Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ikonografike pranë Muzeut të Artit Mesjetar, një ekspozitë e mrekullueshme që nxjerr në pah trashëgiminë e madhe arkeologjike që ka zona e juglindjes. Ekspozita u finalizua pas një procesi të gjatë mbi identifikimin, studimin, konsolidimin dhe restaurimin e ikonave me origjinë nga fshati Lubonjë. Në kuadër të festave kombëtare u mendua dhe u zhvillua me sukses ekspozita e quajtur "Ikonografia e Kishës 'Fjetja e Shën Mërisë' Lubonjë", duke shfaqur për artdashësit 13 ikona, pjesë e shumë të tjerave të grumbulluara e gjetura prej vitesh që ruheshin në ambientet e muzeut.
Drejtoresha e këtij muzeu, Fjoralba Prifti, ka treguar se gjatë këtij procesi të gjatë janë evidentuar më tepër se 64 ikona me origjinë nga fshati Lubonjë të cilat u restauruan dhe u prezantuan për herë të parë në Korçë, duke nxjerrë në pah vlerat artistike e shpirtërore që përfaqësojnë këto vepra.

"Në kuadër të projektit mbi fshatin e Lubonjës, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar evidentoi mbi 64 ikona të cilat kanë origjinë nga fshati Lubonjë dhe nga Kisha "Fjetja e Shën Mërisë". Pasi u evidentuan, u studiuan, u konsoliduan, u restauruan, ne sot finalizojmë ekspozitën me 13 ikona të përzgjedhura prej tyre, për shkak të kronologjisë, vlerave artistike dhe shpirtërore të cilat ato përfaqësojnë si dhe trashëgiminë kulturore në vetvete që janë veprat më dinjitoze. Ikonat prezantohen për herë të parë, për një periudhë 1 vjeçare stafi jonë i laboratorit të restaurimit, i studioi dhe i nxori në dritë.", u shpreh Fjoralba Prifti.
Kjo ekspozitë erdhi si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave dhe degës së Gjeologjisë e Minierave pranë Universitetit Politeknik, me financim të Ministrisë së Arsimit, me qëllimin e vetëm për të prezantuar vlerat e mëdha të fshatit Lubonjë. Sipas arkeologut dhe profesorit Neritan Ceka, këto ikona janë grumbulluar në vitin 1967 por kanë qenë të panjohura dhe tani janë ekspozuar për publikun pas restaurimit të tyre.

"Kjo është pjesë e një programi që lidhet me punën e bërë nga Akademia e Shkencave dhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave nga Universiteti Politeknik, me financimin e ministrisë së arsimit, për trashëgiminë kulturore të fshatit Lubonjë, ku epiqendra është kisha "Fjetja e Shën Mërisë", një kishë që sipas traditës së shekullit XI me afreske të shekullit XII, ndër më të bukurat e Shqipërisë. Pjesë e kësaj trashëgimie ishte dhe një numër i madh ikonash të cilat ishin grumbulluar në vitin 1967, ruheshin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë dhe u bë i mundur identifikimi i tyre, restaurimi i tyre dhe ekspozimi i një pjese të vogël e kësaj trashëgimie. Këto prezantohen për herë të parë, duke patur edhe disa ikona me vlerë të veçantë të familjes së piktorit Zografi, por edhe se nuk kanë qenë të njohura.", deklaroi Neritan Ceka.
Për profesorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Edmond Hoxha, ky projekt për të ka një lidhje më të gjerë shpirtërore për arsyen e vetme se ai vetë e ka origjinën nga fshati Lubonjë. Duke dashur t’i japë mbështetje këtij fshati, Hoxha u bë pjesë e projektit me qëllim evidentimin e zonave me potencial arkeologjik, ku gjatë projektit ka patur sukses të lartë për shkak se janë zbuluar 11 zona me këtë potencial. Sipas profesorit, gjetjet arkeologjike të deritanishme i përkasin shekullit të 13-të para krishtit dhe të 7-të pas krishtit, çka tregon se në gërmimet që do të kryhen në vazhdim, mund të ketë gjetje akoma më interesante se gjetjet në sipërfaqe të terrenit.

"Ky projekt i dedikohet trashëgimisë kulturore të fshatit Lubonjë. Arsyeja pse i dedikohet këtij fshati është pak arsye personale sepse unë jam vetë nga Lubonja dhe doja ti jepja mbështetje fshatit në këtë situatë të vështirë që po kalon. Qëllimi i projektit ishte evidentimi i zonave me potencial arkeologjik në Lubonjë, deri tani nuk ka patur asnjë studim të mirëfilltë shkencor përjashtuar disa botime të veçanta, por nga ana arkeologjike nuk kishte asnjë evidentim të tyre. Si rezultat ne evidentuam 11 zona me potencial arkeologjik, duke filluar nga monumenti i kulturës kategoria e parë që është kisha "Fjetja e Shën Mërisë", më pas kalaja, mëhalla e sipërme, vendbanimi aktual Lubonjë e deri te zona industriale e minierës së Rehovës. Projekti ka gjetur rreth 300 gjetje arkeologjike në të gjitha zonat që është rezultat shumë i mirë. Ne sapo e kemi prekur Lubonjën dhe këto gjetje janë duke ecur mbi terrenin e saj, sepse nuk kanë filluar gërmimet por rezultatet janë shumë premtuese. Të dhënat arkeologjike datojnë që nga shekulli XIII para krishtit e deri tek shekulli VII pas krishtit.", theksoi Edmond Hoxha.

Artdashësit e të apasionuarit pas arkeologjisë e historisë patën mundësinë të shohin nga afër ikonat e përzgjedhura në këtë ekspozitë, të cilat tregojnë shumë mbi vlerat e fshatit Lubonjë e më në veçanti të kishës "Fjetja e Shën Mërisë". Projekti i realizuar pati një sukses të madh në evidentimin e vlerave arkeologjike të kësaj zone, ndërsa në vijim do të bëhen gërmime për të zbuluar edhe më shumë objekte./ CNA TV
View this post on Instagram
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...