web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë/ Prokuroria e Posaçme jep pretencën për 3 inspektorët

1 Tetor 2025, 11:32, Aktualitet CNA

Morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për 3 inspektorët e mjedisit Genci Hiçka, Ilir Nishani dhe Gersion Tafa, të cilët akuzohen për “Korrupsion pasiv” kryer në bashkëpunim.

Prokurori i Posaçëm, Behar Dibra, kërkoi që dënimi të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare, si dhe të aplikohet “heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për 3 vite.

Tre zyrtarët morën ryshfet nga klinika private një shumë prej 30 mijë lekësh që të mos i gjobisnin për trajtimin e mbetjeve spitalore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020.

Hiçka, Nishani dhe Tafa u dërguan për gjykim në vitin 2024.

Për këtë çështje janë proceduar edhe mjekët: Konstandin Balloma dhe Besim Boçi nën akuzën e korrupsionit aktiv./CNA

 





Lajmet e fundit nga