E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galerisë së Arteve Digjitale në Korçë, si një shfaqje që nxjerr në pah histori të grave. Histori të atyre që nuk jetojnë më, të atyre që kanë lënë gjurmë e të atyre që janë pasardhëse të këtyre pëshpërimave.
25 nëntori është dita simbol që përkon me 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, e pjesë e kësaj shfaqje kanë qenë pikërisht aktore femra të Korçës, Tiranës, Durrësit, Kosovës e Serbisë. Ato u bënë bashkë për të sjellë histori të ndryshme të grave, duke përçuar te publiku dhimbje, lot, çlirim e gëzim, një mori ndjenjash që përjeton një grua në situata të ndryshme të jetës së saj.
"Pëshpërima" u soll me regji të Driada Dervishit, e cila përzgjodhi aktoret më të mira që do t'i jepnin një tjetër eksperiencë publikut, duke përfshirë mesazhe sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me thirrjen "ndal dhunës".
Regjisorja Dervishi tregon se çfarë sjell "Pëshpërima" e pse pikërisht u zgjodh Korça për t'u shfaqur.
"Jam shumë e lumtur që në fakt historitë e grave vijnë me një titull shumë domethënës, i cili është 'Pëshpërima'. Vijnë pëshpërima të grave, histori të vërteta që nuk janë më, kanë lënë një gjurmë, e të tjera që janë pasardhëse të këtyre pëshpërimave duke u bërë bashkë me idenë për të dhënë një zë më të fortë. Është pikërisht në 25 nëntor, një ditë simbol që përkon me 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. Jo pa arsye jemi në Korçë, përveç gjithë traditës së madhe të artit dhe kulturës që Korça ka treguar gjithmonë."
Në këtë ditë të shënuar e shumë domethënëse, duke parë edhe rastet e shtuara të ngacmimeve seksuale, për Driadën u mor kjo iniciativë duke bashkëpunuar me aktore nga Kosova e Serbia, për të minimizuar këtë fenomen kaq delikat e për të bërë shikuesit të reflektojnë mbi këtë fenomen.
"Për fat të keq duhet të themi që sipas raportimeve, vitet e fundit ka një rritje shumë të madhe të ngacmimeve seksuale dhe do të duket e pabesueshme kur gjen ambiente kaq të bukura si GAD, e dëgjojmë evente të tilla e ngjarje që s'na bëjnë të ndihemi aspak mirë. Nga ana tjetër, iniciativa lind pikërisht për këtë, për të minimizuar këtë fenomen kaq delikat, sa i përket bashkëpunimit të aktorëve nga Shqipëria, Serbia për herë të parë dhe nga Kosova. Është një bashkëpunim që e çon më tej këtë temë, që është dhuna që dëgjohet shumë në Ballkan e nuk ka një lloj gjeografie. Problematika mbetet e njëjtë, ne nëpërmjet artit japim një formë ndërgjegjësimi, sensibilizimi dhe besojmë se arti, fjala dhe kjo eksperiencë do të sjellin një performancë që do t'i befasojë e do t'i bëjë të reflektojë."
Aktorja e mirënjohur Rudina Dembacaj, pjesë e kastit me një histori shumë të dhimbshme, tregon eksperiencën e saj në këtë shfaqje duke shpresuar se nëpërmjet artit, të zbutet jo vetëm gjuha e dhunës por edhe veprimet e tmerrshme kundrejt femrës.
"Duke qenë në kuadër të 16-të ditëve, mesazhi duhet të jetë i njëjtë, stop dhunës, stop vrasjeve të grave. Unë kam një monolog shumë të ndjerë me një grua që e ka vrarë burri dhe gjatë rrëfimit të saj nuk e vë veten fajtore që ai e ka rrahur dhe ka lidhje me digjitalizimin e kohës që njerëzit janë të përfshirë në rrjetet sociale. Zonja në fjalë e sheh burrin pas shumë kohësh në sy vetëm në momentin që ai e vret dhe gjatë kohës që po rrëzohet. Është një emocion shumë i madh dhe do doja që shfaqje të tilla të ishin në çdo cep të çdo qyteti. Uroj që nëpërmjet artit të zbusim sadopak këtë gjuhë dhune dhe jo vetëm gjuhë, por veprime të tmerrshme kundrejt grave."
Nuk kishte se si të mungonte në këtë shfaqje edhe aktorja korçare Zamira Kita, e cila shprehet e lumtur që u përzgjodh qyteti i Korçës për të realizuar këtë projekt, duke theksuar se Korça është qyteti i artit dhe trashëgimisë kulturore. Mesazhi i saj në përfundim të intervistës është "Mos e prek gruan/vajzën!".
"Sot është dita e parë e 16-ditëshit të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore e sigurisht ne jemi të gjitha për ta sjellë këtë mesazh jo vetëm te gratë e dhunuara, por edhe tek ato që nuk janë dhunuar dhe burrat, vëllezërit, bijtë tanë. Është shumë bukur që ky aktivitet vjen në Korçë, duhet thënë që Korça ka një traditë në art, kulturë e trashëgimi kulturore e më bukur se këtu nuk do të tingëllonte në qytet tjetër. Ne jemi bërë bashkë, disa aktore të Korçës, të Durrësit, të Tiranës, me regjinë e Driada Dervishit për të përcjellë disa tekste që kanë autore gra dhe vajza që kanë sjellë histori të tyre. Historitë janë të trishta, të dhimbshme, të frikshme edhe të bukura e nëpërmjet tyre do ta përcjellim këtë mesazh që përkon pikërisht me luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Mos e prek gruan, vajzën!"
Maja Mitic vjen për herë të parë në këtë bashkëpunim mes aktoreve të Shqipërisë, duke u shprehur mjaft e kënaqur që është në këtë qytet dhe në këtë ambient fantastik që ofron Galeria e Arteve Digjitale. Aktorja serbe tregon arsyet që u bë pjesë e këtij projekti, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që të dëgjohen mesazhet e tyre kundër dhunës ndaj femrës.
"Nesër do të qëndroj e ta shoh Korçën sepse këto 2-3 ditë kemi qenë duke punuar gjithë kohës në këtë ambient kaq të bukur, sa më duket sikur jam në Londër. Ç'mund të them për këtë organizim? Po, unë jam artiste dhe mund të më shohin, por jam gjithashtu femër, grua dhe është shumë e rëndësishme të flasim për këtë temë e për t'i thënë stop dhunës. Ka shumë lloje të dhunës, ekonomike, psikologjike etj. Arsyeja tjetër që jam në këtë projekt 'Psherëtima' është që po bëjmë diçka për rajonin tonë. Nuk është diçka që vjen vetëm nga BE apo nga shtete të njohura e të pasura. Në fakt vjen nga grupe aktoresh nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, dramaturgë që janë pjesë e këtij grupi të rëndësishëm që duhet të dëgjohen mbi mesazhin për të ndalur dhunën."
"Psherëtima" u shfaq në një ditë të shënuar, ku shumë gra e vajza kanë përjetuar momente tmerri nga palët e tjera, ku vuajtjet kanë qenë të mëdha, por forca e tyre ka triumfuar në fund. Publiku e ka përqafuar mes duartrokitjesh performancën e aktoreve pjesëmarrëse në këtë projekt, të cilat mes historive të përzgjedhura e me rolet e tyre, kanë dhënë mesazhe sensibilizuese e ndërgjegjësuese kundër dhunës së grave e vajzave./ CNA
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...