web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë të shumtë "dynden" drejt fshatit turistik

30 Nëntor 2024, 15:15, Qyteti im CNA

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë

Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Kjo ka bërë që fshati turistik i Dardhës të presë me borë turistët vendas, të cilët kanë vendosur të kalojnë fundjavën në juglindje.

Atmosfera është fantastike në Dardhë, ndonëse me temperatura të ulëta, vizitorët po e shijojnë borën. Për adhuruesit e aventurës, Dardha ofron mundësi për të bërë ski duke u kthyer në një nga atraksionet më të veçanta për turizmin malor. Ata që gëzohen më tepër në këtë ditë janë fëmijët e vegjël të cilët mezi e presin dimrin për të luajtur me topa bore e për të shijuar pamjen e mrekullueshme me bardhësinë e saj.

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë

Turistët që planifikuan fundjavën në Korçë duket se kanë qenë me fat, pasi reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore, duke bërë që Dardha të ketë një shtim të numrit të vizitorëve që prej paradites së sotme. Disa zonja nga Tirana kanë vizituar sot fshatin turistik, duke u shprehur mjaft të kënaqura për atmosferën që po gjejnë këtu.

Njëra nga zonjat është me origjinë nga Korça, por që jeton në Tiranë prej vitesh, e konsideron fshatin turistik të Dardhës si një mrekulli dhe një perlë që e ka bekuar Zoti. Të gjithë si familje po përjetojnë një emocion të veçantë, aq sa nuk duan të largohen nga fshati.

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë

"Ne kemi ardhur nga Tirana për pushime për dy ditë në Dardhë. Vendlindja ime është Korça. Është një mrekulli, një magji, përveç se unë jam korçare, por është një mrekulli, një perlë që e ka falur Zoti. Këtë natyrë, dëborën, më tepër për dëborën. Kam ardhur me fëmijët, nipërit, mbesat dhe na fal një emocion që është i papërshkruar, nuk na iket që këtu. Sinqerisht nuk na iket. Po patjetër, janë shumë të dashur, shumë bujarë, të afrojnë me sinqeritet, me dashuri. Skam fjalë, ndihesh si në familjen tënde. Ishim shumë me fat, ne erdhëm për dëborën që parmbrëmë, por bora ka filluar të bjerë natën rreth orës 2-3. Menduam të rrinim dhe sot po kushtet e punës nuk na lejuan, mendojmë të rikthehemi përsëri", u shpreh ajo.

Dy turiste të tjera nga kryeqyteti kanë mbërritur këtë të shtunë në Korçë, duke u ndalur në Dardhë për të parë borën. Nëpërmjet guidës turistike, ato janë bërë bashkë si shoqëri për të kaluar fundjavën. Si hera e parë që vizitojnë Dardhën, turistet kanë mbetur të mahnitura, duke shpresuar se do të kënaqen edhe me gatimet tradicionale të zonës, si lakrori dhe kërnackat e Korçës.

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë

"Dardha më pëlqen, s'kisha ardhur asnjëherë, hera e parë që po vij dhe qenka shumë e bukur. Nuk jemi mësuar me këtë të ftohtë, por nuk qenka i egër, por i ëmbël. Kemi ardhur me shoqet me guidë, do qëndrojmë sonte dhe do ikim nesër. Gatimet tradicionale do i provojmë patjetër, kemi dëgjuar për lakrorin dhe për kërnackat", tha njëra prej tyre.

"Dardha, një perlë që e ka falur Zoti"/ Turistë

"Kemi ardhur me guidë me shoqet. Është hera e parë që vij dhe qenka shumë bukur. Po e shohim, po e shijojmë. Pak nga pak po ambientohemi dhe me temperaturat e ulëta. Tani do futemi dhe brenda tek lokali. Do hamë një drekë, do vizitojmë dhe Korçën, do dalim në darkë për të parë qytetin. Nesër jemi për në Voskopojë, atje kemi qenë dhe do shkojmë sërish nesër", deklaroi tjetra.

Dardha mbetet një destinacion ideal për pushime dimërore, duke kombinuar qetësinë e natyrës, borën, mikpritjen dhe gjallërinë e aktiviteteve sportive. Ky fshat i mrekullueshëm jo vetëm që mbush me energji vizitorët, por u jep mundësinë atyre të shijojnë traditën e bukurinë korçare./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.al)





Lajmet e fundit nga