web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korça ndez dritat e festave/ Qyteti dhuron netë magjike, koncerte dhe aktivitete të ndryshme

7 Dhjetor 2024, 13:17, Qyteti im CNA

Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave të fundvitit, duke krijuar një atmosferë fantastike në qytetin juglindor.

Me një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve korçarë por edhe turistëve, një zëri ata kanë numëruar mbrapsh për të ndezur dekorin e mrekullueshëm që Bashkia e Korçës ka krijuar për t’i dhënë qytetit, bulevardeve kryesore, sheshit para Katedrales dhe zonës këmbësore, si edhe pazarit të qytetit, një pamje përrallore që do të japë ndjesi dhe emocione të bukura tek çdo banor dhe vizitor të qytetit.

Korça ndez dritat e festave/ Qyteti dhuron netë magjike, koncerte

Bashkia e Korçës këtë vit, është kujdesur që dekori festiv të jetë më i plotë dhe më i gjerë krahasuar me vitet e tjera, duke mbuluar edhe më shumë zona të qytetit, ndërsa rëndësi të veçantë ka edhe kalendari i muajit dhjetor. Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo deklaroi se Korça është kryeqyteti i festimeve të festave të fundvitit në Shqipëri, e si i tillë duhet të krijojë atmosferën më të bukur për ata që e zgjedhin si qytetin e festimeve.

"Siç është bërë traditë, në çdo fillim të muajit dhjetor, Korça ndez dritat e ndriçimit festiv të festave të fundvitit. Korça është një destinacion i rëndësishëm turistik, është kryeqyteti i festimeve të festave të fundvitit në Shqipëri, të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Patjetër që bashkia është kujdesur që të krijojë atmosferën më të bukur për këto festa. Pjesë e atmosferës është ndriçimi, ku këtë vit është më i plotë, i pasuruar me elementë të tjerë krahasuar me ndriçimin e viteve të tjera, ka mbuluar pjesë më të gjera të qytetit por aq i rëndësishëm sa ndriçimi është edhe kalendari i eventeve", tha Filo.

Korça ndez dritat e festave/ Qyteti dhuron netë magjike, koncerte

Kryebashkiaku tregoi aktivitetet dhe eventet e planifikuara në juglindje përgjatë gjithë muajit dhjetor dhe ditëve të para të janarit, me koncerte të shumta, të shtrira në zona të ndryshme të qytetit, por edhe pranë teatrit Andon Zako Çajupi.

"Fillon që sot, kemi një koncert tek skena e vendosur në monumenti i Luftëtarit Kombëtar, për të vazhduar me një kalendar të gjatë aktivitetesh gjatë gjithë muajit dhjetor dhe ditëve të para të janarit. Ka koncerte në zonën këmbësore, në sheshin e pazarit, do të kemi DJ, por edhe një kalendar aktivitetesh te teatri Andon Zako Çajupi i qytetit të Korçës. Koncert i Korit Lira, koncert të tenorëve dhe një kalendar shumë i ngjeshur i aktiviteteve.", theksoi ai.

Korça ndez dritat e festave/ Qyteti dhuron netë magjike, koncerte

Ndër të tjera, Filo theksoi se sipas informacioneve nga strukturat akomoduese në bashkinë dhe qytetin e Korçës, të gjitha kapacitetet janë të prenotuara nga turistët të cilët edhe këtë fundvit do të mbushin Korçën si kurrë më parë.

"Po patjetër, muaji dhjetor është muaji kur kulmon fluksi i vizitorëve në qytetin e Korçës. Nga informacioni që ne kemi, nga strukturat turistike, hotelet, bujtinat, rezervimet janë të mëdha, pothuaj të gjitha kapacitetet akomoduese të qytetit dhe bashkisë janë të prenotuara. Pra, do të kemi një numër shumë të madh të vizitorëve" , nënvizoi kryebashkiaku.

Korça ndez dritat e festave/ Qyteti dhuron netë magjike, koncerte

Si çdo fundvit, Korça ofron për vizitorët një paketë të gjerë turistike, duke përfshirë evente të veçanta që do ti sjellin qytetit një pamje ndryshe e do të krijojnë atmosferën më të bukur festive.

Ndezja e dritave pasditen e 6 dhjetorit ka mbledhur në sheshin para Katedrales dhe në zonën këmbësore qytetarë korçarë dhe vizitorë të cilët kanë shijuar atmosferën fantastike dhe dekorin e krijuar me aq kujdes nga bashkia për ta bërë qytetin e Korçës më të veçantin në Shqipëri./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.al)





Lajmet e fundit nga