web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e listës së kandidatëve të opozitës për Bashkinë e Tiranës/ Krasta reagon për CNA

1 Tetor 2025, 16:55, Aktualitet CNA

Pjesë e listës së kandidatëve të opozitës për

Ditë e sotme, CNA publikoi një listë me 11 emra që përfliten të jenë kandidatë nga opozita për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës.

Një ndër emrat e përfolur ishte dhe moderatori dhe gazetari Adi Krasta.

CNA kontaktoi me gazetarin Krasta dhe ky i fundit mohoi në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në politikë apo në një fushatë elektorale.

Gazetari u shpreh se ka zero shanse që të merret me politikë. Krasta deklaroi se nuk është në dijeni pse emri i tij gjendej në atë listë.

Në reagimin e tij për CNA, Krasta u shpreh se ishte totalisht i habitur nga futja e emrit të tij në këtë listë dhe deklaroi se do të vijojë punën dhe misionin e tij në gazetari dhe media, pa angazhime politike.

Tashmë me sa duket, emrat kryesorë për të qenë kandidat mbeten Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

Gjithashtu dhe Edlira Çepani, Adriana Kalaja mbeten emra potencialë./ CNA





Lajmet e fundit nga