregun e brendshëm turistik, por duhet të punojmë më shumë për tregun e jashtëm, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë. Fatmirësisht, këtë vit biznesi e ka kuptuar dhe na është bashkuar fuqishëm në këtë nismë."
Qarku i Korçës ka resurse të panumërta, një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme me kisha e xhami të vjetra, me muzeume që janë jo vetëm pasuri kombëtare por edhe një pasuri e botës. Nëpërmjet këtij prezantimi të këtyre resurseve, Nexhipi thekson se rriten shanset që turistët të qëndrojnë më gjatë në rajonin tonë.
"Turizmi është sinergji, nuk është punë individuale. Duke u paraqitur si ofertë e përbashkët turistike, ne arrijmë të materializojmë sloganin tonë kombëtar ‘Albania All Senses’, ne e materializojmë. Fatmirësisht, resurset e qarkut të Korçës janë të shumta. Nga uji, ne kemi më shumë se pjesët e tjera të Shqipërisë. Jemi pjesë e lumit Vjosa, i vetmi lumë i egër në Evropë; kemi trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme, ndërtesa, kisha dhe xhamia të vjetra në rajonin tonë; kemi muze të shumtë dhe vlera ndërkombëtare, si Muzeu i Artit Mesjetar që është pasuri e botës, jo vetëm e jona. Pra, potencialisht, nëse prezantohemi në treg me të gjitha këto resurse, ne rrisim shanset që turistët të kenë një përvojë të pasur dhe të qëndrojnë më gjatë në rajonin tonë.”
Në Panairin "Philoxenia" pjesëmarrës janë shtete si Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Kosova, Tailanda, Filipinet e më gjerë. Vilson Imamaj, shqiptari i cili prej 16 vitesh jeton e punon në Bursa të Turqisë, u afrua pranë stendave menjëherë sapo pa fotot e Korçës dhe rretheve të tjera. Imamaj e konsideron këtë panair si ndër më të rëndësishmit në sektorin e turizmit në nivel europian, ndërsa ajo që e tërhoqi sot është prania dhe promovimi i qyteteve të bukura të Shqipërisë.
"Ky panair është ndër më të rëndësishmit në sektorin e turizmit, sidomos në nivel europian, dhe Greqia është një nga destinacionet më të bukura që vizitohet nga turistët në mbarë botën. Ajo që më tërhoqi sot në këtë panair është prania dhe promovimi i qyteteve të bukura të Shqipërisë. Si shqiptar, ndjej krenari dhe lidhje të forta me vendin tim, pavarësisht se jetoj jashtë tij. Si profesionist në turizëm, jam duke ndjekur zhvillimin e turizmit në Shqipëri, veçanërisht në qytete si Korça, Gjirokastra, Përmeti, Vlora, të cilat po ecin me hapa të shpejtë në këtë fushë."
Imamaj thekson se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu kthyer në një destinacion të preferuar në Europë. Ndër të tjera, ai veçon natyrën e mrekullueshme, faunën e kulturën e pasur të ndërthurrur me mikpritjen e popullit shqiptar. Për Vilsonin Shqipëria meriton vëmendjen dhe admirimin e të gjithë botës.
"Jam i bindur që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një nga destinacionet më të preferuara, jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Kombinojmë natyrën e mrekullueshme, faunën unike dhe kulturën e pasur me mikpritjen e jashtëzakonshme të njerëzve tanë. Shqipëria është një vend që e meriton vëmendjen dhe admirimin e të gjithë botës. Ju falënderoj për mundësinë e kësaj interviste dhe shpresoj që bashkërisht të punojmë për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik të klasit botëror."
Më shumë se 50 shtete janë pjesëmarrëse në edicionin e 39-të të panairit "Philoxenia". Përgjatë tre diteve të zhvillimit të këtij panairi, qarku i Korçës do të synojë që përmes prezantimit të paketave turistike, të tërheqë sa më shumë vizitorë të huaj./ CNA
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...